TIRANË - "Sigurisht që ka pasur shkurtime në vitin 2005, por ato janë bërë për të mbrojtur parimin qeveri e vogël. Por shumë prej atyre që ishin në punë në atë kohë nuk janë hequr, por mund t’i kenë larguar kjo qeveri”-tha Berisha.
“Nuk ka diskutim se çdo protestë e drejtë e cilido qytetari ka si ligj të pandryshueshëm mbështetjen e opozitës. Opozita do t’i mbështesë pasi po mbrojnë gjënë më elementare “kafshatën e fëmijëve”.-tha Berisha duke shtuar se “Në kohën e komunizmit kur i internonin i çonin në minierë për të siguruar bukën e gojës”
Berisha ka bërë një krahasim mes grevës së deputetëve të PS dhe grevës së të larguarve nga puna “Me dhjetëra deputetë të PS që u futën në grevë me moton hap kutitë që të zhbllokosh vizat, por hapja e kutive ishte e ndaluar me vendim gjykata ndërsa grevistë kanë fituar gjyqet.”-tha ai duke shtuar me ironi për grevën e ish-të përndjekurve “Harrojeni atë grevë me pica dhe byrekë, grevë e vërtetë është kjo.”
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com