Berisha ‘non grata’ nga Britania, Baçi: S’ka pasur fakte, shpifje! Muça: Sot s’dha asnjë provë, vetëm sulmoi Carlo Bollinon e mediat për investigimet serioze

TIRANË- Sulmi i kamufluar si fakt, ka qenë strategjia e vjetër e prezantuar si e re nga ish kryeministri Sali Berisha për të argumentuar damkosjen ‘Non Grata’ nga vendet më të zhvilluara të globit SHBA e Britani e Madhe. Për të justifikuar akuzat për minim demokracie e korrupsion madhor, Berisha sot prezantoi një raport ku sulmonte median e lirë Shqiptarja.com e Report Tv dhe botuesin Carlo Bollino.

Këtë strategji evidente për të bërë ‘skup’ të Berishës, edhe deputetët e tij e përcollën si fakt, madje të pa argumentueshëm. I ftuar në Studio Live me gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj, deputeti i Berishës Luan Baçi mohon të ketë pasur një sulm ndaj medias së lirë, por një rreshtim faktesh konkrete, që sipas tij Britania na qenka shumë e ‘kompleksuar’ për ta pranuar. Madje sipas Baçit, aq të forta qenë ‘faktet’ e Berishës, sa nëse Britania do e kundërshtojë, do u bjerë reputacioni.

“Unë isha te konferenca që mbajti Berisha. Pashë rreshtim faktesh dhe argumentesh të marra nga Mbretëritë e Shteteve të Bashkuara. Janë të gjitha faktet për të shpallur non grata Berishën. Aty nuk ka asnjë sulm. Këtu nuk shikoj sulm. King Smith e akuzoi për korrupsion politik, fakti është ky, ja ku është duket. Ai ka dezinformuar në mënyrë të qëllimtë për të marrë një vendim nga qeveria e shtetit tënd për të shpallur non grata një person. Se kuptoj pse s’del ambasadori ta kundërshtojë. Ajo nuk është shpikje, është fakt konkret. Nëse ata marrin një vendim ndryshe, atyre (Britanisë) u bie reputacioni.”- tha deputeti Baçi në Report Tv.

Ky pretendim i Baçit, është kundërshtuar nga gazetari Flogert Muça i cili u shpreh se Berisha jo vetëm që nuk ka sjellë sot asnjë fakt, përveçse ka sulmuar botuesin Bollino dhe investigimet që janë kryer ndaj tij.

“Berisha është nën akuzë nga SHBA si minues i demokracisë, kapje të shtetit dhe për korrupsion madhor. SHBA, Irlanda, MB, Australia dhe Kanadaja kanë një pakt që kur një prej tyre shpall non grata e zbatojnë dhe të tjerët. Pavarësisht investigimit, ka institucione SHBA dhe Mbretëria që vërtetohet vërtetësia e tyre. S’i ka lënë mendja ata. Berisha nuk ka sjellë sot as një fakt që përgënjeshtron Bollinon apo BIRN dhe investigimet e tij. Ai vetëm ka dalë dhe ka sulmuar të gjitha investigimet që janë bërë prej tij.”- thotë Muça.

Pas këtij këndvështrimi, deputeti i Berishës ka debatuar me gazetarin, pasi sipas tij investigimet ndaj Berishës janë hamendësime e thashetheme, aq sa edhe ka dyshuar institucionet ndërkombëtare. Muça vijon të këmbëngulë se Berisha sot nuk ka dhënë asnjë fakt përveç asaj që bën gjithnjë, sulmojnë ata që e kritikojnë.

Pjesë nga debati:

Baçi: Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar ato ka dërguar. Çfarë nga ato akuzash ti i shikon si serioze që të shpallen non grata. O Flogert, ftillohu se të duhet se je gazetar.

Muça: Kanë institucione ata. S’janë shtet i krijuar dje.

Baçi: Sot s’ke argument të flasësh, sot i ke mbi tavolinë. E quaj të shteruar të paktën shpalljen non gata nga Britania.

Muça: Unë dua të besoj Britaninë e madhe dhe investigimet, ti beson Berishën, është e drejta jotë.

Baçi: Ato janë hamendësime, unë nuk i quaj sulm zgjedhjen e një argumenti që kundërshton një shpifje apo thashetheme. Ai i nxori këto para gazetarëve jo nëpër kafene.

Muça: Po i tha sepse ka hall dhe e kuptoj.

Baçi: Kur s’ke argumente mos bëj avokatin mbrojtës.

Muça: Sot s’ka thënë asnjë fakt. Sot ka sulmuar të gjitha mediat se janë të kapura nga Soros ndërsa Bollinon e ka cilësuar si komplotist gjithashtu sulmoi dhe Bashën.

Ditën e sotme Sali Berisha, publikoi një material 25 faqe mbi ku parashtronte versionin e tij për raportin e Britanisë së Madhe për shpalljen non grata.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artur: 17/07/2023 21:34

    O psikopat pse flet idiotlliqe o baçi a je ne rregull o idiot ti me saliun ke Dale ne nokdown o baçi dhe ti duhet te paguhesh si agjent se ska mundesi per 30 vjet saliu eshte komplet I korruptuar siç jeni te gjithe ju

    Përgjigju
  • Saliu: 17/07/2023 19:12

    Na re baci kake maci.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor s’nis kimioterapinë pasi QSUT s'ka ilaçin, Agjencia e Barnave për Report Tv: ‘Actinomycin D’ mungon në treg prej 2006, duhet ta sigurojë Ministria e Shëndetësisë

2-vjeçari me tumor s’nis kimioterapinë pasi QSUT s'ka ilaçin, Agjencia e Barnave për Report Tv: ‘Actinomycin D’ mungon në treg prej 2006, duhet ta sigurojë Ministria e Shëndetësisë