Berisha lavdëron Salvinin, por në Itali Klevis Balliu do të rrezikonte 12 vjet burg

Berisha lavdëron Salvinin, por në Itali Klevis Balliu do të rrezikonte 12 vjet burg

Sot ish-kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar gjestin e ish-deputetit Klevis Balliu, i cili goditi efektivët e Policisë së Shtetit në përpjekje për të bllokuar qarkullimin rrugor në zonën e Astirit. Berisha e konsideron të paligjshëm ndalimin e tij, teksa apelon për ta liruar. “Edvin Kristaq Urrejtesi ne hakmarrje primitive urdheron arrestimin e ish deputetit Klevis Balliu. Turp! sb”, shkruan Berisha.

Pak ditë më parë, duke pritur një delegacion të Lega Nord-it nga Italia, ai kishte lavdëruar ministrin italian të Brendshëm Matteo Salvini. Por pikërisht Salvini pak muaj më parë bëri që të ndryshojë një ligj italian, që parashikon dënime shumë të ashpra për bllokimet e rrugëve, si ato që organizohen nga banorët e Astirit. Për shkak të këtij ligji, që e kërkoi miku italian i Berishës, sot në Itali ish-deputeti Klevis Balliu do të rrezikonte një dënim deri në 12 vjet burgim. Kushedi se çfarë mendon për këtë Berisha. 

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luli: 17/06/2019 00:58

    Per çfarë ligji e keni fjalën... Me gjeni një të denuar në Itali 12vjet per diçka të tillë... Keni No-Tav që kan 8 vjet që bllokojne rrugë e djegin kantiere.

    Përgjigju
  • Papi: 09/05/2019 10:42

    Mir bene që e hoqën nga qarkullimi kete tipin Populist dhe Shin siperfaqsor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kur fjala ‘strehë’ humb kuptimin! Mjerim në familjen Abazaj në Selenicë! 3 fëmijët mes lotëve: Kemi ftohtë, duam shtëpi të re

Kur fjala ‘strehë’ humb kuptimin! Mjerim në familjen Abazaj në Selenicë! 3 fëmijët mes lotëve: Kemi ftohtë, duam shtëpi të re