Berisha në Mirditë: Rama ka korruptuar ambasadorët e huaj për të ruajtur pushtetin e tij! Reagimi për arrestimin e nënës lehonë: Nikolla t’i paguante gjobën nga rroga e saj

Berisha në Mirditë: Rama ka korruptuar ambasadorët e huaj për të ruajtur pushtetin e tij! Reagimi për arrestimin e nënës lehonë: Nikolla t’i paguante gjobën nga rroga e saj

Sali Berisha

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka vijuar me akuzat e tij ndaj kryeministrit, Edi Rama duke deklaruar se ky i fundit ka korruptuar ambasadorët e huaj në vendin tonë, për të ruajtur pushtetin e tij. Gjatë një takimi me simpatizantët demokratë në Mirditë, Berisha foli edhe për bordin e transparencës të krijuar për të mbajtur nën kontroll çmimet e produkteve dhe të karburanteve në Shqipëri.

Sipas tij, lufta në Ukrainë nuk ka pasur asnjë lidhje me Shqipërinë dhe efektet të cilat i ka vuajtur vendi ynë.

Ish-kryeministri, foli edhe për rastin e rëndë të ndodhur së fundmi në Shkodër ku një nënë lehonë, është burgosur nga policia 7 ditë pasi solli në jetë foshnjën e saj, vetëm se nuk pagoi një gjobë prej 250 mijë lekësh.

Ai tha se ministret e kabinetit Rama nuk kanë reaguar për rastin e rëndë, duke i akuzuar ato se janë transformuar nga vjedhjet që sipas tij kryejnë. Ndërsa kritikoi edhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla, duke i thënë kësaj të fundit se mund të kishte paguar gjobën e nënës lehonë duke i dhënë nga rroga e saj mujore.

“Po të shihni atë qeveri në pamje të parë qëndrojnë 12 zonja në pamje shumë të mirë. Por a foli ndonjëhëra prej tyre për nënën lehonë që hyri në burg. Po çfarë janë këto? A janë nëna këto? I transformon vjedhja që i bën të mos ndjejnë asgjë për askënd.

Kryetare parlamenti që pranon të burgoset një nënë lehonë për 250 mijë lekë, ajo duhet t’i çonte nga rroga e saj 20 herë ato lekë dhe jo ta pranonte një gjë të tillë. Këtyre qytetarët u duken qenie inferiore, të padijshëm, u duken se ashtu e meritojnë”-tha Berisha.

E pranishme gjatë takimit në Mirditë ishte e pranishme edhe ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli e cila u shpreh e bindur se Rithemelimi, do të fitonte të gjitha bashkitë e qarkut Lezhë. Berisha dhe Nikolla kërkuan që qytetarët të votojnë Albert Mylshin për kryetar të bashkisë së Mirditës në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:05
Topalli e bindur për fitoren e Rithemelimit në Lezhë: Në zgjedhjet e 14 majit fitojmë të gjitha bashkitë e qarkut

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli gjatë fjalës së saj para simpatizantëve demokratë në Shkodër, u shpreh e bindur se Rithemelimi do të fitojë të tri bashkitë e qarkut të Lezhës në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ajo foli edhe për gjendjen e rëndë ku ndodhet vendi, duke thënë se largimi i të rinjve, rrëzon çdo projeksion ekonomik. 

“Unë besoj se qarku i Lezhës do marrë të tre bashkitë. Kjo pritje e juaja këtu dhe ajo që i është bërë Berishës në qytetet e tjera, flet për një takim të madh që po ndodh në vendin tonë.  Në asnjë vend të botës nuk ka projeksion ekonomik kur zhvillimet demografike shkojnë si në vendin tonë.

Nuk ka dhimbje më të madhe të shohësh se qindra mijëra shqiptarë kanë ikur brenda këtyre viteve të fundit. Ne jemi një komb i vogël në numër. Përveç largimeve, edhe lindshmëria është në rënie. Një vend i tillë është i pashpresë nëse ata që mbesin këtu, nuk kanë kurajon për të përmbysur situatën”- tha Topalli.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Aga: 16/03/2023 11:04

    Shikoni Zhelefinën e shoqëris Shqiptare kjo zusk e ndyr sikur hapi partin e saj ku e ka ? Apo e pa që sdoli gjë e është zhgaravit mbas kryekriminelit hajdut Sali Bajgës. Sa tip i pështir do me çdo kusht ndonjë qoshe që të siguroi vjedhjen e radhës. Pty rac e pisët rac zhelefin.

    Përgjigju
  • Jimmy: 15/03/2023 21:13

    Doli prap ne skene kjo paftyresi!!kjo injorante!!si duket i ka mbaruar paret duhet te bej prap furnizim!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic