Ngrihet flamuri i BE-së te kryeministria, Rama: Sot kalojmë në një tjetër nivel! Do doja të ishte dhe opozita, por janë në një hendek që bie ndesh me frymën e BE

TIRANË- Një ditë pas çeljes së negociatave me Bashkimin Europian, sot në godinën e kryeministrisë është ngritur flamuri i BE-së. Të pranishëm në këtë ceremoni, ishin kryeministri Edi Rama, diplomatë të huaj, krerët e komuniteteve fetare, si dhe ministra e deputetë të PS-së, ndërsa mungonte opozita. 

Kryeministri Rama i cili mbajti edhe një fjalim përshëndetës, tha se do të kishte dashur që opozita të ishte e pranishme, pasi ky nivel i ri marrëdhëniesh kërkon edhe një nivel të ri marrëdhëniesh mes qeverisë dhe opozitës, por ato ndodhen në një hendek që bie ndesh me frymën dhe logjikën e BE-së. 

'Opozita ndodhet në një hendek të madh mes një pjesë të identifikuar me gjithçka bie ndesh me frymën dhe logjikën e Bashkimit Evropian që nga minimi i demokracisë dhe korrupsioni dhe një pjesë tjetër e cila nuk është damkosur, por edhe po i ftove nuk vijnë se kanë frika nga e para.'- tha Rama.

Ngritja e këtij flamuri tha kreu i qeverisë, Edi Rama e çon Shqipërinë në një tjetër nivel. Rama kërkoi edhe nga drejtësia e re që të japë kontributin e saj në këtë rrugëtim dhe tu mos u mohojë gjeneratës së re të ardhmen evropiane.

‘Ngritja e këtij flamuri sot në selinë e kryeministrisë shënon ngritjen e Shqipërisë në një tjetër nivel. Ky moment shënon edhe ngritjen në një nivel tjetër detyrimesh të marrëdhënies së shoqërisë dhe qytetarit shqiptar me standardet europiane.’- tha Rama.

Një ditë më parë (19 korrik) Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disa vjeçare. Kryeministri Rama tha se tashmë bëhet fjalë për një rrugëtim për jetë a vdekje në në vrapin e fundit drejt anëtarësimit të plotë. Eurokomisioneri Varhelyi dhe Borell vlerësuan përpjekjet e qeverisë dhe thanë se tashmë duhet konsensus politik për të ecur më tej. 

Në konferencën e parë ndërqeveritare me vendet anëtare, mbajtur në Bruksel, kryeministri Edi Rama tha se Bashkimi Evropian është fati i shqiptarëve, teksa këtë moment, e cilësoi fillimin për transformimin e vendit. Hapjen e negociatave e quan tërësisht të merituar, e për ta vërtetuar këtë, bëri një paralelizëm mes drejtësisë së vjetër e asaj të re. Komisioneri për Politikën e jashtme në Bashkimin Evropian, Joseph Borrel tha se me Shqipërinë, Europa do të plotësojë vetveten.

Vendimi për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, u mor ditën e shtunë, pasi Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin francez, duke zgjidhur kështu ngërçin me Bullgarinë. Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut prej kohësh, kishin mospajtime për çështjen e gjuhës, të identitetit dhe të së kaluarës historike, që bllokuan integrimin e mëtejshëm të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian si dhe të Shqipërisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:08
Rama apel drejtësisë: Anëtarësimi në BE varet edhe nga puna juaj, mos u mohoni fëmijëve Shqipërinë Evropiane

Gjatë fjalës së tij para ambienteve të kryeministrisë,  Rama kërkoi nga drejtësia e re që të jap kontributin e saj në këtë rrugëtim dhe tu mos u mohojë gjeneratës së re të ardhmen evropiane.

'Edhe ligji dhe drejtësia hyjnë në një shkallë të re vështirësie e duke i falënderuar për praninë e tyre si kontributorë të pazëvëndësueshëm në ndërtimin e kësaj rruge të atdheut drejt të ardhmes, dua tu them sot edhe përfaqësuesve të drejtësisë së re se shpejtësia e anëtarësimit të vendit të fëmijëve tanë në Bashkimin Europian do varet shumë edhe nga integriteti dhe nga puna e tyre.

Mos ua mohoni për asgjë në botë fëmijëve tuaj Shqipërinë europiane që meritojnë dhe jini të bindur se për sa kohë, të paktën unë do të jem këtu, shumica qeverisëse e Shqipërisë nuk do të bëhet kurrë mburoja e asnjë subjekti të punës suaj ashtu sikundër ju nuk do të ndiheni kurrë vetëm në luftën tuaj me korrupsionin dhe me krimin e organizuar.

Ngritja e flamurit të Bashkimit Europian në institucionet tona do të thotë ngritje pikërisht e kësaj lufte në një në nivel tjetër, ashtu sikundër do të thotë edhe ngritje e qeverisjes në një nivel të ri në çdo drejtim, por edhe ngritje e frymës kritike në tërësi në një shkallë të re.'- tha Rama.

Ora 09:08
Hapja e negociatave, Rama: Barra më e madhe e detyrimeve bie mbi qeverinë time, por ne na takon të jemi zgjidhja jo problemi

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para kryeministrisë tha se barra më e madhe për anëtarësimin në BE, i takon qeverisë, ndërsa shtoi se ato duhet të jenë zgjidhja dhe jo problemi

“Thënë të gjitha këto më lejoni ta mbyll se jam shumë i vetëdijshëm që flamuri që do të ngremë solemnisht, barrën e vendos mbi qeverinë që unë drejtoj, të gjithë kanë kusuret dhe të metat e tyre, prandaj edhe më shumë se të gjithë të tjerët ne mund të jemi edhe problemi edhe zgjidhja. Na takon ne të jemi zgjidhja, pa harruar asnjë ditë se jemi ne që mbetemi problemi.

Shqipëria bëhet, ne shqiptarët e sotëm duhet dhe mund ta bëjmë Shqipërinë. Kjo kohë që na ra për hise mbi dheun tonë na dha një mundësi të artë që të tjerët nuk e patën, rrugëtimin në Bashkimin Evropian. I cili është një rrugëtim drejt lirisë dhe jo robërisë, drejt paqes jo drejt luftës.

Ky është rrugëtimi i parë i historisë tonë që të bëjmë shtetin e parë që meritojnë fëmijët tanë. I falenderoj sot të gjithë Shqiptarët që me besimin e tyre më bënë një pjesë kaq të rëndësishme të këtij udhëtimi. Ju kërkoj ndjesë për gabimet e mia, pasi asnjë prej tyre nuk është një gabim për të përfituar në kurriz të të tjerëve”, tha Rama.

Ora 08:46
Në godinën e kryeministrisë ngrihet flamuri i BE-së, Rama thumbon opozitën: Ndodhet në një hendek që bie ndesh me frymën dhe logjikën e BE-së

 

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e ngritjes së flamurit të BE-së në godinën e kryeministrisë, tha se do kishte dashur që të ishte edhe opozita, por ato janë në një hendek që bie ndesh me frymën dhe logjikën e BE-së.

'Do kisha dashur shumë që sot të mund të ishte këtu dhe opozita, jo thjeshtë sepse jo gjithçka që është arritur në këtë rrugë të gjatë mban vulën e palës sonë, por sepse ky nivel i ri marrëdhëniesh i Shqipërisë me Bashkimin Europian, natyrshëm, kërkon edhe një nivel të ri marrëdhëniesh mes qeverisë dhe opozitës.

Mirëpo, sot për sot, opozita ndodhet në një hendek të madh mes një pjesë të identifikuar me gjithçka bie ndesh me frymën dhe me logjikën e marrëdhënieve të Bashkimit Europian me Shqipërinë, që nga korrupsioni domethënës tek minimi i demokracisë dhe një pjese tjetër, e cila ndryshon nga e para vetëm për faktin se nuk është damkosur si e padëshirueshme për partnerët tanë ndërkombëtarë dhe këta të dytët, edhe kur i fton nuk vijnë sepse kanë frikë nga të parët. Kështu që, hë për hë, do bëjmë siç kemi bërë gjithmonë se gjë tjetër nuk bëjmë dot edhe po të duam.'- tha Rama.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/07/2022 02:22

    Z.Rama,mos u justifiko me faktin se opozita eshte e percare, per te mos i ftuar.Ne fund, me kete veprim e tregon veten qe mbetesh ballkanas deri ne thelb.Perse nuk meson nga ambasadoret e huaj fleksibilitetin dhe pragmatizmin politik dhe diplomatik?!Nga opozita kishte plot qe mund t'i ftoje jo si bllok,por si individe,p.sh.Bashen,vertet ka krijuar disa pengesa e probleme per hyrjen e Shqiperise ne BE ne te kaluaren,por qekur u nda nga Berisha,eshte treguar me i moderuar dhe eshte vleresuar e mbeshtetur nga perfaqesite e huaja,si Basha ka plot te tjere qe mund t'i ftoje,te pakten ne ceremonine e flamurit.Do t'a pranonin ftesen apo jo,kjo eshte ceshtje tjeter,por ju duhet te benit detyren.Kjo eshte nje ngjarje qe del pertej kufijve partiake,simbolizon unitetin e kombit,qe per fat te keq u keqperdor nga ju duke mos bere ftesa dhe nga disa politikane te opozites me deklaratat e tyre negative.

    Përgjigju
    • Arbërori: 21/07/2022 09:16

      Basha zagari i Edvin shkjaut shqipfolës ” Opozit” wauuu se qfar zbulove më në fund bravooooos për zbulimin e ujit.

  • Kasem Aga: 20/07/2022 14:48

    O e vërteta e mbaruar po me kë të bashkohet Rama me Non Grata Salhe Bajgën. Po ai kriminel Salheu të ka vjedhur dhe ty o i uruar pse je kaq tru pa ruar. Ujku qimen e ndëron po zakonin se haron. Pra Salheu ngelet djali i kriminelit Enver Hoxha Salhe sekretari i partis së punës [ sumës]. Vazhdo o e vërteta mbeshtetu te Salhe bajga o i mjeri ti.

    Përgjigju
  • E verteta: 20/07/2022 14:34

    Eshte se sa me tej vazhdon me megallomanine aq me teper thellohet abuzivizmi si tipar i korrupsionit te rende politik. Edhe PS kohe me pare u perfshi nģa "katharesi" apo ndarja e Metes (qe i hapen rruge pykes neokomuniste Rama) dhe nuk u soll kush sic ben kryedallkauku sot. Ne vend te bashkimit me kemngulje idiotee i ben dava ndarjes mes shqiptareve.

    Përgjigju
  • kola: 20/07/2022 14:31

    Si mund ta marresh nje non grata dhe nje parti plot me kriminela me vete

    Përgjigju
  • Beni: 20/07/2022 14:15

    Hajd ishalla sa me shpejt tani te antaresuar me te drejta te plota

    Përgjigju
  • Arjan: 20/07/2022 14:14

    Hallall ta beft zoti o i madh

    Përgjigju
  • Beni: 20/07/2022 13:16

    Presim lajme pozitive, do punojme fort qe te antaresohemi. Bravo per punen e palodhur z. Rama

    Përgjigju
  • Riza: 20/07/2022 13:16

    Jemi shum krenar qe u ngriten dy flamuret se bashku sepse kemi.punuar shume per kte dit

    Përgjigju
  • Klea: 20/07/2022 13:14

    Ske ce do opoziten, ska ber asgje per vendin edhe ska pse te jet aty

    Përgjigju
  • ilir: 20/07/2022 13:10

    nje ngjarje e vecante per vendin tone, mu be qefi qe u ngrit flamuri BE-se ne kryeministri

    Përgjigju
  • arben: 20/07/2022 13:01

    nuk kemi nevoje per nje opozite qe mendjen e ka tek mbushja e xhepave dhe jo tek populli

    Përgjigju
  • Dea: 20/07/2022 12:58

    Lajmi me i mire qe mund te kemi marre kohet e fundit.Bravo rama

    Përgjigju
  • kleo: 20/07/2022 12:35

    hahahahahaha opozitaa te gjith e donim te ishte prezent po pale nga jane ata me pushime nga dubai po mduket skan pas shum lek ata andej dhe kishin gjet pun andej

    Përgjigju
  • Arbërori: 20/07/2022 12:34

    BE-a e mori Shqipërin dhe popuilin Shqiptarë me trenin e fundit, sepse e pa se ky prorusi Edvin shqipfolësi ishte duke e futur vendin përfundimisht në kthetrat serboruse. Sa për këtë njeri të çmendur shqipfolës kurr nuk do hapej negociimi me te, deshira e Edvin shkjaut shqipfolës ishte dhe mbeti dalja nga NATO dhe bashimi me serbin fashiste, por ky vet nuk e ka kuptuar një gjë se Shqipëra për SHBA dhe Perendimin ështé shtylla kruesore e siguris së BE-SHBA! Adios një herë e mirë për vllezërit Edvin-Vucic vizet e keni të vulosur tek Putini që nga dje 19/7 ”22

    Përgjigju
    • Patrioti vertete: 21/07/2022 03:10

      Idiot, gjithenje komente te njejta ben, ke trurin te manget. Mesoje Europen, qe Rana eshte prorus, do te dale nga NATO, eshte i cmendur. Te lutem, mos ja botoni komentet ketij te ashtuquajtur Arberor, pasi te ju coje me mail certifikate mjekesore dhe kush eshte. Te thuash partiak eshte pak, te thuash i cmendur-partiak-percares, djale i Saliut, mundet eshte me e sakte.Adios, hajvan.

  • teo: 20/07/2022 12:30

    Krenare per juve z.kryeminister jemi me fat qe qeverisemi nga juve,realizuat endrren e gjith shqiptareve

    Përgjigju
  • Krist: 20/07/2022 12:22

    Vetem fale jush kemi arritur kaq shume zoti Rama

    Përgjigju
  • Olsi: 20/07/2022 12:22

    Bravo zoti Rama jeni i papare

    Përgjigju
  • Glea: 20/07/2022 12:21

    Me ju zoti Edi Rama do te kemi suksese te njepasnjeshme sepse ju e beni punen sic duhet per te miren e Shqiperise

    Përgjigju
  • Tea: 20/07/2022 12:20

    Bravo te qoft o Edi . Je njeri i madh dihej qe do ta arrinim dhe kete sukses

    Përgjigju
  • Bora: 20/07/2022 12:17

    Me behet qejfi qe ia kemi arritur qe per vendin tone te hapet drita jeshile per ne be

    Përgjigju
  • Vanesa: 20/07/2022 12:17

    Nisi nje rruge e veshtire por kam besim se cdo gje qe do te dale perpara do ia arrijme ta kalojme. Bravo

    Përgjigju
  • Mondi: 20/07/2022 12:05

    Po ik aman cfar do i doje te merrnin pjese ata fundurinat e opozites qe nuk kane per tu bo najher njerez

    Përgjigju
  • Jorgo: 20/07/2022 12:03

    Jeni nje kryeminister i denje per shqiperine te cilet e cuat ketu ku eshte sot rrespekte

    Përgjigju
  • Oliger: 20/07/2022 12:02

    Kenaqesi te shohim flamurin tone te valevitet ne oborrin europian…merite vetem e kryeministrit tone Edit

    Përgjigju
  • Gzimi: 20/07/2022 12:02

    Ju lumt zoti rama per kete arritje bravo ju qoft

    Përgjigju
  • Alushi: 20/07/2022 12:02

    Fale jush kemi arritur ketu ku jemi sot mirenjohje per ju zoti rama

    Përgjigju
  • silva: 20/07/2022 12:01

    BE po na pret krahehapur

    Përgjigju
  • Semi: 20/07/2022 12:01

    Vetem fal jush kryeminister Edi e arritem dhe kete dite,suksese ne rrugen drejt BE-se

    Përgjigju
  • ina: 20/07/2022 12:01

    fale rames e kemi arritur gjithe kete

    Përgjigju
  • Gazheli doganes: 20/07/2022 11:57

    Bej cte duash e sillu si te duash. Hajdut i gjate ngele o llum. Jepja tani vendin e drejtorit te Antikontrabandes qifit tat. Hajduuuuuuutttttt

    Përgjigju
  • yll: 20/07/2022 11:47

    boll mire, vetem pi mungon flamuri i Srbis.

    Përgjigju
  • Esi: 20/07/2022 11:35

    Ju lumte z Rama per kete arritje qe keni ber oer vendin tone

    Përgjigju
  • Eni: 20/07/2022 11:33

    Fale pekushyimit dhe kembngulies tende vendi tashme ka hapur negociatat me be

    Përgjigju
  • Megi: 20/07/2022 11:33

    Krenar qe arritem ne kete dite qe mezi e kemi pritur

    Përgjigju
  • Eno: 20/07/2022 11:33

    Vertet krenar per vendin tone keni bere nje pune te shkelqyer zoti rama

    Përgjigju
  • Arber: 20/07/2022 11:25

    Te mare shembull saliu e te shohe se si duhet te jete nje lider i vertete

    Përgjigju
  • Fredi: 20/07/2022 11:25

    Nje dite e madhe per ne dhe nje dite e cila na premton sukses te metejshem

    Përgjigju
  • Viçidoli: 20/07/2022 11:17

    O Arbër ndërro emrin se vetëm Arbër nuk je , ti je mbetje Alla çubrilloviçjane sikurse dhe ato jot plaku Mere.

    Përgjigju
    • Arbërori: 20/07/2022 12:24

      Kështu ankohen vetëm nipat dhe sternipat e Qubrillovicve dhe Millosheviqve ngjashëm si ti o Viçidol se edhe emrin që e shkruan e ke të tyre…!

  • Pagimi me të njëjtën monedhë.: 20/07/2022 10:57

    Sipas llogarive edhe yt atë o " Ar bër" ishte pro Rusoserbokinez dhe ti je dobiç dhe " Katran bër".

    Përgjigju
    • Lala: 20/07/2022 13:12

      O pllantazhi le nom hahaha

    • P,n,m: 20/07/2022 12:54

      Në qelitë e komunizmit janë futur,masakruar e dënuar të gjithë ata që ishin me Rusoserbët sidomos pas prishjes me kampin lindor prandajë nuk maskohesh dotë me flliqësirat antikombëtare

    • Arbërori: 20/07/2022 11:25

      Im at është masakruar në qelit e këtyre kriminelve komunist Envirist e Stalinist, mos ia fut kot sepse je shitur për lek të pista o monedh e pështirë

  • vili: 20/07/2022 10:54

    Si ka mundesi sepse Sali non grata me shpelaret qe e rethojne B. Mustafaj e kompani thone qe nuk eshte e vertete.

    Përgjigju
  • Arbëri: 20/07/2022 09:58

    Me frymën e civilizimit dhe të demokracis ti o Edvin shkjau shqipfolës bie ndesh më së shumti, sepse je komunist pro serborus !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën