Ish kryeministri Sali Berisha në një takim të mbajtur shqiptarët e Diasporës ka folur rreth gjendjes aktuale në vend. Në një bashkëbisedim online në formën e një 'Foltoreje virtuale' ku flet për ndryshimet e vendit pas vitit 2013. Situata sipas Berishës është skandaloze, kemi një komb i clii po përgatit të rinjtë për të emigruar.

'Nga viti 2013 në të cilën një mazhorancë kishte gjithsej 48% të pushtetit në Shqipëri, në vitin 2020, mazhoranca arrin të ketë 91% të pushtetit në Shqipëri. Të ketë më shumë se sa kishte Partia e Punës në vitin 1991. Për herë të parë vendi pati 3300 lindje më pak se sa vdekje. Kombi sot, është shndërruar në një komb që rrit fëmijë për emigracion në një kohë kur ju e dini mirë potencialet e jashtëzakonshme që ka Shqipëria si rrallë ndonjë vend tjetër. Nuk dua të bëj një analizë të hollësishme, por vetëm në diskursin e këtyre javëve në Shqipëri. Cili është ky diskurs, legalizimi i drogës dhe amnistia fiskale për paratë e drogës. Unë e di se edhe në vende të tjera, ka debat për legalizimin e drogës. Dhe ndoshta edhe votoj, por nga eksperienca shqiptare, ju them me bindjen më të plotë së pari, droga është krim, krim dhe vetëm krim. Cilido vend që legalizon drogën, legalizon krimin që sjell ajo'- tha Berisha.

Berisha u ndal në fjalën e tij edhe në situatën ekonomike ku u shpreh se çmimet e shportës dhe nafta janë të papërballueshme ndërsa theksoi se mazhoranca ka përjashtuar votën e lirë. Ish kryeministri krahasoi Kryesinë dhe Ramën me Byronë Politike dhe Enver Hoxhën.

Sot shqiptarët blejnë vezën, qumështin, djathin , vajin më shtrenjtë se mesatarja e BE. Nafta është dy herë më shtrenjtë se në SHBA. PS përjashtoi këtë vit votën e lirë brenda saj. Kryetarët e degëve nuk votohen më nga anëtarësia, por nga Kryesia dhe Rama njësoj si dikur nga Byroja politike dhe Enver Hoxha. Unë vlerësoj angazhimin e diasporës dhe emigracionit. Duhet të braktisim idenë ç’më duhet mua. Duhet të marrin pjesë në betejë për të rikthyer votën e lirë në shoqërinë shqiptare'- tha Berisha

Ai theksoi se është detyrim kushtetues i shtetit shqiptar, ndërsa shtoi se do të mundësojë votimin e emigrantëve nga atje ku ndodhen, për të zgjedhur forcën politike dhe kandidatin që preferon për secilin qark.

"S'ka emigracion nga vende te Ballkanit që nuk voton përveç atij shqiptar. Rama kërkon të proporcionojë, të përdorë formula që përdoren nga ndonjë vend për emigracionin e shekullit të 19-të dhe këtë nuk do ta pranojmë. Ne do luftojmë me ju për parimin, sipas të cilit çdo shqiptar në emigracion, diasporë, kudo të jetë, të ketë të drejtën për të votuar për forcën politike dhe kandidatin që dëshiron, në qarkun, rrethin që ai është larguar. Ky është parimi ynë", tha Berisha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:53
VIDEOLAJM/ 'Foltore' online, Berisha mban foton e Ramës në IPAD, ngatërrohet 2 herë me shifrat

Në fjalën e tij të mbajtur me shqiptarët e diasporës teksa u mundua të konkretizonte argumentet e tij me shifra, Berisha pati disa momente ngatërresash. Teksa u përpoq të aksesonte grafikun, ish kryeministri në IPAD-in e tij kishte të ruajtur një foto të Kryeministrit Rama, gjë që më vonë 'e hutoi' dhe u ngatërrua dy herë gjayë fjalës së tij.

'Para zgjedhjes së presidentit, unë do përpiqem t'iu paraqes ju një grafik nëse teknologjia e bën të mundur të arrijë tek ju...'

Ky grafik tregon se, më falni, ky grafik tregon se nga viti 2013 në të cilën një mazhorancë kishte gjithsej 47% më pak, më në falni 48 % të pushteti vitin 2020 mazhoranca arrin të ketë 90, 91% të pushtetin në Shqipëri të ketë më shumë seç kishte, partia e pushtetit në vitin 1991 dhe pas përzgjedhjes së presidentit të republikës, kjo përqindje shkon në 99.9%.'- tha Berisha