TIRANË- E vetmja gjë madhështore që ka treguar deri më tani koalicioni i Sali Berishës me aleatët, të pagëzuar si “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është një strategji mashtrimi politik për të vjelë fondet e shtetit.
Fitojnë apo jo zgjedhjet e 11 majit, PD-ja ka menduar që sa më shumë prej partive të vogla që bashkoi në një koalicion të kenë mundësi të përfitojnë nga paratë që Komisioni Qendror i Zgjedhje shpërndan për partitë referuar rezultatit në zgjedhje, pra nëse arrijnë të marrin deputetë, kapin edhe fondet, në mënyrë proporcionale sipas numrit të karrigeve në Kuvend.
Për ta vënë në jetë këtë skemë, që do të përkthehej për aleatët e tij, si në fonde vjetore që KQZ shpërndan nga buxheti i shtetit, ashtu edhe në fonde për fushatën e ardhshme, PD ka regjistruar disa prej kandidatëve të saj në listat e mbyllura, të cilët automatikisht pritet të jenë deputetë, por edhe në listat e hapura, si përfaqësues të partive aleate, siç dëshmon edhe dokumenti zyrtar i KQZ me listat e kandidatëve. Një zgjedhje që tregon që Berisha nuk ka besim t'u japë mandate aleatëve të vegjël, por preferon t'ua japë besnikëve të tij, duke i maskuar pas siglës së aleatëve. Kjo vë në dyshim të fortë vlerën politike të °koalicionit madhështor°.

Mes tyre, bie në sy emri i kandidatit të Tiranës, Kleviu Balliu, zyrtar i PD, që selia blu e regjistron si kandidat të FRD-së, ish partisë së Bamir Topit që sot drejtohet nga Sali Shehu.
Thënë më thjesht, Klevis Balliu prezanton kandidatët e PD-së si një takim të premten në Kashar për të kërkuar vota për Myslim Murrizin në listën e hapur të Tiranës, por ndërkohë vet në këto zgjedhje, garon me FRD-në. Emri i Klevis Balliut në listën e sigurt të Tiranës, do t’i jepte automatikisht një deputet në parlament FRD-së, e duke e bërë në të njëjtën kohë përfituese të fondeve. Pra, një mashtrim i hapur ky, vetëm për të vjedhur fondet e shtetit.
Të njëjtën skemë ka përdorur edhe për një sërë figurash të tjera të PD, të pozicionuara në listën e mbyllur të kandidatëve për deputetë.
Besart Xhaferri, numri një i të rinjve të PD-së është regjistruar si kandidat i Partisë Balli Kombëtar Demokrat.
Edhe Atird Hoxha, Kryetar i degës së PD-së në Vlorë, që është futur në listën e mbyllur është regjistruar si kandidat i Partisë Balli Kombëtar.
Edhe partisë së Nard Ndokës PD i siguron fonde, pa matur peshën e saj elektorale reale. Kandidaten në listën e mbyllur të Shkodrës, Greta Bardelin PD e ka regjistruar si kandidate të Partisë Demokristiane, ndërsa Denisa Vata në Dibër është regjistruar si përfaqësuese e Partisë së Legalitetit.
Nën siglën e partive të vogla, PD ka regjistruar edhe disa emra të tjerë demokratë në listë të hapur, Ismail Uka si i Partisë së Legalitetit, Aulon Kalanë PLL, Andia Ullirin si e PDIU, Arjan Hoxhën si i Ballit Kombëtar, Qani Xhafën si i PR, Alma Koren në Gjirokastër si kandidate e PBKD-së dhe Arben Ristanin si përfaqësues i PBDNJ.
Kjo skemë për të bërë përfituese të fondeve parti pa pasur një mandat real në parlament, është përdorur nga PD edhe në 2021.
Besart Xhaferri-PBKD
Atird Hoxha- PBK
Greta Bardeli -PDK
Denisa Vata -PLL
Ismail Uka -PLL
Andia Ulliri- PDIU
Arjan Hoxha-PBK
Qani Xhafa- PR
Alma Kore -PBKD
Arben Ristani- PBDNJ
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente


Perderisa e lejon KQZ pse shqetesoheni ju?Kryetari i KQZ e di mire qe te pakten disa emra te njohur si Balliu,Bardeli,Ulliri jane te PD,se te ishin nga ata qe ne Kuvend jane vetem fizikisht e vetem me emer,pra nuk jane aktive,ndryshon puna.Kesaj i thone ujku kalon i mbuluar me lekure deleje,por KQZ thote nuk prish pune,se eshte ujk me dhembe deleje,jo me dhembe ujku,nuk ben dem!
PërgjigjuO TË DËSHTUAR, HAJDUT QË NË GJENEZË... IMAGJINO TE KESH SHPRESË TEK TË RINJT E PD SI BALLIU E XHAFERI HAJDUT TË DEKLARUAR ME SKEM NGA SALI HAJNI..... JU DHJEFSHA MU NË PD.
PërgjigjuO Rexhep Leka po pse mor karagjoz e shan Profesor Doktor Sali Berishēn ai osht burr i madh shteti ti je me 7 klas shkoll e njē cop kasap ke ther derra te Kombinati Mishit. E pa pik turpi e ve emrin Prefesor mor familje ngul shkul komplet tul.
PërgjigjuNqs kjo eshte e kunderligjshme, dikush ta denoncoje ne SPAK.
PërgjigjuO Çfar po i bojn Shqipris familja hajdute kriminele familja bajga sali. O zot ça bohet kshu mor zot po pse nuk çohet populli ta marri zvar ktē zvaranikun qelbanik sali bajgēn? ? ?
Përgjigju