Sali Berisha nuk humb kohë për të vijuar fushatën për kreun e PD. Pas Lezhës shkoi në Shkodër për të takuar mbështetësit e tij, të cilët votuan “Rithemelimin” më 6 mars, në zgjedhjet e pjesshme vendore. Para demokratëve të Shkodrës tha se kërkon votën për tu bërë sërish kryetar i PD për të nisur një faqe tjetër për të mirën e shqiptarëve, kryesisht të rinjve që po përpiqen të largohen nga vendi.
Berisha riktheu vëmendjen tek drejtësia dhe kritikat e kryeministrit Rama ndaj SPAK që të hetojë ish kryeministrin të shpallur "non grata". Në takimin me demokratët në Shkodër, Sali Berisha tha se PS po kontrollon drejtësinë për të goditur Rithemelimin.
"Lëvizja jonë mori jetë në një nga momentet më kritike, më absurde, më antidemokratike të Shqipërisë. Kjo lëvizje në një kohë të shkurtër riktheu në Shqipëri opozitën e vërtet, riktheu PD e rithemeluar, si parti të idealeve dhe shpresave tuaja. Në këtë udhëtim Shkodra më 6 mars do të paraqitej siç është, diamanti i fitores së kësaj fitoreje epike.
Një qeveri e cila disponon mjete të paligjshme, një qeveri e cila në dhunim të normave demokratike ka vendosur të çimentojë pushtetin e saj. Një preudoopozitë, e cila është shndërruar në një freskore të qeverisë u angazhua me lojërat e saj. Një drejtësi e kontrolluar nga qeveria, në funksion të goditjes së opozitës së vërtet. Kësaj here në goditje kundër PD dhe opozitës së vërtet u mobilizua edhe mafia e Xhorxh Sorosit, mafia më e rrezikshme politike.
Në vitin 2013 Rama nuk votoi 3 ligje për të marrë statusin e vendit kandidatë. Në 2013 dhe 2022 dhe 2025 interesi i shqiptarëve është BE. 9 vite në pushtet nuk plotësoj asnjë nga kriteret për t’u bërë pjesë e BE.", tha Berisha.
Nga Shkodra, Sali Berisha bëri thirrje që ta votojnë për kreun e PD-së duke thënë se do të punojë për Shqipërinë në mënyrë që të bëhen realitet ëndrrat e të rinjve dhe të mos ikin jashtë vendit.
“Dua të bëj gjithçka për interesin kombëtar. Lufta ime e re ka të bëjë me një përpjekje të madhe që ëndrrat e këtyre të rinjve të jenë projektet e Shqipërisë së nesërme dhe unë kam besim. Nuk kërkoj votë për asgjë që është bërë deri më sot. Votën e kërkoj për këto që thashë. Nuk u ndalua ndonjëherë procesi i integrimit, nuk po them se eci rrufeshëm, por në NATO u anëtarësuam, arritën në rekomandimin e statusit kandidat, ju siguroj që negociatat do ishin hapur. Pse? Për asgjë tjetër, sepse ne do zbatonim ato kërkesa që nuk kanë asgjë tjetër veç mirësinë e qytetarëve shqiptarëve”, tha Berisha.
Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor të rrëzimit të rezolutës për dënimin e gjenocidit të Srebrenicës, pasi sipas tij e urdhëroi Vuçiç.
“Çfarë ndodhi me rezolutën. A mundet një komb, si ne, që ka përjetuar gjenocide, jo një disa. A mundet të votojë kundër për dënimin e gjenocidit? AI që voton kundër nuk është një njeri i qytetëruar. Habitëm botën! Një turp për ne dhe kjo sepse e urdhëroi Vuçiç. Ne mendojmë se pa njohur gjenocidin që ka kryer ndaj fqinjit, Serbia kurrë nuk mund të besohet. Edi Rama mendon ndryshe, mendon se Dodiku, si Vuçiç padroni i tij.", tha ai.
C'FARE INTERESI KOMBETAR KE TI MOR SALI HALEJA, MOR KRIMINEL I POSHTER,,,TI KUR ISHE KRYEMINISTER NDIHMOJE ME NAFTE MILLOSHEVICIN,,,PER TE VRARE BOSHNJAKET,,,DHE VRAVE 4 VETA NE BULEVARD SE PROTESTONIN KUNDER KORRUPSIONIT TEND DHE TE ILIR METES,,,VRAVE DHE 30 VETA NE GERDEC SE DOJE TE PASUROHESHE ME DJALIN TEND DHE FATMIR MEDIUN,,,,,KUJTON TI MOR PALACO SE POPULLI HARRON,,,,TI DUHESH VARUR MOR QEN I NDYRE NE SHESHIN SKENDERBEJ.....
Përgjigju