Edhe pse i vetëdijshëm që është pjesë e sekretit hetimor, Sali Berisha bëri publik nga SPAK një dokument të dosjes, pjesë e hetimit ndaj Irena Gjokës, në të cilën paraqitet dëshmia e gjyqtares pas kallëzimit nga PD se nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit, një vendim gjyqësor shtetit grek në 2005 për falsifikimin e pasaportës.
Dëshmia në të cilën, Irena Gjoka thotë se nuk ka qenë në dijeni të asnjë procesi penal ndaj saj në Greqi, Berisha thotë se nuk është firmosur nga 2 hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët e kanë marrë në pyetje.
Gjyqtarja, të cilën e akuzon për ndryshim gjeneralitetesh, e pranon që 3 pasaporta i ka marrë gjatë qeverisjes së tij pa i deklaruar të humbura, duke pranuar se pushteti i tij nuk ishte krejt i pafajshëm.
Sali Berisha: A e dini ju që Irena ka marrë tre pasaporta nga viti 2004 në 2007? Ndërrimi i pasaportave, ndërrimi i emrave ka qenë profesioni i saj.
Gazetarët: I paska bërë në qeverinë tuaj.
Sali Berisha: Po pse, krejt pa mëkate fare ka qenë qeveria ime, thua ti? Po ka ndodhur, ajo ka korruptuar, ka korruptuar ndonjë ajo? Pa diskutim.
Por teksa publikon pa hezitim pjesë nga dosja e hetimit për Irena Gjokën, për dosje të tjera të korrupsionit qeveritar, Berisha heziton të publikojë fakte. Për rastin e dosjes Balluku, justifikohet se: “Aty ka bashkëpunëtorë të drejtësisë dhe unë në asnjë rrethanë nuk pranoj kurrë që ata të tradhtohen. Për mua bashkëpunëtorët e drejtësisë janë njerëz shumë të çmuar, pavarësisht se kanë bërë gabime”.
Ish-kryeministri Sali Berisha ishte në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje, i pandehur për korrupsion në aferën Partizani. Nga dyert e drejtësisë, shmangu komentet për zgjedhjet pa garë për kreun e PD-së.
“Shumë bukur. Së pari, edhe një herë, Partia Demokratike… po sikur ta lëmë për jo këtu”, tha ai.

Edhe pse me akuza për gjyqtaren Irena Gjoka që e quan “Irena me shumë mbiemra” duke thënë se ka ndërruar “3 herë pasaportën”, Sali Berisha pranoi se këto kanë ndodhur gjatë qeverisjes së tij. Ndërsa sot akuzon qeverinë se është e korruptuar, kryetari i PD tha se edhe në të tijën ka ndodhur e njëjta gjë.
Sali Berisha: A e dini që Irena ka marrë 3 pasaporta nga 2004-2007? Ndërrimin e mbiemrave dhe pasaportave e ka profesion.
-E paska bërë në qeverinë tuaj.
Sali Berisha: Pse, pa mëkate fare ka qenë qeveria ime thua ti? Ka korruptuar.
Komente










