Berisha: Me LaCivita mbaj kontakte online, nuk është oficer lufte (VIDEO)

Që prej prezantimit më 10 shkurt të Chris LaCivita si këshilltar për fushatën e Partisë Demokratike, ky i fundit është zhdukur nga skena.. Vetë Sali Berisha në një konferencë për gazetarët, pranoi se me LaCivita kontaktet i mban online, pasi siç thotë ai, LaCivita nuk është oficer lufte.

Chris LaCivita, unë të garantoj që është në aktivitet të plotë dhe unë jam në komunikim vazhdueshëm me bashkë krye strategun e fitores më të shkëlqyer në historinë e njerëzimit që ishte fitorja e Donald Trump. Të vazhdueshëm, online. Shpejt përfaqësuesi i firmës do të stacionojë këtu me ekipin tonë, ai do të vijë, do të shkojë. Me një fjalë është në aktivitet të plotë. Unë nuk e di pse bëhet kjo pyetje. Ai nuk është oficer fushe, ai është Marshall, e kuptoni vetë”, tha Berisha.

Konsulenti i Trump erdhi në Shqipëri vetëm ditën e prezantimit, ndërsa prej 1 muaji e gjysmë nuk është dukur më. PD ende nuk ka thënë asnjë fjalë sa kushton marrëveshja, kush, dhe si do paguajë Kryearkitektin e triumfit të Trump.


Lajmi kryesor:

DASH e fundosi me raportin e ri, Berisha zihet ngushtë: Shprehte një fakt, nuk gënjente (VIDEO)


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

Musk heq dorë nga platforma ‘X’, e shet për 33 miliardë dollarë

Musk heq dorë nga platforma ‘X’, e shet për 33 miliardë dollarë