Berisha ‘non grata’? Rama: Për mua rëndësi ka puna për mandatin e tretë! I vendosur të nis një rrugë të re komunikimi publik pasi është kthyer politika në telenovelë rraskapitëse

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë vendimin e SHBA, për të shpallur ‘non grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha. Kreu i qeverisë zgjodhi që të injorojë komentet, ndërkohë që nënvizoi se është i vendosur që të nisë një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik dhe që të shmangin të gjitha aspektet që e kanë kthyer për shumë vite jetën politike në vend në një telenovelë rraskapitëse.

‘Jam 100% i fokusuar tek punë ne se kemi ndalur punë asnjë ditë gjatë fushatës dhe pas fushatës se s’ka kohë për pushim. Jam i vendosur që ne të nisim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik dhe të shmangim të gjitha ato aspektet që e kanë kthyer për shumë vite jetën politikë të vendit në një telenovele rraskapitëse. Për mua ka shumë më tepër rëndësi sesa vaksina kryhen gjatë ditës, sa përparojnë kantierët e ndërtimit, sesa angazhimet tona përmbushen pak nga pak, e hap pas hapi me të gjitha vështirësitë. Ne jemi duke punuar intensivisht për mandatin e tretë dhe do të dalim para shqiptarëve me programin e angazhimeve konkrete me kongresin tonë të 12 qershorit.’- tha Rama.

Rreth një javë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli ‘non grata’ ish-kryeministrin dhe ish presidentin Sali Berisha së bashku me familjen e tij, si të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”.

SHBA e akuzoi Berishën se ka përdorur retorikën e tij për të mbrojtur veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politik nga hetimet e pavarura antikorrupsion dhe masave llogaridhënëse. Sekretari amerikan i shtetit teksa bëri të ditur vendimin e SHBA garantoi se amerikanët do të jenë të bashkuar kundër korrupsionit me partnerët në Shqipëri, ndërsa theksoi se Berisha kanë minuar demokracinë.

Sakaq ish-kryeministri Sali Berisha ngriti një padi ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken për shpifje. Berisha shpërtheu në akuza akuza kundër aleatit më të rëndësishëm të Kombit Shqiptar dhe tha se do të hedhë në gjyq numrin 3 të administratës, për shpifje, përmes avokatit francez Jean-Yves Le Borgne, një ndër më të kushtueshmit dhe këtë padi e ka ngritur në gjykatën Korreksionale të Parisit, pasi Berisha e cilësoi Francën si një vend neutral në lidhje me këtë çështje.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë