TIRANË- Ish kryeministri Sali Berisha ishte në emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut për situatën para zgjedhore.
Teksa foli në lidhjen “skype”, duke akuzuar qeverinë dhe evidentuar sukseset e tij gjatë qeverisjes tetë vjeçare të PD, vëmendjen e kanë tërhequr komentet, në adresën e tij në rrjetin social.
Ka qënë dhëndërri i tij Jamarbër Malltezi ai që e ka përshëndetur vjeherin e tij për “xhevahiret” që nxirrte në emision, me një dyzinë “emoji” me dy gishtat lart.
Dhe ne e mirëkuptojmë këtë përshendetje të Jamarbër Malltezit, pasi jo vetëm që e ka vjehër, por e bëri dhe milioner, duke i dhënë kompleksin “Partizani” badihava dhe pasuri të tjera. E katapultoi milioner nga hiçi/ TemA