Berisha: Po të më ftonte Rama, do shkoja në Bruksel! Nuk do kishte shtrëngim duarsh me mua! Fatkeqësi që mbajti në dorë flamurin e BE-së

Nga Durrësi, ish kryeministri Sali Berisha komentoi nisjen e negociatave, duke thënë se në Bruksel kryeministri Rama shkoi si monist. Ai tha se nëse do kishte ftesë nga shefi i qeverisë, do të shkonte me të, por nuk do të shtrëngonte duart. Teksa e cilëson Ramën "armik të lirisë së shqiptarëve", Berisha thotë se do të shkonte në Bruksel vetëm për të përfaqësuar aspiratat demokratike të shqiptarëve.

“Shkoi në Bruksel si monist, njëlloj sikur të shkonin paraardhësit e tij. Mos u çuditni. Do ju tregoj një gjë nga historia, por të vërtetë. Nga viti ’86, qeveria hungareze dhe qeveria rumune, zhvillojnë tratativa të fshehta me Brukselin për t’i pranuar në BE. Brukseli u përgjigj, jo, tha, ju nuk mund të pranoheni sepse jeni në sferën e Bashkimit Sovjetik. I vetmi vend, e thanë në konfidencë, nga ish-komunistët që mund të pranohet është Shqipëria...por Shqipëria ishte armik me të gjithë botën. Nuk ka dyshim që ky shkoi si monist në Bruksel. Ndaj unë e kam shpallur atë armik të lirisë së shqiptarëve.

Natyrisht, po të ftonte do shkoja. Por ta harrojë se do të kishte shtrëngim duarsh me mua. Nuk mund të ndodhte kurrë ajo. Do të shkoja për të përfaqësuar ju, aspiratat demokratike të shqiptarëve. Pra, shkoi si monist, u kthye si monist. Natyrisht me dosjen në shpinë të inceneratorëve, me dosjen e Portit të Durrësit”, tha Berisha.

Gjithashtu përmendi ngritjen e flamurit të BE-së nga kryeministri Edi Rama duke e cilësuar si “fatkeqësi të madhe”. Sipas Berishës, Rama shkelmoi votën e shqiptarëve ndaj e cilëson armik.

“Edi Rama sot ngriti flamurin e BE para Kryeministrisë. Ai flamur është flamur vlerash, i vlerave, i thesareve kulturore në radhë të parë të paçmuara, është flamur i vlerave njerëzore të lidhura me lirinë. E vërteta është që, fatkeqësi më të madhe për atë flamur se ta mbante sot në dorë Edi Rama nuk kishte.

E kam deklaruar në 7 korrik, armik, e kam thënë me bindjen më absolute, është armik sepse nuk lejon shqiptarët të votojnë. Liria votën ka. Nëse nuk ke votën, nuk ke liri, nuk ke dinjitetin. Edhe pushtuesit të lejonin të votoje, por të caktonin një përfaqësues të pushtuesit. Ky faktikisht pasi shkelmoi votën e shqiptarëve e përzuri nga PS. Nuk i konsideroj socialistët armiq, konsideroj Edi Ramën sepse dhe atyre ua hoqi votën”, tha Berisha.

Një ditë pas çeljes së negociatave me Bashkimin Europian, sot në godinën e kryeministrisë është ngritur flamuri i BE-së. Të pranishëm në këtë ceremoni, ishin kryeministri Edi Rama, diplomatë të huaj, krerët e komuniteteve fetare, si dhe ministra e deputetë të PS-së, ndërsa mungonte opozita. 

Kryeministri Rama i cili mbajti edhe një fjalim përshëndetës, tha se do të kishte dashur që opozita të ishte e pranishme, pasi ky nivel i ri marrëdhëniesh kërkon edhe një nivel të ri marrëdhëniesh mes qeverisë dhe opozitës, por ato ndodhen në një hendek që bie ndesh me frymën dhe logjikën e BE-së. 

Një ditë më parë (19 korrik) Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disa vjeçare. Kryeministri Rama tha se tashmë bëhet fjalë për një rrugëtim për jetë a vdekje në në vrapin e fundit drejt anëtarësimit të plotë. Eurokomisioneri Varhelyi dhe Borell vlerësuan përpjekjet e qeverisë dhe thanë se tashmë duhet konsensus politik për të ecur më tej. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anna: 21/07/2022 09:22

    Ik o krimineli e tradhetari i gjithe shqiptarise . Ti e ke vendin ne Azilin me te rendomte jo duke na bere moral.

    Përgjigju
  • Kristaq Pano: 21/07/2022 00:02

    Ky eshte Bipolar! Kriminel Vicidolas!

    Përgjigju
  • Loku: 20/07/2022 23:05

    Ti je fatkeqsia e ketij vendi. Tani je bere si qen rrugesh e nuk i duhesh askujt.

    Përgjigju
  • Ina: 20/07/2022 22:41

    Po kush me e mbajt flamurin,ti more kriminel, hajdut,vrases,koha jote ka mbaruar more plakush ,shko e rri ne shtepi me ate bullicen tende.

    Përgjigju
  • rra: 20/07/2022 22:31

    Akoma i jepni hapsire ketij krimi…li? Uroj qe sa me shpejt e gjithe familjs e tij te shpallet non grata dge nga BE.

    Përgjigju
  • BBC: 20/07/2022 21:39

    Zvarranik shpellash

    Përgjigju
  • Ehuuu: 20/07/2022 21:22

    Vdes nje cik qe te ftonin. Po pse budalla e di ramen ti. Te ftonte qe ti te thoshe budallalliqe non stop

    Përgjigju
  • Ana: 20/07/2022 20:38

    Je turpi I këtij kombi o kriminel I pamoralshëm

    Përgjigju
  • Endri: 20/07/2022 20:22

    E para Edi Rama ty te ka zhgarravit politikisht dhe s’te llogarit fare. E dyta, fatkeqesi eshte fakti qe tje vjen akoma verdalle si mortje ne vend qe te kalbesh ne burg per zullumet qe ke bere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja