Berisha para protestuesve: Parlamenti është kthyer në bunker të fjalës së ndaluar! Këta i urrejnë qytetarët, i takojnë vetëm 1 herë në 4 vite

 

Sali Berisha ka mbajtur fjalën para protestuesve duke thënë se parlamenti është kthyer në bunker të fjalës së ndaluar dhe akuzon qeverinë se futen në xhepat e qytetarëve. Po ashtu thekson se anëtarët e mazhorancës i urrejnë qytetarët dhe i takojnë vetëm një herë në 4 vite kur duan votën.

“Ju protestoni sot për çdo shqiptar i cili ka në vetëdijen e tij të çmuara idealet e lirisë. Ju protestoni këtu sot për çdo shqiptar dhe protestoni për çdo shqiptar i cili beson se parlamenti duhet të jetë tempulli i demokracisë dhe jo bunkeri i fjalës së ndaluar. Ju protestoni sot për çdo shqiptar, i cili beson pavarësisht se për cilën forcë politike ka votuar, por beson se aty në parlament, ata që përfaqësojnë opozitën janë për t’ia thënë të vërtetat në sy qeverisë. Ju protestoni sot për të gjithë ata shqiptarë të cilët dëgjojnë për një mori të pafundme aferash dhe duan të dinë të vërtetën e vjedhjeve të këtyre qeveritarëve, protestoni për të gjithë ata shqiptarë, të cilët pavarësisht nga bindjet politike shkëpusin nga vetja bijtë e zemrës dhe i nisin në vendet e huaja. Ju protestoni sot për të gjithë shqiptarët që duan të besojnë se Shqipëria është vend i bekuar. Ky është revolucioni i shqiptarëve, jo i PD.

Pse ky parlament nga tempull i fjalës së lirë është shndërruar në bunker të fjalës së ndaluar? Shumë thjesht, çdo hajdut që të futet në shtëpi për të vjedhur, nëse e kap në flagrancë tenton dhe të të vrasë. Këta në shtëpitë tona nuk futen direkt si banda, por në xhepat tona, taksat tona, këta vjedhin natën e ditën, vjedhin në terr, në mesditë, çdo javë e muaj. Njëlloj si hajdutët që futen në shtëpi me urrejtje, i urrejnë qytetarët. Asnjëherë s’takohen me qytetarët”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Pak protestues para Kuvendit, Report Tv sjell pamjet me dron! Berisha: Në 2 mars, Ramës i shkojmë në Surrel nëse nuk vjen në parlament! Meta: Do rivendosim llogaridhënien


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën