Berisha ligj lustracioni për të shpëtuar veten si sekretar i PPSH, synon ‘asgjësimin’ politik të Metës! Nisma si e 2008-ës që u rrëzua nga Kushtetuesja

Berisha ligj lustracioni për të shpëtuar veten si sekretar i PPSH, synon ‘asgjësimin’ politik të Metës! Nisma si e 2008-ës që u rrëzua nga Kushtetuesja

Projektligji, Sali Berisha dhe dokumenti i anëtarësimit në PPSH

Dy gjysmat e Partisë Demokratike pas 32 vitesh duket se kanë hyrë në një garë për të luftuar komunizmin dhe ish Sigurimin e Shtetit. Disa ditë pasi PD-ja zyrtare e drejtuar nga Enkelejd Alibeja depozitoi në Kuvend një projektligj për dekomunistizimin, pjesa tjetër e PD-së që drejtohet nga Sali Berisha ka bërë gati një projektligj për pastërtinë e figurës, më konkretisht për largimin e spiunëve të ish Sigurimit të Shtetit nga piramida shtetërore. Projektligji është i ngjashëm me ligjin e lustracionit të vitit 2008, miratuar nga PD-ja në Kuvend, por i rrëzuar dy vite më pas nga Gjykata Kushtetuese si antikushtetues.

Referuar përmbajtjes së projektligjit, Sali Berisha është kujdesuar për të përjashtuar veten e tij si subjekt i veprimit të ligjit, duke hequr nga kategoritë pozicionin e sekretarëve të Partisë së Punës së Shqipërisë. Për vite me radhë, Berisha ka mbajtur pozicionin politik të sekretarit të Komitetit të Partisë së Punës në Fakultetin e Mjekësisë te Universiteti i Tiranë.

Në projektligj parashikohet se nuk mund të ushtrojnë funksione publike dhe as nuk mund të zgjidhen ata që kanë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të PPSH, anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor, hetuesit dhe krerët e drejtësisë komuniste, bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit, çdo punonjës i organeve të Sigurimit të Shtetit, ministër, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, kryetarët e degëve të punëve të brendshme, personat që kanë mbaruar shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, anëtarë të Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset gjyqësore politike. Sekretarët e partisë duket se janë shmangur qëllimisht për të shpëtuar Berishën, i shpallur dy herë non grata nga SHAB dhe Britania e Madhe.

Nga ana tjetër, në projektligj janë përfshirë bashkëpunëtorët e ish Sigurimit të Shtetit, duke rrezikuar Ilir Metën, gjithnjë nëse nisma do të miratohet me 84 vota. Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, përmes një dosje referuar në Kuvend, e ka hedhur poshtë këtë certifikatën e pastërtisë së figurës së Ilir Metës, lëshuar nga komisionet Mezini dhe Bezhani, duke e implikuar Metën në ish Sigurimin e Shtetit. Sipas Autoritetit, Ilir Meta ka bashkëpunuar me ish Sigurimin e Shtetit, duke spiunuar edhe shokun e tij, Filip Talo. Autoriteti kërkoi heqjen e pengesës ligjore për të verifikuar Metën dhe të gjithë ata që tundin certifikatat e pastërtisë së figurës.

Ilir Meta ka mohuar që të ketë qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit, ndërsa ka kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për manipulim. Ndërkaq, rastësi apo jo, projektligji i Berishës për ndëshkimin e spiunëve të ish Sigurimit të Shtetit vjen disa ditë pasi Ilir Meta priti në zyrat e Partisë së Lirisë ambasadoren amerikane Yuri Kim.

(Kliko këtu për projektligjin për lustracionin)

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjovalin: 30/09/2022 19:17

    Keta jane si ushtaret e Duces njehere fashista e njehere komunista.

    Përgjigju
  • Edi: 28/09/2022 21:12

    Te shkruante dhe qe nuk eshte subjekt verifikimi kujt i fillon emri me "s"

    Përgjigju
  • Ismail: 28/09/2022 16:22

    Jemi mesuar nga perrallat me mbret nga likja e sala

    Përgjigju
  • Oltjan: 28/09/2022 16:16

    Esht ne vete ky sala pash zotin..si e perjashton veten kshu kur ai duhet tjet i pari per tu hetuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë