1764711003_Sequence01.05094420.Still279.jpg

Kreu i PD Sali Berisha nga takimi me bazën demokrate në njësinë 9, tha se PD duhet që të riorganizohet.

Ai tha se ndryshimi kërkon angazhimin e të gjithë demokratëve. Berisha kërkoi që fokusi të jetë në denoncimin e farsës elektorale.

'PD do të riorganizohet dhe ripërtëritet dhe për këtë kërkohet kontributi i secilit prej jush, sepse këtë se bëjë dot as unë i vetëm dhe as tjetri, po se bëri secili nga ne. Të gjithë duam të shohim njerëz të rinj në krahun tonë dhe duhet të shohim cilat vlera mund ti ofrojë unë PD. Secili duhet të thotë ca hapësire duhet që të krijoi unë më shumë. Në kushtet e diktaturës autoritare ne jemi në mision për ta rrëzuar këtë diktaturë dhe për këtë duhet kontributi i secilit prej jush. Keni bërë dhe po bëni sugjerime të çmuara që s’do të bien në veshë të shurdhër. Duhet të merremi me denoncimin e farsës elektorale. Kemi paraqitur krimin zgjedhor’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Nisi ciklin e foltoreve nga Tirana, Berisha: Do fillojmë analizën paszgjedhore, s'duhet të shndërrohet në gjueti shtrigash! Jemi në fazën e betejës vendimtare