TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur lajmin e kompanisë “Shell-Petromanas” për gjetjen e një burimi të ri nafte të cilësisë së lartë në pusin Shpirag 2. Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, berisha thotë se ku është një lajm shumë i mirë, që tregon sipas tij se “Shqipëria ka fushën naftëmbajtëse më të madhe në continent”.
Duke falënderuar gjithë drejtuesit, inxhinierët, tekniket dhe punetorët e kësaj kompanie, ish-kryeministri thotë se “Shqipëria mund të bëhet një ndër vendet kryesore në prodhimin e hidrokarbureve në Europë”.
“Të dashur miq, një lajm i madh i mirë vjen nga kompania “Shell-Petromanas”. Pas tre vitesh studimi të gjithanshëm dhe shpimi të sukseseshëm të pusit “Shpirag 2”, konfirmohet gjetja e një burimi të rëndësishëm të ri nafte të cilësisë së lartë (naftë e lehtë) me një kapacitet fillestar 1300 fuçi në 24 orë. Ky investim prej 60 milionë eurosh u bë në një zonë në të cilën një gjigand nafte kishte shpenzuar më parë, por pa sukses, rreth 100 milionë dollarë. Studimet me mjetet e teknologjisë më të lartë dhe veçanërisht teknologjia tejet e avancuar e shpimit të pusit bëri të mundur suksesin e rëndësishëm. Kompania parashikon një seri shpimesh të tjera me optimizëm real në zonën e Shpiragut dhe rreth saj.
Duke falenderuar me mirënjohje të thellë dhe uruar përzemërsisht drejtuesit, inxhinierët, teknikët dhe punëtorët e “Shell-Petromanas” për këtë sukses që gëzon të gjithë shqiptarët le të urojmë që burime të tjera nafte dhe gazi të gjenden dhe Shqipëria, që ende ka fushën naftëmbajtëse më të madhe në kontinent, të bëhet një ndër vendet kryesore në prodhimin e hidrokarbureve në Europë. Urime!!”, shkruan Berisha.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com