Berisha: Lironi banesat e
ish-pronarëve, ndryshe kemi forcën

Berisha: Lironi banesat e <br />ish-pronarëve, ndryshe kemi forcën
Kryeministri urdhëroi sot familjet, të cilët në periudhën e komunizmit janë vendosur në banesat e ish pronarëve, t’i lirojnë sa më parë pasi do u kthehet pronarëve të ligjshëm. Për këtë qëllim këshilli i ministrave miraton sot një akt normativ që imponon lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish pronë e subjekteve të shpronësuara.

Me aktin e miratuar sot në kryeministri u imponohet lirimi brenda një afati të caktuar duke parë të mundshëm dhe ndërhyrjen e forcës nëse është e nevojshme. Ndërkohë familjet me këtë akt do të trajtohen si të pastreha do tu jepet kredi me zero interes për të blerë hyrje të reja.

“Lironi shtëpitë. Ky akt normativ imponon lirimin në afatin e caktuar me të gjitha mjetet e ligjit të banesës, sikundër të jepen kredi me zero inters për të blerë hyrjet ku do strehoheni. Ta marrë përsipër Enti i Banesave dhe ministria përkatëse ka vendosur marrjen përsipër të paguajë interesat bankare për këta. ..Do të ishte shumë i preferuar që ky, të ishte një akt ku të mos ndërhyjë forca e ligjit por forca e moralit. “

Në periudhën e komunizmit, pronarëve të ligjshëm iu konfiskuan pronat dhe në të u strehuan familje të tjera. Pas rënies së komunizmit këto banesa iu kthyen me ligj, dhe letra, pronarëve të ligjshëm të tyre.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zaloshnja: Gjeografia e simpatizantëve të 4 politikanëve kryesorë

Zaloshnja: Gjeografia e simpatizantëve të 4 politikanëve kryesorë