Berisha në arrest shtëpie, Rama: S’merrem me non grata! S’do ketë drejtësi derisa të vihen para drejtësisë vrasësit e 21 janarit

Kryeministri Edi Rama në konferencën e tij të fundvitit është pyetur për vendimin e GJKKO-së për të pranuar kërkesën e SPAK për arrest shtëpie me policë tek dera për ish-kryeministrin Sali Berisha. Kreu i qeverisë shqiptare tha se nuk ka asnjë koment me dikë që është shpallur non grata nga SHBA.

‘S’kam asnjë koment nuk merrem me dikë që është shpallur non grata nga SHBA e kam thënë qysh në krye të herës. Ëndrrat e mia janë shumë më të mëdha sesa të lidhura me persona të zaptuar. Nuk shoh në ëndërr sesi dënohen njerëz. Nuk kemi asnjë arsye që të mendojmë për këtë ne kemi shumë punë për të bërë Shqipëria nuk ka shumë kohë për humbur ne jemi mazhoranca dhe jemi e vetmja forcë që mund ta çojë këtë vend para. Për 1001 arsye zgjedhjet e ardhshme do të konfirmojnë këtë mazhorancë.’- tha Rama.

Rama tha se nuk do të këtë drejtësi në këtë vend derisa të gjykohet 21 janari.

“Kurrë nuk është fitore e një partie arrestimi i dikujt të cilësdo parti. Kjo është në parim. Partitë fitojnë zgjedhje për të çuar para vendin, partitë nuk janë organizata luftarake që funksionojnë për të eliminuar kundërshtarët. Nuk e shoh këtë në asnjë formë si një fitore të partisë socialiste, apo të Erjonit apo Taulantit që kanë bërë me këmbëngulje dhe pasion që uroj ta kishin gjithë, detyrën e tyre, kjo është diçka që s’ka lidhje fare me dëshirën objektivin, nevojën, për të parë si fitore faktin që cilido qoftë, vihet trysninë dhe më pas nën masat e drejtësisë. Ashtu sikundër nuk do ketë drejtësi në Shqipëri deri kur të gjykohet 21 janari, këtë di të them unë. Pa u gjykuar 21 janari, dhe pa u vënë para drejtësisë vrasësit dhe urdhëruesit e tyre, që në fakt janë vrasësit e vërtetë”, tha Rama.

 

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë