Berisha: Na drejtojnë Shullazët
Majko: Pse s'vepron Kryeprokurori?

Berisha: Na drejtojnë Shullazët<br />Majko: Pse s'vepron Kryeprokurori?
TIRANE - Ish-kryeministri Berisha hodhi akuza të forta ndaj mazhorancës duke e etiketuar si qeveri e "shullazëve".  Deputeti Pandeli Majko me një ton të ashpër në replikën e tij ndaj Berishës e vuri theksin tek mosveprimi i Prokurorit të Përgjithshëm për të gjitha akuzat që opozita ngre në këtë parlament. Majko tha se në Shqipëri kemi krijuar një sistem të paprekshmish prandaj dhe duhet Reforma në Drejtësi

“Po eci me logjikën e naivit. Po mirë more doktor dhe ju kolegë të PD, që keni zbuluar gjithë këto fakte me kriminelë, ky prokurori i përgjithshëm që nuk përmendet asnjë herë, në asnjë rast, si njeri që mban përgjegjësi për një opozitë që çdo ditë paraqet fakte me drogë, kriminelë e ç’të duash, pse nuk vepron? Pse nuk vepron prokurori? Pse nuk e përmend emrin e tij ti? Partia jote dje në komisionin e ligjeve solli qëndrim për ligjin e investigimit të CEZ dhe thoshte në duam hetim ndërkombëtar. Për kthimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë, ne sot jemi ulur flasim për reformën e drejtësisë për të hequr kriminelët, e kur flitet për këtë, ju bllokoheni. Historinë politike e trajtoni te ligji i dekriminalizimit, të ridënojmë ata që janë dënuar një herë. E vërteta që diskutohet, është që ne kemi në Shqipëri një sistem të kalbur dhe ky është sistemi i drejtësisë, dhe ky sistem i drejtësisë është ndërtuar nga ne, nga kjo sallë dhe doktor Berisha besoj e mirëkupton kur them se që nga ‘92, PS ka pasur vetëm një president të propozuar prej saj, të tjerë ishin propozimi juaj. Kemi pasur 1 kryeprokuror propozim tonin, të tjerë ishin nga partia juaj. Tani flisni për sistemin monokratik, kriminal. Si u ndërtua ky?”, tha Majko. 

Numri një i organit hetues në vend, Adriatik Llalla, nuk ishte bërë asnjëherë objekt i debateve parlamentare, deri sa dje deputeti socialist Pandeli Majko e futi emrin e tij në sallën plenare. Me një ton të ashpër në replikën e tij ndaj Berishës, Majko e pyeti opozitës se pse asnjëherë nuk e përmend kryeprokurorin, dhe pse ai nuk ka hetuar akuzat e opozitës. “Po eci me logjikën e naivit. Po mirë more doktor dhe ju kolegë të PD, që keni zbuluar gjithë këto fakte me kriminelë, ky Prokurori i Përgjithshëm që nuk përmendet asnjë herë, në asnjë rast, si njeri që mban përgjegjësi për një opozitë që çdo ditë paraqet fakte me drogë, kriminelë e ç’të duash, pse nuk vepron? Pse nuk vepron prokurori? Pse nuk e përmend emrin e tij ti?”,-tha Majko.

Ai shtoi se edhe pse PD kërkon një hetim ndërkombëtar të CEZ dhe vendos në pikëpyetje besueshmërinë e prokurorisë shqiptare, përsëri opozita nuk e sulmon emrin e Adriatik Llallës. “Partia jote dje në komisionin e ligjeve solli qëndrim për ligjin e investigimit të CEZ dhe thoshte në duam hetim ndërkombëtar. Për kthimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë, ne sot jemi ulur flasim për reformën e drejtësisë për të hequr kriminelët, e kur flitet për këtë, ju bllokoheni. Historinë politike e trajtoni te ligji i dekriminalizimit, të ridënojmë ata që janë dënuar një herë”-tha ish-kryeministri Majko. Ai u shpreh se ndër vite, vetëm një kryeprokuror është propozuar nga PS, ndërsa gjithë të tjerët janë emra të propozuar nga Partia Demokratike.

“E vërteta që diskutohet, është që ne kemi në Shqipëri një sistem të kalbur dhe ky është sistemi i drejtësisë, dhe ky sistem i drejtësisë është ndërtuar nga ne, nga kjo sallë dhe doktor Berisha besoj e mirëkupton kur them se që nga ‘92, PS ka pasur vetëm një president të propozuar prej saj, të tjerë ishin propozimi juaj. Kemi pasur një kryeprokuror propozim tonin, të tjerë ishin nga partia juaj. Tani flisni për sistemin monokratik, kriminal. Si u ndërtua ky?”, tha Majko. Deputeti socialist, Pandeli Majko kritikoi deklaratën e deputetit demokrat Sali Berisha duke sjellë në vëmendje situatën në rajon. “Këtë parlament e ka marrë lumi, nuk merret vesh kush flet, për çfarë teme flet, sa minuta kohë merr kur flet. Ndërkohë gjithë bota po diskuton mbi terrorizmin, ne flasim këtu përçart”-tha deputeti socialist. Më tej Majko propozoi që Reforma në Drejtësi të bëhet dhe të përfshijë në ndëshkim të majtë e të djathtë, dhe jo të ketë diferencime.

“Ndaj hajde të bëjmë reformën në drejtësi, jo me the të thashë, jo shkoi në qendrën e fshatit jo mori drogën e mish e mash, dhe kur ta bëni, jo të vini vizën, jo këta këtej, e jo ata andej. Jo. Jo unë nuk po them se janë engjëj këta, (tregon me gisht nga pas podiumin e qeverisë) apo jeni ju më engjëj se këta. Turp, treçereku jonë i ngjan byrosë politike të viteve 80 dhe ulërasin këtu për kriminelë e histori të tjera”-tha ndër të tjera deputeti socialist. Ai nuk mori një përgjigje direkte nga Sali Berisha, edhe pse ky i fundit mori përsëri fjalën për replikë, duke akuzuar qeverinë dhe ministrin e brendshëm për lidhje me krimin. Berisha nuk e përmendi Adriatik Llallën sikundërse ju kërkua nga kolegu i tij socialist. 

Llalla
“Po mirë more doktor dhe ju kolegë të PD, që keni zbuluar gjithë këto fakte me kriminelë, ky Prokurori i Përgjithshëm që nuk përmendet asnjë herë, në asnjë rast, si njeri që mban përgjegjësi.”

Qëndrimi
“Këtë parlament e ka marrë lumi, nuk merret vesh kush flet, për çfarë teme flet, sa minuta kohë merr kur flet. Ndërkohë gjithë bota po diskuton mbi terrorizmin, ne flasim këtu përçart”.
 
Berisha: Arben Frroku është në Tiranë
"Arben Frroku është në Tiranë, - tha ish-kryeministri - dhe u la të arratisej ditën që kishte gjyqin. 

“Gjyqtarët që e liruan Arben Frrokun morën secili nga gjysmë milioni euro. Arben Frroku i liruar u shndërrua në aleat të PS dhe në takimin publik që bëri me kryebanditin Edi Rama i tha mbathja. Çunat e krimit, fallangat e krimit e liruan të kalojë në Muriqan pa vulën shtetërore. Dhe dilni këtu bëni moral. Po ja që u gjet një shtet tjetër fqinj dhe e bllokoi. Çfarë ndodhi më pas, mobokrati ministër mori në telefon dhe i tha: Kalojeni se s’ka probleme. Kryevrasësi i kryekomisarit! Është krim… Sigurisht që ai (Rama) ka zgjedhur të sundojë me banditë.

Berisha tha se ka qenë ndërhyrja e Ramës ajo që liroi Bardhok Pllanaj pasi u ndalua nga polici në makinën e Frrokut.

“Por çfarë mund t’i thuash një kryeministri kur Pllana, kryebanditi, kapet në makinën e deputetit? Polici i thotë nxirre jashtë. Pas 23 minutash i vjen urdhri policisë, lirojeni. Do të doja ta akuzoja Ilir Metën, por ai nuk mund ta japë ai këtë urdhër. Këtë urdhër e jep vetëm kryeministri. Nuk e jep dot as ministri i brendshëm, sepse ikën vetë ai. A u lirua Pllana apo është shpikje e opozitës. T’i që tund kokën ( i drejtohet deputetit Pirro Lutaj) je pjesë e mobokratëve. Se ti je bandit i vogël në krahasim me Edi Ramën”.

Berisha: Shullazi mori peng Vangjush Dakon
Në fjalën e tij Berisha tha se ka qenë Shullazi ai i cili ka marrë peng kreun e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako duke theksuar se i mban ende lidhjet me kryeministrin por jo me ministrin e Brendshëm.

“Shullazi rrëmbeu para një jave Vangjush Dakon. E mbajti një natë. Me qytë të revoles i kërkoi tokën e tij. E dini të gjithë, por e fshihni. Pse e fshihni? Keni frikë Ramën, keni frikë Shullazin. Por do vdisni nga frika. Ka prej jush njerëz me integritet. Po si e fshihni ju pengmarrjen që i bëri Shullazi kryetarit të Bashkisë. Ai mori peng një nga njerëzit më të afërm të Edi Ramës. Gjushi është më i afërmi i Edi Ramës, sepse ai i çon baulen me para”. 4-5 muajt e fundit Shullazi është ashtu dhe kështu me Edi Ramën. Po, e takon Ramën, ka marrë garanci të plotë. E dini? Kur ndodhi vrasja në rrugë të Kavajës, policia e arrestoi, i gjeti armë, e gjeti të qëlluar, i gjeti 5 mijë dollarë, i gjeti mijëra euro, pro çfarë ndodhi. I mori provat e barutit në dy duar. Por çfarë ndodhi? U lirua menjëherë pa pritur rezultatin e laboratorit. Nuk pritën rezultatin e laboratorit. U tha se nuk priten për arsye të caktuara. E nisën vrasësin t’i thotë kryetarit të opozitës, mos e nxirr kokën në atë dritare. Sigurisht, kërcënimi i liderit të opozitës përbën një ngjarje të rëndë për vendin dhe një ngjarje të rëndë ndërkombëtare. Miqtë dhe parterët u shqetësuan. Ndërhyrja e kryebanditit (i referohet Ramës) e mbylli dosjes. Cili ka parë në media romin që u qëllua në vendin ku do të qëndronte ky me Shullazin? Të gjithë e kemi parë, të gjithë e dimë. Por askush nuk flet. T’i flasësh një kryeministri bandit është gjë e rëndë”, vijoi më tej Berisha 

Akuzat e Berishës sërish ishin për ministrin Tahiri  për lidhje me trafikantët e drogës dhe për pronësinë e një skafi që sipas Berishës është i tij dhe i njerëzve të tij 

“Këtij zotërisë që më rri këtu prapa dhe flet në telefon... Ju e dini se makina e tij ka kaluar 33 herë në kufi me Habilajt trafikantë. Por tani kam një pyetje tjetër. I kujt është dhe ku është skafi Venus ES 640, matrikull BZ BE 1007 445. I kujt është ky skaf? Ku ndodhet? Për çfarë është përdorur. Ç’lidhje ka me ty? Na thuaj ndonjë gjë për të. Thuaj sepse është pyetje konkrete. Venus e ka pasi pëlqehet shumë. Nëse do që të të ndihmoj, unë edhe mund të të ndihmoj. Por më mirë shko në prokurori se e ke të evidentuar. Çfarë ndodh në mobokraci? 3.2 ton drogë në 48 orë. Sepse drogën e ka marrë partia. Pse është mobokraci, sepse mobët, banditët, dalin në zgjedhje dhe votohen. Marrin vota, zënë poste. Por çfarë ndodh, që kryebanditi shndërron qeverinë në një organizatë kriminale. Kjo qeveri është organizatë e mirëfilltë kriminale"-tha Berisha

​Ristani: Shihni drejtuesit dhe e gjeni përgjigjen 
Seanca e kësaj të enjte e parlamenti ka nisur me 1 minut heshtje në nder të viktimave të masakrës së 13 nëntorit në Paris ku humbën jetën më shumë se 100 persona të pafajshëm nga sulmet terroriste. Duke folur për për etikën në polici, deputeti i opozitës Arben Ristani tha se nuk mund t’u flitet policëve për etikë morale në një kohë që jemi në stadin e arrogancës për të shkelur ligje dhe rregulla.

" Kjo qeveri po merret edhe me etikën në policinë e shtetit. Ambasadori Lu theksoi se nga reforma në drejtësi tremben Frrokët dhe Shullazët pse jo nga policia deri më sot. Pak ditë më parë i njëjti ambasador tha se nga reforma në drejtësi tremben deputetë dhe ministrat. Policia është aq etike sa çdo institucion tjetër i shtetit, polici aq etik sa niveli i kulturës, diferenca bëhet nga drejtuesit. Drejtues të mirë përcjellin etikë te vartësit e tyre dhe te populli  në përgjithësi. Si me ligj si me rregullore gjërat. Po marr shembull si kreu i Kuvendit dikur i drejtohej kryeministrit "ti je fundërrira" etj...Flasim për etikë po policia s'ka etike. Çështjen Frroku që përmend ambasadori e kemi thënë edhe më parë. E dini rastin e Frrokut që darkonte me kryeministrin dhe më pas arratiset për ti shpëtuar drejtësisë dhe për koicidencë sistemi TIMS nuk punonte atë ditë. Çfarë etike do ti kërkojmë policisë kur ndodhin këto gjëra"- tha Ristani në fjalën e tij

Ndërkohë menjëherë pas fjalës së Ristanit ka ardhur reagimi i deputetit socialist Pjerin Ndreu tha se diferenca mes policisë së sotme dhe asaj të djeshme është mjaft e madhe duke nisur vetëm nga kush drejtohej në atë kohë ajo tha.

Pjerin Ndreu :Opozita nuk vlerëson policinë e shtetit
Ti thuash ndërkombëtareve se kush e ka drejtuar policinë e shtetit është turp. Atëherë s’kishte oficera policia po kush ishte? S'po ja përmend emrat por nëse doni i keni këtu gjithë me shkollë të mesme. Kjo ka qenë policia e shtetit dikur. Nëse flasim për kriminalitetin flasim me statistika 

Redaksia Online
(S.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)