Partia Demokratike i ka derdhur strukturat e saj në Bulevardin Dëshmorët e Kombit për t’ju bashkuar protestuesve, por thirrja “Rama në burg, Berisha në burg”, duket se do ta mbajë gjatë të distancuar nga sheshi kreun e saj Sali Berishën.
Gazetarët: Ju vetë a do t’i bashkoheni protestës?
Sali Berisha: Jo, sepse nuk është partiake. Unë jam partiak. Kjo është e vërteta dhe unë nuk dua kurrë që ato ngjyra që i kanë dhënë qytetarët t’ia prek. Çdo demokrat aty është pa asnjë simbol partiak. Të respektojmë këtë, të mësohemi të respektojmë këtë dukuri madhështore të paparë në Shqipëri.
Ai thotë se shpreson që arritja finale e protestës të jetë qeveria teknike.
“Një qeveri teknike, e cila përgatit zgjedhjet e lira, do të ishte zhvillimi më i madh, më i rëndësishëm i kësaj proteste”, tha Berisha.
Nga SPAK, ku ishte në zbatim të masës detyrim paraqitje për aferën partizani kreu i PD komentoi edhe largimin nga grupi parlamentar i PS, të deputetes së Shkodrës Marjana Koçeku, duke thënë se nëse ky akt lidhet me protestat është akt për t’u përshëndetur.
Komente










RAMA NE BURG,,BERISHA NE BURG....
PërgjigjuO Salih, rri e shijo miljonat qe ka vene familja jote ne kurris te ketij vendi. Dil ne pension e kaloi ato vitet e fundit ne lalez. Shijo natyren. Shijo detin e familjen. Na e bej kete nder se boll e nxive kete vend. Te pakten ty mos te te kemi ne qaf, sepse keshtu shpirrim dhe kete gjatoshin. Lerja vendin t rinjve qe skane bere shkolle komunizmi e skan qen antare te PPSh dhe as agjent te UDB.
Përgjigju