Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar dje në Facebook një mesazh kërcënues, që sipas tij është dërguar nga biznesmeni Besnik Sulaj. Në denoncimin e tij publik, ish kreu i qeverisë e identifikon dërguesin si “Beso i Tajvanit”, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për biznesmenin e njohur. “Beso i Tajvanit jam.
Po si s’të vjen turp që ke 15 vjet që merresh me mua! Tani që je deputet i thjesht po e kuptoj që e ke personale. Dhe unë të garantoj që do ta bëj më shumë se personale. Tani do më njofësh”, shkruan Berisha. Sipas tij, mesazhi ka ardhur pas një statusi në rrjetet sociale ku akuzohej si korruptiv dhe klientelist koncesioni i parkimit nëntokësor te parku “Rinia”, vendim i cili u miratua nga Këshilli Bashkiak në mbledhjen e 30 dhjetorit 2015.
“Pas këtij statusi, Edi Rama urdhëron falangat e tij të krimit, pikërisht personin që kur policia i arrestoi të vëllanë si megatrafikant Rama detyroi Saje qorrin t’u telefononte për t’i siguruar se nuk e kishin nga ai arrestimin, por nga SHISH dhe Prokuroria, të heqin çorapen nga koka dhe të nxjerrin në shesh fytyrën e vërtetë të Edi Ramës, të kërcënojnë në emër të tij”, thotë Berisha.
Por i menjëhershëm ishte reagimi i biznesmenit Besnik Sulaj, i cili përmes një deklarate për mediat nuk e mohon dhe as e pohon autorësinë e mesazhit, por i konsideron akuzat e Berishës si një episod i pakëndshëm, duke shtuar se është përndjekur politikisht prej 15 vitesh. “Mendoj që ky është një episod i pakëndshëm për të gjithë. Shpresoj që asnjë biznesmen dhe asnjë qytetar të mos përndiqet politikisht si unë për më shumë se 15 vjet periudhë gjatë së cilës jo vetëm më kanë detyruar të paguaj gjoba por mjerisht jam bërë pjesë e leksikut politik të këtyre viteve, unë punoj drejt”, shprehet Sulaj.
Më tej, ai thekson se gjithkush mund ta kontrollojë punën e tij. “Gjithkush mund ta kontrollojë punën time. Unë nuk dua që fëmijët e mi ashtu siç dëshiroj për fëmijët e kujtdo tjetër të rriten në një vend ku barra e provës bie mbi të akuzuarin dhe ku politika nuk e respekton biznesin por e bën atë anëtar partie”, përfundon Sulaj.
Ndërkaq, në reagimin e tij të mëhershëm, ish kryetari demokrat ka akuzuar kryeministrin Rama se vendimi i Bashkisë së Tiranës për t’i dhënë një firme të falimentuar, siç thotë ai, në pronësi të Besnik Sulajt, koncesionin e parkimit nëntokësor, është në kundërshtim me të gjitha ligjet. “Firma e Besnikut të Partisë është e falimentuar dhe nën sekuestro dhe nuk mund të fitonte kurrsesi koncesionin në fjalë për 30 vite”, ka qenë reagimi i Berishës.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com