Rekord botëror e quan Sali Berisha çmimin e naftës në vend. Nga zyra e tij ku vijoi traditën e së shtunave për të bashkëbiseduar përmes rrjeteve sociale me qytetarët, kryedemokrati i kërkon pasardhësit të tij në krye të qeverisë të ulë ngarkesën fiskale për karburantin.
“Nafta 224 lekë për litër shënoi çmimin rekord botëror dhe kjo jo se nafta u rrit kaq shumë për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, por për shkak të ngarkesës më të lartë fiskale që Edi Rama ka vendosur për çdo litër naftë, për shkak të taksës më të lartë që ua merr qytetarëve shqiptarë në çdo litër naftë prej 1.1 euro”, tha Berisha.
Ai u ndal edhe heqja e subvencioneve për naftën e fermerëve:
“Miliarderët që vijnë dhe marrin nga 1 milion litra naftë me jahtet e tyre superluksoze në portin e Durrësit, e marrin naftën me 60 lekë litrin, kurse fermeri detyrohet ta paguajë naftën me 220 lekë litrin, çka do të thotë se sipërfaqe qindra e mijëra hektarë do mbeten djerrë dhe qindra mijëra fermerë do falimentojnë”, tha Berisha.
Për këtë arsye, Berisha i ftoi qytetarët në protestën e 17 prillit, ndonëse pranon dështimin e tyre: “Protestat tona sigurisht që nuk kanë realizuar qëllimin madhor të përmbysjes së qeverisë, por kanë arritur diskrimimin më të madh të saj.”
Kritika për protestat mori edhe nga një militant, i cili u shfaq i i zhgënjyer nga koordinimi i strukturave, por edhe nga vetë protestuesit, të cilët siç tha ai, “vijnë 2 orë sa për të bërë foto e video” në protestë dhe pastaj largohen.
Partia Demokratike ka ndërmarrë më herët edhe një nismë ligjore të depozituar në kuvend për akcizë të ndryshueshme për karburantet dhe uljen e taksës së qarkullimit.
Një militant ka kritikuar drejtpërdrejtë Sali Berishën për protestat e zhvilluara para kryeministrisë. Gjatë bashkëbisedimit në rrjetet sociale, një demokrat duket i zhgënjyer nga koordinimi i strukturave, por edhe nga vetë protestuesit, të cilët siç tha ai, “vijnë 2 orë sa për të bërë foto e video” në protestë dhe pastaj largohen. Ai kërkoi përshkallëzim në protesta të dhunshme, por Berisha tha se ato do të jenë paqësore.
Pyetja e demokratit: Në protestat opozitare ku kam qenë edhe vet kam parë një revolte nga qytetarët por të ndaluar nga strukturat e rretheve ose qarkut. Vijnë 2 orë para kryeministrisë e shumica largohen sa për foto e video në rrjete sociale. A nuk duhet koordinim që të ketë aksion deri në fund me deputetët e zonave dhe kryetaret e degëve?
Sa mendoni se do rezistojmë nga protesta në protestë dhe sa nga ndërkombëtaret mendoni të bindni me protesta paqësore, sepse Rama në 2011 erdhi me dhunë në pushtet jo protesta paqësore dhe sot ndërkombëtarët nuk po bëjnë asgjë për largimin e tij skandal pas skandali.
Sali Berisha: Faleminderit Kristi. Ne në asnjë rrethanë, dhe asnjëherë që nga themelimi gjer sot, nuk kemi synuar dhe nuk synojmë të marrim pushtet me dhunë. Kjo është alternativa jonë dhe ne i qëndrojmë besnik kësaj alternative.
Protestat tona sigurisht që nuk kanë realizuar qëllimin madhor të përmbysjes së qeverisë, por kanë arritur diskriminim më të madh të saj, në tërë qenien e kësaj qeverie. Kanë arritur të përfaqësojnë qytetarët shqiptarë, në një moment kur lobistë racistë antishqiptarë i kanë lejuar vetes të lëshojnë gojën dhe të flasin se, shqiptarët janë të pandjeshëm ndaj vjedhjes dhe korrupsionit të pasurive të tyre.
Unë jam dakord që shumë nga protestuesit do të donin skenarë të tjera, por jam i sigurt se ky skenar paqësor, është më i miri, i cili do të na çojë drejt realizimit të qëllimit tonë.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar edhe këtë të shtunë komunikimin live, pyetje-përgjigje me ndjekësit në rrjetet sociale.
Megjithatë interesi i qytetarëve për të dëgjuar kreun e PD-së në rrjete sociale duket se është mjaft i ulët.
Siç duket në foto në komunikimin e sotëm Berisha ka mundur të mbledhë në Live-n e tij vetëm 64 persona.
Komente










