Berisha për TV-Iranian: SHBA është fuqi kolonialiste, kisha ortodokse me mafian kontrabanduan naftën

Berisha për TV-Iranian: SHBA është fuqi kolonialiste, kisha ortodokse me mafian kontrabanduan naftën

Berisha në intervistë për tv iranian

Materiali që Hashtag.al prezanton sot, lyp një parantezë për shpjegimin e kontekstit. Jemi në vitin 2023, Berisha është shpallur non-grata në SHBA dhe së fundmi ai ka pajtuar një kompani lobimi për të hetuar dosjen dhe shkaqet që sipas tij çuan në shpalljen e tij non-grata.

Hashtag.al ka mësuar së fundmi se pjesë e materialit të dosjes “non-grata” është dhe një video me intervistën e dhënë nga Berisha në Tiranë në Mars-1997 për televizionin shtetëror iranian, i cili në atë vit kishte nisur transmetimet në nivel ndërkombëtar. Kjo intervistë u publikua në Iran dhe mendohet se të parët që e dokumentuan ishin autoritetet e inteligjencës izraelite, të cilët e cilësuan si tepër shqetësuese.

Duke qenë se në intervistë Berisha përmendte dhe Bosnjën, gazetarët iranianë ia dhanë pjesën ku përmendej Bosnja kolegëve të tyre në Sarajevë, editorëve të revistës boshnjake “Ljiljan”, një revistë kjo e krahut mysliman të Bosnjës.

Në kohë rekord intervistën e revistës boshnjake e siguroi Et’hem Haliti. Ai e përktheu brenda ditës dhe më pas e dërgoi në revistën “Rimëkëmbja”, publikimi në shqip u realizua më 29 prill 1997. Pikërisht në arkivën e kësaj gazete e ka gjetur dhe Hashtag.al këtë intervistë të harruar dhe thuajse të panjohur në Shqipëri. Pohimet që Berisha u ka bërë gazetarëve dhe televizionit iranian, janë drastike, thuajse të pabesueshme.

Le të rendisim disa:

–Fuqitë kolonialiste (me në krye SHBA-të) shkaktuan rrëmujën në Shqipëri dhe luftën në Bosnjë.

-Kisha orthodhokse bashkë me mafien organizuan furnizimin me naftë dhe thyerjen e embargos në Ish-Jugosllavi.

-Berisha pohon se e lejoi kontrabandën e naftës sepse ndihej inferior nga presioni (sipas tij anti-musliman) i vendeve perëndimore.

-Firmat piramidale u stimuluan nga bankat evropiane dhe sidomos nga bankat amerikane.

-Amerikanët kërkuan Limanin e Durrësit për bazë ushtarake në këmbim në anëtarësimin e Organizatës së Partneritetit për Paqe (NATO), por i kishin mashtrime.

Të gjitha këto pohime kaq të rënda të Berishës për televizionin iranian, në fakt janë një truk i ftohtë i tij, për të gjetur mbështetje ku të mundej në botën muslimane  në kulmin e luftës së tij me amerikanët në vitin 1997.

Ky botim i Hashtag.al nuk synon absolutisht të cenojë ndjenjat e asnjë komuniteti fetar, pasi kjo intervistë duhet kuptuar si një teknikë e dëshpëruar dhe makiaveliste e Berishës. Këtë e vërteton lehtësisht dhe periudha pas vitit 2005, kur Berisha bëri ujdi sërish me amerikanët dhe në disa deklarata të përsëritura e ka quajtur regjimin në Iran si “regjim nazist”.

Por me sa duket amerikanët operojnë me metodën “vazhdojmë, por shënojmë”, ia kanë mbajtur shënim dhe “futur në dosje” këtë intervistë tepër kompromentuese që Berisha ka dhënë në vitin 1997. 

**************

BOTIMI I ORIGJINALIT:

Në kuadrin e partneritetit për paqe, kërkoi limanin e Durrësit për bazë ushtarake

(Marrë nga revista javore “Ljiljan”, nr.222, datë 23 Prill 1997, Sarajevë)

Në kohën e kërkesave më të ashpra nga bota që të japë dorëheqjen presidenti i Shqipërisë Sali Berisha pas një heshtjeje të gjatë i dha një intervistë RTV Iranian.

RTV-Iranian: A është e vërtetë se Administrata e Klintonit ka kërkuar dorëheqjen tuaj?

Berisha: “…Fatkeqësisht, sot si nocioni ekstremizmit islamik është bërë alibi përfituese me të cilën operojnë fuqitë e mëdha. Këtë alibi ata e shfrytëzojnë për qëllimet dhe idetë e tyre kolonialiste. Shembulli më i mirë për këtë është situata aktuale në Shqipëri. Edhe këtu është fjala për aktorë të njëjtë, domethënë ata të cilët shkaktuan luftën në Bosnjë…

RTV-Iranian: Sipas mendimit tuaj, kush qëndron pas ngjarjeve në Shqipëri?

Berisha: …Askush akoma nuk e di se çfarë janë duke përgatitur fuqitë e mëdha për këtë vend. Në ribotimin e përkthimit të Kur’anit në gjuhën shqipe i cili u bë para katër viteve më Egjipt, në parathënien e shkruar nga një mendimtar egjiptian, tërhiqet vërejtja për rrezikun që u kanoset shqiptarëve myslimanë. Ne atëherë nuk lejuam që paralajmërimet e tij të publikoheshin, sepse kishim frikë se kjo mund të shkaktonte përçarjen në mes myslimanëve e pjesëtarëve të besimeve të tjera në Shqipëri. Shumë herë policia na ka njoftuar se Kisha Ortodokse në bashkëpunim me mafjen ka shkelur embargon kundër Jugosllavisë. Naftën për në Jugosllavi e transportonin nëpër territorin tonë, ndërsa neve nuk kemi dashur të ndërhyjmë dhe i kemi mbyllur sytë ndaj asaj shkeljeje flagrante nga frika e reaksioneve negative. Situata ishte shumë delikate.

RTV-Iranian: Sipas mendimit tuaj kush qëndron pas firmave piramidale?

Berisha: Shumë banka Evropiane dhe të tjera i kanë mbajtur këto firma në mënyrë të veçantë SHBA-ja, ajo nga njëra anë kërkonte prej nesh të heqim dorë nga limani i Durrësit, me qëllim që të vendoste bazat ushtarake të cilat do t’i shërbenin për inspektimin e fluturimeve mbi territorin e Bosnjë-Hercegovinës dhe për këtë ata na premtuan anëtarësimin në Partneritetin për Paqe. Për fat të keq, as që bëhet fjalë për anëtarësim për Partneritet për Paqe, për ndihmë, ndërsa ata tani kërkojnë dorëheqjen time…

Përktheu nga  boshnjakishtja: Et’hem Haliti

 (Shkodër, 23.04.1997)

Gazeta “Rimëkëmbja”, nr. 9(88) datë 29 Prill 1997, faqja.4.

Marrë nga Hashtag

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:09
Deklaratat tronditëse për Tv-Iranian, zëdhënësja e Berishës: Shpifje! Balla-Basha janë tërbuar se u ekspozuan vizitat e fshehta të Veliajt

1682863838_florianagaro.jpeg

Zëdhënësja e Sali Berishës ka reaguar për t’i dalë në mbrojtje pas deklaratave tronditëse që bëri  në intervistën e dhënë më Mars-1997 për televizionin shtetëror iranian. Për të jusitifkuar pohimet që duken të pabesueshme, Floriana Garo thotë që gjithçka është shpifje që bëhet pasi Berisha ka ekspozuar lëvizjet e Veliajt.

“Një deklaratë të tillë Berisha nuk e ka bërë kurrë, përkundrazi, ai ka deklaruar se SHBA-të kanë kontribuar palcërisht në shembjen e sistemit kolonial.

E vërteta:

Nuk është hera e parë që shërbimet iraniane dhe vegla të tyre në Tiranë bëjnë ndaj z.Berisha shpifje të tilla apo të ngjashme me këto. Por, rikujtoj këtu kur z.Berisha krahasonte Ahmedinaxhadin me Hitlerin për deklaratat e tij për zhdukjen e Izraelit, Veliaj bënte vizita të fshehta në Iran dhe shërbimet iraniane fabrikonin deklarata të pavërtata ndaj tij. 

Kësaj rradhe Balla-Brava dhe shërbimet iraniane jane të tërbuar se z.Berisha ka ekspozuar Erion Veliajn, vizitat e fshehta të tij në Tehran dhe lidhjet e tij me paratë e Pazdaran.

Garantoj se lidhjet e errëta te Veliajt me Iranin dhe sipërmarrjet e lidhura me djegësat do të zbardhen plotësisht”, thuhet në reagimin e zëdhënëses së Berishës.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Salih cubi dhe 40 hajdutët: 01/05/2023 15:13

    Pritëni tani rastin për deklarata të forta kundër Iranit nga Salehi

    Përgjigju
  • Scutari: 01/05/2023 10:21

    Rroftë Grupi Komonist i Shkodrës dhe i Korçës bashkë!!

    Përgjigju
  • Iris: 01/05/2023 01:27

    Dhe kjo ishte vetem nje interviste e rendomte ne median iraniane,imagjinoni cfare mund te kete biseduar e rene dakord me Milloshevicin ne takimin sekret te Ohrit,deshmimtarin e vetem e rastesor te te cilit, Remzi Hoxhen,u kujdes t'a zhdukte per te mos lene asnje gjurme!!!

    Përgjigju
  • Populli: 30/04/2023 21:44

    Rob**r burr, njeri i zi, me gjak te prishur

    Përgjigju
  • Edi: 30/04/2023 17:02

    Shume e vertete fuqi konolialiste eshte mjafton te shikosh cfare beri me operacionin “Pranvera Arabe” qe shkaterroi perfundimisht gjithe sistemin ekonomik duke i shkaterruar dhe grabitur vendet arabe !! Ku shkel Amerika nuk mbin me bari …. Amerika shkaterroi Shqiperine me reformen ne drejtesi ku nen drejtimin e fondacionit “Sorros” i grabisin Shqiperise miliarda Usd cdo vit !!! Ai sitem i kalbur mban ne jete kusarin Edi Rama bashke me Lal hajdutin !!!

    Përgjigju
    • S.Krasniqi: 01/05/2023 09:19

      Shif çfarë bëri Amerika në 1999,çlirojë Kosovën nga pushtimi serb. Ik or palaqo.

  • [<>]: 30/04/2023 14:50

    Berishen e votova vetem ne 92 kur u permys komunizmi dhe jo ma,por nuk mud ta kuptoj ne dit te sodit sesi munet nje njeri normal me sy ne ball nese ka jetu ne Shqipni dhe te votojn persri ose ti shkojn ne miting me duket e tmerrshme.Berisha asht FATKEQSIA e KOMBIT SHQIPTAR qe do mahet men BREZ mas BREZI vetem per keq,ja ky shkrim qe del per her te pare nga TV IRANIIAN 97 nuk ka nevoj per koment.SHBA i ka te tana me dokumenta qe e nxorri NONGRATA,ky e futi me te padrejte Shqipnine ne konferencen islamike vetem me shku kundra rrymes Amerikane edhe sot lufton me XHAKETAT e VJETRA si ILIR META,ZHOZEFINA TOPALLI kundra AMERIKES por ka me dal i humun,mjere ata njerez qe i shkojn dhe votojn per ta asht VOT e SHKUME DAM.Mund te mos jesh me kta qe jan ne pushtet dakort dhe mos voto.Ilir Metà ishte drejt zhdukjes me LSI e ngjalli BERISHA me emer tjeter partia LIRISE se historikisht VRASESI dhe HAJNAT i japin doren njani tjetrit i terheq pabesia dhe VJEDHJET dhe VRASJET qe kan ba bashke dhe i din shum sekrete njani tjetrit.

    Përgjigju
  • 3D: 30/04/2023 12:45

    Sali Berisha nuk ka kurfar koncepti shoqëror ate si shtresë fshatare e interesojnë karierizmi dhe pasurimi pra,të duket se është ndokushi dhe të pasurohet normat shoqërore morale ideologjike fetare tradita e tj. te ai nuk kanë rëndësi edhe kjo intervistë përmbushë ate ,shum drastik dhe kriminal ka përdor institucionin pushtet për me ardhë te qëllimi por ka harru shprehjen ngadal bek se ka hendek

    Përgjigju
  • Pjeter: 30/04/2023 11:35

    Te shofesh "relacionet" e Enver Hoxhes me boten e jashtme e te brendeshme dhe ato te Sali Berishes,nuk mund te mos dallosh lehtesisht nje mori anallogjish,tmerresisht te ngjashem jane te dy !!!

    Përgjigju
  • bravo: 30/04/2023 11:28

    Ke thene te verteten, por duhet te vashdoje edhe se çfare eshte Rusia, Irani apo Serbia. Me siguri qe Rusia eshte fanari ndriçues i botes. Shqiperia do te ishte fanari nr 1, po ta udhehiqte Shqiperine zotrote.

    Përgjigju
    • Den: 30/04/2023 12:48

      Ky eshte skandal,por skandali me i madh eshte qe ate perseri e votojne.Ky eshte shkaku qe jemi perjetsisht vendi me varfer ne Europe.Berisha,Toptani,Hoxha kane ekzistuar dhe do te vazhdojne dhe me tej deru kur neve te na jete zhdukur bishti plotesisht

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite

VIDEO/ Futet nga stoli dhe përmbys ndeshjen, Rocco Vata i jep tri pikë Watfordit në limite