Berisha-Meta, dyshja që kanë akuzuar njëri-tjetrin si vrasës dhe dëshira për të përfshirë në grup dhe Ramën

Berisha-Meta, dyshja që kanë akuzuar njëri-tjetrin si vrasës dhe dëshira për të përfshirë në grup dhe Ramën

Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama

Një retrospektivë përmbledhëse:

E shtunë, 15 mars 2008. Një shpërthim i fuqishëm në formë kërpudhe atomike ndodhi në mesditën e asaj dite në fshatin Gërdec midis Tiranës dhe Durrësit. Përveç 15 të vrarëve (midis tyre fëmijë), ai shpërthim solli edhe shumë të plagosur që u trajtuan në Spitalin e Traumës. Aty u shfaq i përhumbur kryeministri i kohës, Sali Berisha, e pak orë më vonë edhe lideri i opozitës Edi Rama.

Deri në atë çast Rama nuk kishte bërë asnjë deklaratë publike. Shkoi tek Trauma për të parë gjendjen shëndetësore të të lënduarve, u përball në korridorin e spitalit me kryeministrin Berisha dhe pasi bisedoi paksa më të, në fund i rrahu edhe shpatullat në formë solidariteti për një ngjarje tragjike që deri në ato momente nuk ishte qartësuar se si ndodhi.

Pasi të nesërmen rezultoi se në atë ngjarje kishte implikim të plotë të kryeministrit, pjesëtarëve të qeverisë së tij, bile të vetë familjarëve, atëherë Edi Rama doli me qëndrim politik për atë ngjarje ku kërkoi dorëheqjen e qeverisë dhe hetimin e të implikuarve në atë ngjarje tragjike. Ishte gjëja më normale të mbaje një qëndrim të tillë pasi kupton se qeveria kishte përgjegjësi të drejtpërdrejtë për atë çfarë kishte ndodhur.

Dihet sesi shkoi historia e hetimit të asaj tragjedie dhe dënimeve qesharake që morën personat periferikë, por që e transformoi përgjithmonë Sali Berishën në një përbindësh politik, peng i asaj ngjarje të dhimbshme.

E premte, 21 janar 2011. Teksa një demonstratë e opozitës socialiste përballë godinës së kryeministrisë ishte duke u fashitur dhe pranë saj kishin mbetur veç një grusht njerëzish që mund t’i menaxhonin jo më shumë se sa 10 policë me shkopinj gome, befas jepet urdhër për të qëlluar me plumba të vërtetë. Si rrjedhojë, 4 demonstrues mbetën të vrarë disa dhjetëra metra larg gardhit rrethues dhe shumë të tjerë të plagosur.

Deri në orët e vona të natës asnjë deklarim nga lideri i opozitës Edi Rama për vrasjen e demonstruesve të tij. Në fakt, deri në ato çaste, mediat pro-qeveritare po e bombardonin opinionin publik me pamje të manipuluara sikur 4 demonstruesit ishin vrarë po nga vetë demonstruesit.

Kur rreth orës 24 dolën pamjet e vërteta se vrasja kishte ndodhur nga Garda e Republikës, afërmendsh që edhe lideri i opozitës do të dilte për të dënuar vrasjet gjakftohta shtetërore.

Të nesërmen u prishën të gjitha provat e krimit në vendngjarje; u fshinë serverat që kishin filmuar brenda dhe jashtë godinës së kryeministrisë; komandanti i Gardës ndryshoi tytën e pistoletës së tij vrastare për të humbur gjurmët e krimit; prokurorisë iu vonua afrimi në vendngjarje për të hetuar; të shpallurit prej saj me urdhër arresti refuzoheshin me urdhër politik të arrestoheshin nga policia e Tiranës sepse demek “demoralizohej Garda po të arrestohej zinxhiri komandues i saj”; të vëllait të njërit prej dëshmorëve i shkoi dorëzani i kryeministrit me valixhen me para që t’i blinte gjakun e vëllait, e shumë veprime të tilla të neveritshme vetëm e vetëm për të çoroditur hetimet dhe hequr përgjegjësinë nga ata që ishin fajtorët kryesor.

I risolla këto ngjarje në vëmendje teksa dëgjoja deklaratat e Sali Berishës dhe Ilir Metës që menjëherë pas ngjarjes së Himarës, bënin përgjegjës për tragjedinë e vogëlushes Jonada, kryeministrin Rama, duke e akuzuar atë si vrasës. Personat që kanë bërë çmos të pengojnë punën e drejtësisë, sot bëjnë moral duke e shpërfaqur hapur pacipërinë e tyre për të cilën as skuqen e as zverdhen.

Nuk dua të gjykoj asnjë ndjenjë emocionale të gjithkujt tjetër që mbase me të drejtë ose jo, ia vesh përgjegjësinë qoftë edhe kryeministrit Rama.

Por nuk mund të hesht kur dëgjoj Berishën dhe Metën që i mban iso-n, dy qënie politike që sa herë janë ndjerë të rrezikuar nga ligji, kanë bërë çmos t’i bishtnojnë, të krijojnë alibi, të kalojnë në sulm ndaj viktimave për t’i frikësuar që të tërhiqen. Ose t’i blejnë dhe të mbyllin gojën. Ajo darkë familjare Meta - Berisha disa orë përpara vendimit të Gjykatës së Lartë kundër Ilir Metës, është akti më domethënës përse kjo dyshe përbën rrezikun më të madh për demokracinë në Shqipëri. Për këto arsye, ata duhet të qepin gojën, sa herë duan të akuzojnë kundërshtarët politikë për përfshirje në vrasje. Njëri - tjetrin mund ta akuzojnë sa të duan si vrasës, siç kanë bërë dhjetëra herë këto 30 vjet, sa herë i kanë prishur pazaret mes tyre.

Po i mbyll këto rreshta me një ngushëllim për familjen e nderuar Avdia, që edhe pse në tragjedi familjare, gjetën forcë dhe besojnë tek drejtësia. Dhe drejtësia duhet të tregohet e rreptë dhe e pamëshirshme me autorin e vrasjes, duke e klasifikuar aktin e tij të shëmtuar si vrasje me dashje të fëmijës. Dashja konsiston tek shkaku i qëllimshëm që është vajtja në bregun e detit që u përket pushuesve, me mjet lundrues i rrezikshëm për jetën e të tjerëve gjë që solli pasojën e vrasjes. Besimi tek drejtësia do të thotë kur ky autor i përgjegjshëm përpara ligjit, merr dënimin si kriminel që ka vrarë fëmijë me dashje.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kaso: 04/08/2022 21:16

    Ju te ngjiturit pas kepuces se Rames harroni se ka qe dine te vertetat. Shpertheu Gerdeci, por shperrhyesi Fatmir Mediu+Shoket e Pentagonit i "shpetuan" burgut dhe Sales fale nderhyrjes se heroit tuaj mut Rames! Qe i hodhi doren ne qafe Sales, derdhi lote korkodili me te per "aksidentin" dhe shternguan duart per te hedhur ne hale Kushtetuten me qellim qe Rame sorristi te merrte kontroll te listes se deputeteve ne PS! Edhe ne 21 janar i pame cndodhi. Ku financuesi nder vite i Rames dhe gaztori i tavolinave krimineli Tom Doshi, sipas vijes se sjelljes se Rames organizoi nje bande te armatosur ne Shkoder-Lezhe per te "krijuar pak spektakel"per foto shop dhe kalecat e Bollinos. Kuptohet, per fat te keq per viktimat, per fat te madh per Ramen, Sali idioti, qe degjoi ci thane italianet dhe amerikanet ndenji ne zyre dhe i vrau kater vete. Eshte kriminel Sala, posi, edhe Meta, posi, por Rama dhe Toma apo familja e droges Luca, jane me.monstra se keto. Sic jane dhe ata qe u bejne fresk si plehra qe jane.

    Përgjigju
  • Luani: 04/08/2022 18:46

    Njeri vjedh e tjetri spiunon… na keni flliq mer perzotin… pse suhet t hidhni balt mbi qeverin se kuptoj

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 04/08/2022 19:37

      Zotni luani, Jo,jo nuk hidhet balte mbi qeverine,se delijorgji qe u "denua" aq shume ishte miku ngushte i editopozitar te asaj kohe,tepsise socialiste. Kazani dhe tepsia kane qene,jane e do mbeten bashke. Perpjekjet e tyre nuk do te rreshtin per te mbajtur pushtetin dhe pronen e vjedhur e te grabitur. Kjo eshte e tere loja e skenari i "luftes" politike qe vazhdon.

  • Miri: 04/08/2022 18:45

    Ju jeni turpi i kombit shqiptar. Spiun e hajdut bashk

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja