Nga Shkodra, Sali Berisha bëri thirrje që ta votojnë për kreun e PD-së duke thënë se do të punojë për Shqipërinë në mënyrë që të bëhen realitet ëndrrat e të rinjve dhe të mos ikin jashtë vendit.

“Dua të bëj gjithçka për interesin kombëtar. Lufta ime e re ka të bëjë me një përpjekje të madhe që ëndrrat e këtyre të rinjve të jenë projektet e Shqipërisë së nesërme dhe unë kam besim. Nuk kërkoj votë për asgjë që është bërë deri më sot. Votën e kërkoj për këto që thashë. Nuk u ndalua ndonjëherë procesi i integrimit, nuk po them se eci rrufeshëm, por në NATO u anëtarësuam, arritën në rekomandimin e statusit kandidat, ju siguroj që negociatat do ishin hapur. Pse? Për asgjë tjetër, sepse ne do zbatonim ato kërkesa që nuk kanë asgjë tjetër veç mirësinë e qytetarëve shqiptarëve”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha nga Shkodra: PD u shndërrua në freskore për qeverinë, PS po kontrollon drejtësinë për të goditur ‘Rithemelimin’! Kërkoj votën për një luftë të re