TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur sërish në akuza kundrejt kryeministrit Edi Rama, për të cilin thotë se ka bërë çdo përpjekje për të asgjësuar opozitën shqiptare.
Ndalur tek çështja e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal, Berisha thotë se ai është paguar nga Rama për të shkatërruar Partinë Demokratike. Nga Mati, në përvjetorin e themelimit të kësaj dege, Berisha thotë se shqiptarët do ta ndëshkojnë Edi Ramën për këtë akt të rëndë që ka bërë. ‘Ndëshkimi’ që do t’i japin Ramës sipas Berishës do të jetë në zgjedhjet e 14 majit, në të cilat do të largojnë monizmin, siç ai e quan.
"Edi Rama pas ardhës i babait që firmosi varjen në litar të poetit Havzi Nela, pasardhës i një xhelati, ka vendos dhe mendon të finalizojë veprën e tyre kriminale. Asgjësimin e opozitës shqiptare. Rama, sot kryeministri më i korruptuar i planetit ka përdorur të gjitha mjetet për të marrë peng opozitën. Ka përdor diplomatë të korruptuar, një mostër siç është Soros për asgjësimin e PD-së, por sot jemi më të fortë se kurrë. PD do mbetet besnike e përjetshme e tyre", u shpreh Berisha.
Ish-kryeministri iu rikthye edhe akuzave të vjetra për George Soros. Edhe këtë të fundit, Berisha thotë Rama e përdori kundër opozitës, madje e quan edhe personin që ka lobuar për ta shpallur atë non grata në SHBA.
“Rama armik i lirisë së shqiptarëve, ja ka dalë që me taksat tuaja të rekrutojë në kundërshtim me ligjet e vendit dhe të SHBA, një nga personat më të rëndësishme të fushës së sigurisë. Ky është akt që dua ta ndëshkoj dhe do ta ndëshkojnë shqiptarët. Shqiptarët s’mund të pranojnë një krye që angazhon eksponentë të shitur të agjencisë më të fuqishme të globit për shkatërrimin e opozitës. S’mund të pranojnë t’i dorëzojnë fatet e tyre një vasali që për karrigen e tij nuk kursen asgjë kundër shqiptarëve”, tha Berisha.
Opozita, Meta dhe Sali Berisha kanë akuzuar Edi Ramën për lidhje me zyrtarin e FBI-së, McGonigal, pasi rezulton se Rama ka pasur një takim me të. Nga ana tjetër, opozita e akuzon kryeministrin se ka lobuar kundër tyre përmes zyrtarit të FBI-së.
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kryebashkiakun e Matit, Agron Malën se nuk ka bërë asgjë për matjanët, por ka vjedhur vetëm në interes së familjes së tij. I u kërkoi demokratëve që të votojnë për Skënder Gjucin, kandidatin e dalë nga primaret në mënyrë që me 14 maj të largojnë nga bashkia Malën. Sipas Berishës, familjarëve të Agron Malës iu jep tendera Erion Veliaj në Tiranë dhe më pas ata ndajnë lekët bashkë.
“Të punojmë për fitore e Skënder Gjucit e Bedri Hoxhës, duke përmbysur monizmin në mat. Duke larguar me urgjencë kryetarin që pak e ka, që do epitet mund ti vihet. Këtij Agronit që keni këtu, i cili në mënyrë absoluti ka vetëm interesat e xhepave të tij, familjes së tij dhe të asnjë matjani tjetër. Në datën 14 maj, Agroni duhet të dorëzojë çelësat dhe të bëhet gati për të gjitha prokurimet vjedhjet që i ka bërë. A e dini ku i bën vjedhjet Agroni, i bën me Erion Veliajn në Tiranë. 30 mln ka futur tendera në Tiranë kompania e familjes së tij duke i ndarë me Erion velinë. Agron largohu vetë më mirë”, tha Berisha.
ik o berishe se te kerko nafija ne shpi hahhaha
PërgjigjuHumbja po ju pret
PërgjigjuMe 14 maj ju do shkaterroheni me shume
Përgjigju