Berisha koalicion me LSI-në, Xhixho në ‘5 pyetjet’: Primaret dhanë mesazh të qartë, rikthejmë pushtetin tek vota e lirë! Basha përfaqëson interesat e klientëve afër vetes dhe qeverinë

Deputetja e LSI, Erisa Xhixho, foli në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' për koalicionin e ish-kryeministrit Sali Berisha me LSI-në për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. E pyetur nëse ky koalicion është i natyrshëm apo i konsultuar me bazën më parë, Xhixho tha se kur mbaruan zgjedhjet e 25 prillit, kanë pasur një shkëputje me lidershipin e PD.

“Misioni ynë është të vazhdojmë një opozitë të fortë dhe të vërtetë. Zgjedhjet e 6 marsit dhe reflektimet tona, mendoj se është një mundësi shumë e mirë për qytetarët për të rikonceptuar pushtetin lokal për të dhënë përfaqësinë e mungur nga 30 qershori i 2019.”-tha Xhixho.

Deputetja e LSI theksoi se Basha nuk është më ajo opozitë që shqiptarët do donin por është peng në shumë aspekte i performacës së tij.

“Vendosja e një koalicioni me Komisionin e Rithemelimit, primaret e PD, votimet, vlerat që LSI i ka mbrojtur në fillimet e saj. Duam të rikthejmë pushtetin tek vota e lirë. Ky është një ndër mesazhet që dhanë primaret brenda PD. Duhet të shkojmë te ligji për referendumet. Pushteti të burojë nga vota.”-deklaroi Erisa Xhixho.

Ndër të tjera ajo tha se subjekti ‘Shtëpia e lirisë’, koalicioni që do garojë më 6 mars në zgjedhjet e pjesshme lokale, është në vetë sloganin e LSI, ‘Ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë’.

“Nuk është pa shkas ky slogan. Shqipëria është një vend i huaj për shqiptarët. Shtëpia e lirisë do jetë për rivendosjen e votës së qytetarëve.”-tha Xhixho.

Xhixho tha se në këtë gjendje ku është sot Shqipëria, merr vlerë ky koalicion për të bërë një opozitë të fortë dhe për kauzat e qytetarëve ndërsa shtoi se Basha ka shitur betejat e tyre.

“Është bërë një betejë shumë e madhe për kauzat e qytetarëve. Të vijmë në një moment kur kryetari që ishte në krye të opozitës, ka shitur këto beteja. Ky është dëmi më i madh që mund t’i bësh besimit të qytetarëve që të kanë dhënë për t’i drejtuar. 6 marsi do jetë, dhe gjithë kjo situatë e opozitës me të gjithë problematikat, ka ngritur nervin opozitar të shqiptarëve për të unifikuar në një betejë shumë të fortë, përballë një regjimi që sot ka gjithçka.”-tha Xhixho.

Teksa Lulzim Basha e quan Berishën-Metën-Ramën trekëndëshin e Bermudës, Xhixho tha se kreu i PD është përfituesi më i madh që ka bërë koalicion me LSI-në më herët. Xhixho theksoi se Basha nuk përfaqëson zërin opozitar, por të klientëve afër tij dhe interesave të lidhura me qeverinë.

“Me koalicioni me LSI ai ka qenë përfituesi më i madh. Kam qenë protagoniste e zgjedhjeve lokale të 2011 kur luftuam që ai të ishte kryetar bashkie, lojaliteti që ka treguar LSI me djegien e mandateve.  Basha që sot duket qartë që nuk përfaqëson zërin opozitar, por të klientëve afër tij dhe interesave të tij të lidhura me qeverinë. Objektivi dhe detyra jonë, është që të rikthejmë besimin tek një opozitë e fortë dhe e vërtetë. S’ka asnjë ndryshim në qëndrime që ka pasur LSI, beteja të sinqerta, luftë për 4 vite ndaj keqqeverisjes.”-tha Xhixho.

Sali Berisha e ka bërë fakt koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim kur prezantoi sot 6 kandidatët e tij për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki në datën 6 mars. Berisha tha se këto kandidatë do të mbështeten padiskutim nga LSI por edhe nga forcat e tjera politike. Ishte vetë ish-Kryeministri që u shpreh se koalicioni do të quhet 'Shtëpia e Lirisë'.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë