Berisha: Po kaloni gjysmë fshehurazi ligjin që ndëshkon studentët, po talleni me ta! Doni të shpartalloni Fakultetin e Mjekësisë

 

Sali Berisha e cilëson ndëshkim për studentët projektligjin e qeverisë që të bëjnë 5 vite punë për të marrë diplomën e mjekësisë. Në fjalën e tij në Kuvend i bën thirrje studenteve të fakulteteve të tjera dhe prindërve që të mbështesin protestën e studentëve të mjekësisë.

“Sot ndërkohë që po flas, para parlamentit kanë ardhur në një protestë të ligjshme kundër një akti absurd që revokon kohëra të shkuara, më të zezat të këtij vendi. Ju me procedurë të përshpejtuar, pa asnjë konsultim keni sjellë këtu për të kaluar gjysmë fshehtas një ligj i cili ndëshkon çdo student, çdo të ri që diplomohet mjek në këtë vend. Me këtë ligj ju shkatërroni edhe bastionin e fundit të këtij sistemi jetik për qytetarët shqiptarë. Shkatërroni Fakultetin e Mjekësisë. Ky ligj i marrë hua nga Kuba aktuale bëhet gjoja në mbrojtje të shërbimit publik për qytetarët në zona periferike.

KLSH faktoi se vetëm në 1 vit keni vjedhur dhe shpërdoruar 138 miliardë lekë. Vetëm në një vit keni kryer shpërdorim ndërsa mund të rriteshin rrogat. Ju në vend se të përdorni stimulin, interesin e mjekut të ri për të shërbyer në zona në të cilat ka mundësi të marrë një rrogë më të madhe, ka mundësi të shpërblehet për një start më të mirë ekonomik në jetën e tij, ju i tregoni kamzhikun sot dhe i kërkoni në mënyrën më absurde që të firmosë se do shërbejë 5 vite në periferi apo Shqipëri dhe pastaj mund të largohet nga Shqipëria. Akt i tillë është i pashembullt. Ju u tallët me këtë sistem. Doni të shpartalloni Fakultetin e Mjekësisë. U bëj thirrje studnetëve të fakulteteve të tjera dhe prindërit që t’i mbështesin...”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Pr.ligji për mjekët e rinj, Kuvendi e kalon me ‘urgjencë’! Opozita: Eksodi nuk ndalet me dhunë, duhen politika! Balla: Shqiptarët u paguajnë studimet, jo që të ikin


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër