Berisha mbron “modelin” e tij…

Berisha mbron “modelin” e tij…

Berisha dhe Salianji

Edhe në daljen e tij të fundit këtë fillimjavë, Sali Berisha ka mbrojtur “modelin e tij”. Pra, kush shpif, kush akuzon dhe me demek “denoncon hapur dhe pa droje” na qenkësh “luftëtar i lirisë mendimit”. Edhe në daljen e tij të fundit, Berisha u mundua të akuzonte dhe baltoste sërish ish-ministrin dhe deputetin Fatmir Xhafaj duke i përmendur atij vëllain.

Ai ka baltosur edhe prokurorë, gjyqtarë, komisarë policie, duke marrë në “mbrojtje publike” deputetin Ervin Salianji.Ç‘nuk ndodh në Partinë Demokratike të “rithemeluar”. Ata që dikur janë akuzuar dhe anatemuar, sot janë “qëndrestarë, demokratë të kulluar, armiq të qeverisë Rama”, dhe sulmet ndaj ligjit dhe institucioneve ligjore nuk ndalen. Dihet se Berisha deri në fund të karierës së tij politike dhe jetësore, do të mbrojë “modelin e tij”. Cili është modeli i tij ? Dihet fare mirë. Ai u instalua qysh prej 1992, dhe po vazhdon gjatë. U instalua në parti, në median e tij, në forumet e tij, në stafin e ngushtë dhe tek ata që mbushnin sheshet dikur.

Pra “shpif, akuzo, mbro shpifjen me të gjitha format dhe mënyrat sepse rrënon kundërshtarin politik”. Të gjithë e mbajmë mënd, se si dikur mediat e Partisë Demokratike, tipike berishiste, nën diktatin dhe vullnetin e tij, nxinin, baltosnin, akuzonin dhe denonconin pa asnjë fakt dhe të drejtë morale dhe ligjore, çdo kundërshtar politik, çdo zyrtar apo drejtues nga kampi kundërshtar, duke tentuar të diskreditonin emrin dhe figurën e tyre. Në redaksitë e ish-mediave të asaj partie, shkonin çdo ditë zarfe me shkrime të gatshme të pergatitura “nga lart”, dhe gazetarët militantë i botonin ato me zell të paparë.

Qindra e mijëra procese gjyqësore janë zhvilluar dhe fituar nga kundërshtarët e Doktorit, por sërish ai nuk hoqi dorë. Modeli i tij, sot është “fanar ndriçues” për kryesinë, strukturat dhe forumet e asaj partie. Ata nuk rrinë asnjë ditë pa akuzuar, pa shpifur, e kanë “zanat të vjetër”. Kush ka shkelur dhe është “graduar” në atë parti, gjëja e parë që ka mësuar ka qenë “akuzo dhe shpif sa më shumë për kundërshtarin, ndryshe nuk të shohin me sy të mirë”. Edhe rasti më i fundit me deputetin Salianji, nuk më habit fare.

Berisha mezi po priste vendimin e gjykatës, për të dalë para mediave dhe akuzuar “krimin, korrupsionin, trafikantët të lidhur me qeverinë”, duke treguar se ka mbetur ai që ka qenë, këtu e 30 vjet të shkuara, dhe për më tepër, duke treguar ngazëllimin e tij për përsosjen e një “armate” të re shpifësish në atë parti. Berisha sulmon Edi Ramën se “dënon deputetë dhe gazetarë”, por harron se modeli “Rama” është ai që i kishte munguar këtij vendi, se modeli “Rama” nuk lë shteg për të jetësuar akuzat e pabaza dhe shpifjet banale. Por kjo nuk i pëlqen Berishës. Ai e ka vendosur, “me modelin e tij të vjetruar, do ta mbyllë deri në fund karrierën e tij si politikan tranzicioni”.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taku: 04/07/2022 18:04

    Ai e beri denimin e tij po ky çdo beje Si do ta perballoje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës, Erion Braçe: Të bllokosh Tiranën, njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes

Protesta e opozitës, Erion Braçe: Të bllokosh Tiranën, njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes