Sali Berisha ka mbushur sot 75-vjeç!

Ka qenë vetë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë një falenderim për familjen dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur përgjatë jetës së tij,

Për 75 vite, Sali Berisha thotë se ka jetuar në realitetin e ëndrrave më të guximshme, ndërsa nuk ka harruar pa falenderuar edhe Zotin për fuqinë që i ka dhënë.

Sot 75 vjeç! Miq, sot 75 vjeç! E para qe buron nga shpirti im kete dite eshte mirenjohja e pakufishme ndaj familjareve te mi te dashur, miqve te ngushte, shqiptar dhe te huaj, bashkpuntoreve te çmuar per dashurine, sakrificat, miqesine dhe ndihmesen e tyre tejet te vyer qe kane deshmuar ndaj meje ne çdo kohe dhe çdo stine dhe kane bere te mundur keto 75 vite te jetoj ne realitetin e endrrave te mia me te guximshme.

Ndjehem pafundesisht i lumtur, i priviligjuar dhe i bekuar nga Zoti qe pata dashurine, miqesine, mbeshtetjen e tyre! Se fundi miq, kete dekade une kam patur kenaqesine dhe privilegjin e vecante te udhetoje ne vjeshten e jetes time. Falenderoj Zotin qe me fuqine dhe vullnetin e tij e ka bere kete vjeshte te bukur si nje pranvere te dyte per mua! sb”, shkruan Berisha, duke postuar dhe një foto me bashkëshorten e tij.

Postimi i Berishës në Facebook 

Në ditëlindjen e 75, nuk ka munguar as urimi i mikut të vitetve të fundit dhe dobësia e tij, Presidentit Ilir Meta, i cili i ka dërguar një buqetë me lule duke e uruar për ditëlindjen.

“GËZUAR DITËLINDJEN DOKTOR BERISHA! Urimet më të ngrohta e të përzemërta! Edhe 100 vite të tjera me shëndet e lumturi! Suksese dhe mbarësi! Për Ju ka vetëm një stinë: PRANVERË!”, -ka qenë ky urimi i Metës për Berishën.

Buqeta e luleve nga Meta për Berishën 

Sali Berisha është personazhi më jetë gjatë në politikën shqiptare, ku pas rrëzimit të regjimit të Enver Hoxhës, mori drejtimin e Partisë Demokratike.

Berisha ka drejtuar disa vite Shqipërinë, pasi ka qenë President për disa vite, si dhe kryeministër për dy mandate.

Në vitin 2013, pas humbjes në zgjedhjeve parlamentare, Berisha dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD-së, ndërsa ai vazhdon të jetë aktivë në jetën publike dhe politike.