Berisha nuk heq dorë nga skenaret e dhunës, nxit emigrantët: Gjuani me vezë dhe domate punonjësit e ambasadave shqiptare

Berisha nuk heq dorë nga skenaret e dhunës, nxit emigrantët: Gjuani me vezë dhe domate punonjësit e ambasadave shqiptare

Sali Berisha

Pa kaluar as 2 javë, kur GJKKO ndryshoi masën e sigurisë, duke e liruar nga 'arresti shtëpiak' kryetari i PD-së Sali Berisha bën thirrje për skenare dhune.

Në një konferencë për media Berisha, ditën e sotme u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që jetojnë nëpër botë të protestojnë jashtë ambasadave shqiptare, pasi sipas tij këto të fundit kanë hyrë në fushatë krah kryeministrit Edi Rama.

'Ambasadat janë në një veprimtari elektorale të ethshme. Ndaj unë u kërkoj degëve të PD kudo që janë të organizojnë manifestime dhe demonstratat më të rrezikshme para narkoambasadave të narkorepublikës së Shqipërisë. Kudo, në çdo shtet, të mobilizojnë gjithë forcën e tyre, të përdorin vezë dhe domate kundër selive dhe punonjësve të ambasadave të implikuar në veprimtari kriminale elektorale, të ndaluar me ligj.

Po kështu të shënjojnë, të krijojnë librin e zi, në të cilin do regjistrojnë çdo akt që vjen në kundërshtim me kodin zgjedhor dhe Kushtetutën e vendit, emrin, funksionin, detyrën dhe aktin që kryen punonjësi i dhënë. Qeveria, në kundërshtim flagrant me kodin zgjedhor, është lëshuar e papërmbajtur, e tmerruar në një seri vendimesh, që të gjitha me qëllime elektorale. Garantoj përfituesit e tyre se do trajtohen si bashkëautorë në një krim të rëndë elektoral. Të lexojnë kodin dhe të mos bëhen bashkëautorë të një bande kriminale që nuk njeh ligj, as Kushtetutë', tha ai. 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është marr si i pandehur nga organet e drejtësisë dhe së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, po hetohen nga SPAK lidhur me procedurat për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Në dhjetor të vitit 2023, Berishës iu caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi më parë shpërfilli masën e detyrimit të paraqitjes. Por, pas 331 ditësh në arrest, më 27 nëntor GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Sali Berishës duke e lënë të lirë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:38
Mbeti non grata, Sali Berisha pranon humbjen e betejës ligjore me Britaninë e Madhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pranuar humbjen e betejës ligjore në Angli lidhur me shpalljen e tij non grata.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se kërkesa nuk ishte për të hequr statusin ‘non-grata’ të shpallur dy vjet më parë, por për të kundërshtuar procedurën e ndjekur. Ai paralajmëron se do t’i drejtohet Strasburgut.

“Kërkesa ime nuk ka qenë për heqjen e non gratës por për mosndjekjen e procedurës. Kjo tani më hap mua rrugën që avokatët e mi të merren me ndjekjen e mundësisë për në Strasburg. Ky proces i cili diskretiton çdo vend të lirë, që unë të padisja për shpifje sikurse veprova me sekretarin Blinken. Ata kanë bërë shkelje të rënda procedure. Avokatët nuk kanë kthyer akoma një përgjigje përfundimtare nëse përputhet me veprimtarinë e Strasburgut apo jo. Në princip po, por duhet ta elaborojnë më shumë”, u shpreh Berisha.

Ora 14:44
Konflikti në Kushtetuese/ Berisha mbron Holta Zaçajn, sulmon kryetarin e Gjykatës së Lartë: Narkoshtet

 

Kreu i PD Sali Berisha ka marrë në mbrojtje kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.

Ai tha se Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, shkeli ligjin kur nisi procedurat për ta zëvendësuar Zaçajn.

Berisha e konsideroi drejtësi bandash dhe narkoshtet.

'Ku shkruhet që Gjykata e Lartë shpall vakancën e Gjykatës Kushtetuese. Është si me thënë, Apeli shpall vakancën e Gjykatës së Lartë.  Kjo është drejtësi, çfarë ti thuash, bande. Sadushi, se ku është problemi, problemi është i fortë. Zonjës në fjalë i mbaron mandati në 31 dhjetor, ajo e ka shprehur këtë dhe normalisht Gjykata Kushtetuese duhet të shpallë vakancën se ja ka lënë ligji.  E shpall Sadushi, kryetar i KED-së, dëgjojeni pak se është e bukur, kryetari  KED-it. KED-i është institucioni kushtetues që i propozon, pasi i shqyrton kandidaturat, Gjykatës së Lartë.

 Sadushi nga njëri funksion duhet të japë dorëheqjen. Por ku e le Xhafaj me dhënë dorëheqjen. Ai do me çdo kusht dhe thotë, jo, skadon në Mars, në mënyrë që ti kapë vetë ai të 3 kandidaturat. Ajo skadon në 31 dhjetor dhe kjo e ka në rregull. Viti nuk mbaron në mars, por në 31 dhjetor. Është një zhvillim tipik i narkoshtetit, ku Sadushi i propozon Sadushit dhe nuk besoj se ka nevojë për koment tjetër.  Sadushi i KED-së i propozon Sadushit të Gjykatës së Lartë. Kjo është drejtësia e Xhorxh Sorosit. Narkodrejtësia', tha ai. 

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tavuri: 13/12/2024 15:10

    Po Kryekriminel si urdheron.Ne vend te tune d'ergo Stresin e rracen e Azem Hajkarit.

    Përgjigju
  • ylli: 13/12/2024 14:38

    ky eshte komplet hajvan....si ka mundesi qe ky merr vota....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Flet 17 vjeçari që u plagos nga shoku i klasës brenda në shkollë: Mësuesja më shpëtoi! Tregon si ndodhi (VIDEO)

Ekskluzive/ Flet 17 vjeçari që u plagos nga shoku i klasës brenda në shkollë: Mësuesja më shpëtoi! Tregon si ndodhi (VIDEO)