Shkodër/ Nëna lehonë në burg, 2 avokatët e saj: Të shtyhet ekzekutimi i vendimit pasi fëmija të bëhet 1 vjeç! Qytetarët ofrohen të paguajnë gjobën 250 mijë lekë

SHKODËR- Dy avokatët, Anton Kosteri dhe Edit Gyrcari kanë kërkuar që Diana Kolaveri Hoshi, nëna lehonë, të lirohet nga qelia dhe të kryejë dënimin pasi fëmija i saj të mbushë 1-vjeç.  Ata thonë se mbajtja e një gruaje lehonë, e cila ka vetëm 10 ditë që ka sjellë në jetë fëmijën, është e dëmshme si për beben, por edhe vetë shëndetin e saj.

“Nga ana tjetër, duke marrë parasysh rrethanat krejtësisht të paprecedenta në historinë e drejtësisë penale, ku një nënë lehonë burgoset vetëm 10 ditë pasi ka sjellë në jetë një fëmijë (për një vepër penale shumë të lehtë dhe që gjykimi i së cilës është zhvilluar në mungesë, pa dijeninë e saj), përmes kërkesës objekt që kemi dorëzuar në Gjykatë, ne kërkojmë që ndaj saj të merren disa masa pezulluese provizore për të ndaluar vijimin e ekzekutimit të tij, duke e shtyrë deri sa fëmija i mitur i sjellë në jetë të bëhet 1 vjeç. (...)Nga ana tjetër, nuk është e nevojshme të sqarojmë se burgosja e një gruaje lehonë (disaditëshe) dhe që duhet të ishte në regjim shtrati në shtëpi dhe të ushqente me gji të sapolindurin e saj, rrezikon që të shkaktojë dëme të pariparueshme shëndetësore deri edhe rrezikimin e jetës së vetë kërkueses”, thuhet në dokument.

Ata këmbëngulin që gruaja nuk kishte dijeni për dënimin.

“Kërkuesja Diana Bahçja (Hoshi) nuk ka pasur dijeni dhe nuk është njoftuar as për vendimin penal të themelit (dënimit) Nr. 1054, datë 18.06.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me të cilin është dënuar me gjobë dhe aq më pak për vendimin penal të konvertimit të gjobës në burgim me Nr. 113 A, datë 13.06.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në njoftim.

Avokatët thonë se çështja është emergjente, prandaj theksojnë se pezullimi duhet të ndodhë sapo kjo kërkesë të mbërrijë në tavolinën e gjyqtarit të shortuar. Nga ana tjetër, Report Tv ka mësuar se disa qytetarë janë shprehur të gatshëm që të paguajnë gjobën prej 250 mijë lekësh që është dënuar gruaja. 

Diana Kolaveri Hoshi është dënuar për braktisjen e fëmijës nga martesa e parë, por bashkëshorti i saj, Naim Bahçja pretendon se është detyruar të largohet pasi ish-bashkëshorti e dhunonte dhe nuk e lejonte të takonte vajzën. Pavarësisht pretendimeve të tij, faktet tregojnë se Diana Kolaveri Hoshi, me origjinë nga Mati është dënur nga Gjykata e Tiranës në qershor të vitit 2022, ndërsa vendimi është ekzekutuar nga Policia më 7 Mars të këtij viti. Në procesverbalin e oficerit gjyqësor që e ka firmosur dhe e dënuara thuhet se “gjyqtarja Ardiana Bera me kërkesë të prokurorit Endrit Bimi ka vendosur zëvendësimin e dënimit nga gjobë 250 mijë lekë në 1 muaj e 20 ditë burgim për akuzën “Braktisja e fëmijës”, parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:52
Arrestimi i nënës lehonë në Shkodër për gjobën e papaguar, Rithemelimi: Të lirohet menjëherë! Shtet i pamëshirshëm me të dobëtit

1678377895_finalprojekt.00013721.Still019.jpg

Rithemelimi ka reaguar lidhur me arrestimin e një nëne lehonë në Shkodër për gjobën prej 250 mijë lekësh që nuk e kishte paguar.

Në reagimin e bërë kërkohet lirimi i menjëhershëm i Diana Kolaveri Hoshit, duke konsideruar arrestimin e saj si një sjellje barbare ku shteti kërkon të shfaqë forcën me të dobëtit.

Reagimi i Plotë i Rithemelimit:

Policia e Shkodrës ka thyer një rekord këto ditë. Uniformat blu kanë shkuar me furgon, armë dhe pranga në fshatin Drisht të Postribës dhe ka bërë një arrestim, si në kohërat më të egra të diktaturës. Ato shoqëruan në qelitë e burgut Diana Bahçen, një grua të re, vetëm 7 ditë pasi kishte sjellë në jetë një fëmijë.

Gruaja-lehonë është arrestuar dhe burgosur pas një vendimi të Gjykatës së Tiranës, që e dënonte me 250 mijë lekë, shumë të cilën ia ka konvertuar në heqje lirie prej 1 muaji e 20 ditësh.

Foshnjës 7 ditëshe i duhet të presë edhe rreth 2 muaj të tjerë që të ketë pranë nënën.

Nuk kërkohet logjikë dhe as njohuri në mjekësi për të kuptuar padrejtësinë e dyfishtë të gjykatës dhe policisë ndaj nënës dhe foshnjës. Shkenca e mjekësisë na provon përhapjen e atyre që njihen si “trauma e passlindjes”, dhe rasti i nënës së re nga Drishti, klasifikohet si traumë e dyfishtë.

Përvec sjelljes barbare, pa marrë parasaysh ato që në jurisprudencë njihen si ‘rrethana lehtësuese’, në këtë rast shohim edhe njëherë dorën e verbër të një shteti që është i pamëshirshëm dhe katil me të dobëtit dhe lepur me të fortin.

Të mos harrojmë se në Shkodër janë më të fuqishëm kapot e bandave, se deputetët dhe ministrat. Janë këta të fundit që e monitorojnë policinë me kamera, në vend që të ndodhte e kundërta. Janë ata që lëvizin të lirë, vendosin taksat ndaj bizneseve, e me radhë. Policia dhe strukturat shtetërore të Edi Ramës rrinë e shohin, ose bëhen pjesë në ndarjen e plaçkës.

E kundërta ndodh kur nuhasin pafuqinë e të dobëtit. Policia dhe gjykata e narkoshtetit, papritur bëhen gardianë të rreptë të presjes dhjetore të ligjit dhe nuk të falin.

A është marrë parasysh rrethana lehtësuese e një lehone kur u arrestua Diana Bahçja? A ka patur psikolog, si në shoqërimin në qeli, por edhe më pas për nënën-lehonë?

A kanë shkuar në familjen Bahçja, ku i shoqi Naimi po kujdeset për një foshnjë disa ditëshe, punonjësit socialë? Këto janë pyetjet që administrata e një shteti serioz, që përkujdeset për qytetarët, dhe nuk i përndjek ata, duhet t’u japë përgjigje.

Partia Demokratike i bën thirrje gjykatës që të lirojë menjëherë nënën e re, në mënyrë që ajo të mund të ushqejë dhe të kujdeset për foshnjën e sapolindur. Bërja e drejtësisë nëpërmjet një padrejtësie më të madhe është një krim i vërtetë.

B.K./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aron: 16/03/2023 13:32

    Ky arrestim i kesaj nene lehone eshte bere qellimisht dhe pikerisht ne Shkoder per ta perdorur politikisht nga keta te opozites se mbaruar. Dihet qe "drejtesia" eshte e kapur akoma nga Saliu dhe Meta e aq me teper ne vende si Shkodra. Jini pak me te kapshem.

    Përgjigju
  • Shkopi: 16/03/2023 04:10

    Ndersa krimineli nga Kukesi del nga burgu, dhe gejndet ne arrati, nje nene i mohohet e drejta te qendroje me femijen 10 ditesh. Shpresoj qe gjyqtarja e pashpirt, me nje shpirt sketerre, dhe prokurori i nxire nga urrejtja per njerezit qe gjykon, t'i pergjigjen dhe te paguajne per gabimet e tyre.

    Përgjigju
  • Iris: 16/03/2023 02:06

    Para disa ditesh, Vjola Sterjo,mashtruesja qe kishte mashtruar disa biznese e u kishte zhvatur para, e liruan se duhej te kujdesej per femijet e gjoja na qenkesh e semure,kurse kjo nene qe sapo ka sjelle ne jete nje foshnje,qe eshte e varfer dhe s'ka bere asnje krim te rende per t'u denuar me burg po e mbajne padrejtesisht ne burg,per te mos folur per ate gangon qe i bene atentat ne lokal ku u plagosen disa veta e u vra nje e pafajshme, qe ja kishin kthyer burgimin ne /arrest shtepie/ se e vriste dysheku i burgut! Turp per drejtesine qe jep keto lloj vendimesh!

    Përgjigju
  • .Meri: 15/03/2023 21:52

    Drejtësi e Turpit....,bëhen të forte me të dobëtit,dhe bëhen të dobët me të fortit.Këta gjyqtar nuk po dënojnë vetëm këtë nënë por,edhe nji femij të porsa lindur,që nuk ka bër asnji fajë,që të mos lejohet të ushqehët me qumshtin e nënës.Turp.....mëkatar....

    Përgjigju
  • Dordomusi: 15/03/2023 18:54

    Hajde Shkodra nje protest nga ato alla Luiz taka taka shpejt

    Përgjigju
  • Tahipi: 15/03/2023 16:21

    Vaj medet ku jetojm

    Përgjigju
  • Roni: 15/03/2023 16:16

    Sa te pafytyre e çnjerëzore mund te jene kta gjykatësit shqiptare. Nxjerrin jashte vrasësin e fusin ne burg nenen me beb 10ditesh. Spaska fund poshtërsia ktu ne kte vend

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 15/03/2023 17:57

      Kjo eshte drejtesia e gjyqtarve dhe prokuroreve qe moren dipllomat te plepat e sales ,turp ,te futen ne burg gjyqtari dhe prokurori qe kane shqyrtuar kete ceshtje ,ju vrafte zoti per keto vendime qe jepni .

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?