Sali Berisha është zyrtarisht në arrest shtëpie që pasi iu komunikua masa e sigurisë nga oficerët e Policisë Gjyqësore këtë pasdite në shtëpinë e tij. Vendimin që u mundua ta shtynte me manovra të rrëzura Berisha e priti i vetëm në banesë, përreth së cilës nuk u shfaq asnjë mbështetës, demokrat apo bashkëpunëtor, duke e lënë vetëm në ditën ndoshta më të vështirë në 33 vite politikë.
Ndërsa Berisha tashmë është i detyruar të heshtë, sulmet ndaj drejtësisë pasi GJKKO pranoi ndryshimin e masës së sigurisë, nga facebooku i ka bërë i biri Shkëlzen Berisha dhe Rithemelimi të cilët i ka përdorur prej javësh në këtë betejë. Nga PD zyrtare ka rënë heshtja pas këtij vendimi.
Shkëlzen Berisha pas vendimi: Kartolina e Ramës për Vitin e Ri
Në një reagim të parë për masën e arrestit shtëpiak ndaj babait të tij, Shkëlzen Berisha, shkruan në rrjetet sociale:
“Kartolina e Rames per Vitin e Ri eshte arrestimi dhe izolimi i liderit te opozites!”
Luçiano Boçi akuzon prokurorët që hetojnë aferën e privatizimit të ish kompleksit "Partizani"
Menjëherë pas të birit reagoi nënkryetari i Rithemelimit Luçiano Boci i cili në një deklaratë nga selia, tha se masa e sotme ndaj Berishës është tentativë e Ramës për të goditur opozitën, por që sipas tij asgjë nuk do e ndalë reagimin e qytetarëve kundër regjimit sipas tij diktatorial.
“Me këto masa që shpalli sot Edi Rama ndaj Sali Berishës, që tejkalojnë në rrafshin e komunikimit dhe ato që Putini ka vendosur ndaj Navalnit, ai dhe mercenarët e tij dëshmojnë se ata i ka kapur tmerri nga humbja e kontrollit mbi opozitën dhe motoja e saj: O sot, o kurrë, në betejë pa kthim për përmbysjen e narkoregjimit të parë dhe të vetëm në Europë. me asnjë masë, me asnjë vendim Sali Berisha dhe kjo parti nuk mund të mposhten, por do vazhdojnë betejën e tyre pa kthim, kundër diktaturëssë Edi Ramës”.
Flamur Noka merr në mbrojtje Berishën në facebook
I konsideruar krahu i djathtë i Berishës, Flamur Noka e quan vendim politik të Edi Ramës masën e arrestit në shtëpi ndaj ish-kryeministrit
“Sot lideri i opozitës arrestohet e burgoset pa asnjë akuze, pa asnjë fakt e pa asnjë prove, thjesht sepse ne liri dhe ne aktivitet politik i kall datën Edi Ramës dhe bandës se pushtetit. SPAK dhe GJKKO pas këtij vendimi rikthyen Sigurimin e Shtetit”, shkruan Noka në një reagim në rrjetet sociale.
Noka thotë se përgjigjja do të vijë përmes mosbindjes civile.
Disa orë pas marrjes së vendimit, heshtjen e ka thyer edhe Ilir Meta i cili e quan masën e sigurisë përndjekje politike të Berishës dhe vepër të Ramës për eliminimin e opozitës.
"Vendimi i sotëm i GjKKO është një akt ekstrem i përndjekjes politike të Prof. Dr. Sali Berishës dhe vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eleminimin e opozitës. Izolimi i paprecedentë i liderit të opozitës është këmbanë alarmi për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari, për vetë ekzistencën e shtetit të së drejtës, si dhe për pluralizmin politik, që është nga sot më i kërcënuar se kurrë më parë."
Bardhi: Deputetit nuk mund t’i pezullohet ushtrimi i funksionit
Deputeti Gazment Bardhi e cilëson abuzim me ligjin ashpërsimin e masës duke u ndalur veçanërisht te kufizimi i komunikimit.
"Opozita vërtetë nuk ka betejë me drejtësinë, por e kundërta e kësaj duhet të jetë edhe më e zëshme: drejtësia nuk mund të ketë betejë, përtej asaj që dikton ligji, me opozitën.
Një deputeti nuk mund ti pezullohet ushtrimi i funksionit, që defacto arrihet nëse atij i ndalohet kumunikimi dhe përmbushja e veprimtarisë politik qoftë edhe në kushte izolimi, sepse këtë nuk e lejon shprehimisht ligji. Abuzimi me ligjin në këtë rast, duke izoluar Sali Berishën në kushte që nuk aplikohen as për të burgosurit, është qartazi i paarsyeshëm, i panevojshëm dhe një tejkalim që lë shijen e përndjekjes politike ndaj opozitës."
Jozefina Topalli: Ekzekutimi më brutal i opozitës
Kjo masë sigurie për ish kryeparlamentaren Jozefina Topalli është ekzekutimi i opozitës.
"Kur padrejtësia behet ligj, rezistenca behet detyre! Vendimi i sotem per arrestimin e Kryetarit te opozites , (sepse ky i fundit ka zbatuar programin e tij elektoral ) eshte ekzekutimi me brutal i opozites , ( qe sjell ne memorie ekzekutimin e grupit te deputeteve nga Enver Hoxha ne “46); Eshte mesazhi i tronditjes se besimit, se ne vendin tone do kete me pluralizem real apo shtet te se drejtes . Vendimi i sotem i gjykateses te larguar nga sistemi i drejtesise per korrupsion nga ish Presidenti Berisha , eshte ironia me e pabesueshme e gjithe ketij procesi te turpshem , te paster politik."
Gjekmarkaj: Berisha po trajtohet si një individ inferior ndaj ligjit
Nënkryetari i Kuvendit, Gjekmarkaj, në reagimin e tij ka bërë një analizë të situatës, duke nisur që nga viti 1993 kur u arrestua Fatos Nano, e deri më sot te rasti i Berishës për të cilin thotë se po trajtohet si një individ inferior ndaj ligjit.
"Në vitin 1993 arrestohej lideri i opozites Fatos Nano ! Shumë kush me zell militant gezohej. Ishte një ditë e trishtë për Shqiperinë e cila ditë pas dite mblodhi zemerim për të shperrthyer në anarkinë e vitit 1997 vit ku çdo ënderr u plagos per vdekje,pas zgjedhjeve të vrara të Majit 1996. Padyshim bëj pjesë tek ata që e fajësojnë pushtetin e asaj kohe dhe kreun e saj Sali Berisha për politikat e ndjekura , mungesen e liberalizmit dhe zhgenjimet e shkaktuara. Opozita socialiste e atyre viteve, ishte e madhe dhe e forte pertej goditjeve që mori. Ky fakt ishte një garanci per vendin dhe aspiratat demokratike".
"Procedura që u ndoq për Sali Berishen ishte në shkelje të nenit 73 të Kushtetutes.Më pas u kerkua hapja rrugë nga Kuvendi e ndeshkimit të tij për mos zbatim të kesaj paligjshmerie e cila e zhvesh( i) deputetin nga garancitë kushtetuese. Pra Sali Berisha po trajtohet si një individ inferior ndaj ligjit dhe kjo është një kembanë alarmi. Në trupen gjykuese ndaj tij një prej gjyqtarëve kishte konflikt të hapur interesi. Avokatet që kjo gjykatë ishin zgjedhje provokuese të gjithë militantë të majtë."
Deputeti Gazment Bardhi ka reaguar për herë të parë pasi Sali Berisha u vu sot nën masën ‘arrest shtëpie’ të caktuar nga GJKKO me kërkesë të SPAK.
Bardhi theksoi se opozita nuk ka betejë me drejtësinë por sipas tij, ky vendim përngjan me përndjekje politike. Më tej ai shtoi se duke mos iu lejuar komunikimi, Berisha nuk mund të ushtrojë as detyrën e tij si deputet i Kuvendit.
“Tejkalimi i nevojës, veprimeve të arsyeshme dhe abuzimi me masat shtrënguese kthehet vetvetiu në padrejtësi. Opozita vërtetë nuk ka betejë me drejtësinë, por e kundërta e kësaj duhet të jetë edhe më e zëshme: drejtësia nuk mund të ketë betejë, përtej asaj që dikton ligji, me opozitën.
E në këtë drejtim, një deputeti nuk mund ti pezullohet ushtrimi i funksionit, që defacto arrihet nëse atij i ndalohet kumunikimi dhe përmbushja e veprimtarisë politik qoftë edhe në kushte izolimi, sepse këtë nuk e lejon shprehimisht ligji.
Abuzimi me ligjin në këtë rast, duke izoluar Sali Berishën në kushte që nuk aplikohen as për të burgosurit, është qartazi i paarsyeshëm, i panevojshëm dhe një tejkalim që lë shijen e përndjekjes politike ndaj opozitës.
Përndjekja politike ndaj opozitës do ta rradhiste Shqipërinë krah Rusisë, dhe jo krah vendeve të NATO-s apo BE-së. Në një vend anëtar të NATO-s, në një vend kandidat për anëtar të BE-së, cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, cilido mund të hetohet dhe nëse rezulton i fajshëm të dënohet.
Por në një vend anëtar të NATO-s, në një vend kandidat për anëtar të BE-së, askush nuk mund të përndiqet politikisht, askush nuk duhet të trajtohet përtej standarteve që lejon ligji dhe janë të nevojshme në një shoqëri me drejtësi dhe barazi. Abuzimi, tejkalimi dhe mungesa e arsyes janë gjithmonë PADREJTËSI!”- shkruan Bardhi në reagim.
Nuk ka drejtesi, thote hipokriti kriminel Rama, pa pergjegjesi per vrasjet e 21 Janarit. Kuptohet, e ka per Saline bashke me Lulin. Ndersa harron vetveten, si ideator i operacionit te konspiracionit dhe dhunes, te Doshit si financues me parate e sindikates se tij mafioze me shtrirje deri ne Australi, por edhe si rekrutues dhe korruptues te mavrise Prifti si dopiorol ne spiunimin me cante. Ate drejtesi po presim qe ti degdise ne burg organizuesit dhe ekzekutuesit e masakres se 21 Janarit, ose me qarte te Edi Rama dhe Sali Berisha, me gjithe larot e tyre maskarenj.
PërgjigjuSikur po mban pak erë drejtësi më në fund!
PërgjigjuA te pjerdhcin mu ne ate gojen qe ma ben ashtu, gomar.
PërgjigjuTi duhet te shoqerosh liderin tend por ne burg se je bashkepuntir dhe drejtuesi kryesor I vrasjes se Pjerin Xhuvanit ne Elbasan por drejtesia nuk veproi mbi Ty legen
PërgjigjuFiks e the, ky eshte per burg si drejtues i "organizata per mbrojtje te votes" ku mbeti i vrare Pjerin Xhuvani nga pjestaret e kesaj organizate.
Me pecon perpara se ju prin e mbara
Përgjigju