Ish kryeministri Sali Berisha ka thyer sërish masën e arrestit të shtëpisë, duke ftuar dy ditë më parë në shtëpinë e tij ish-eurodeputetin gjerman të CDU-së, Elmar Brook.
Avokati Idajet Beqiri në një intervistë në “Studio Live” në Report TV tha se për të mbajtur fjalim nga dritarja e shtëpisë së Berishës ish eurodeputeti gjerman ka marrë 300 mijë euro.
“Në rast se ai vete se e ka mik dhe i vete prokurorit dhe i thotë e kam mik dhe dua ta takoj. Ia shtron problemin. Prokurori vlerëson që nuk sjell asgjë në procesin hetimor, nuk dëmton procesin që është, ia jep lejen dhe e takon, nuk ka asnjë problem. Por gjithmonë nga një person siç është prokurori në rastin konkret kur je në hetim. Kurse të vesh siç ka vajtur ky zotëria gjerman dhe ky po ta bënte këtë gjë në vendin e tij do kishte pasoja.
Por kuptohet këta kur i heqin nga detyra nuk mbajnë përgjegjësi dhe bëjnë gjëra të kësaj natyre, dhe aq më shumë ndihmojnë pensionin se kuptohet ai nuk ka ardhur pa ndonjë gjë që andej, pa lekë dhe pa i dhënë mirë, sepse lobohet në këto raste. I thuhet se me 300 mijë euro ti jeton sa të kesh jetën se aq shpenzime ke. 300 mijë euro, kaq e kanë bërë lobimin”, tha Beqiri në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj.
Kjo nuk është hera e parë që Berisha thyen masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi pak javë më parë lejoi të futen në ambientet e shtëpisë gazetarët e Rai3 që e intervistuan. Madje edhe deklaratat e tij nga shtëpia pak ditë pas masës së arrestit janë në thyerje të vendimit të GJKKO.
B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3943
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'
25 Dhjetor, 18:54
-
Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale
25 Dhjetor, 17:47
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Ngjarja më e madhe në besimin e krishterë! Të hapim zemrën e të ndihmojmë njerëzit në nevojë
24 Dhjetor, 19:23
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Afera Partizani/ Ankimoi masën arrest në shtëpi, Kushtetuesja shtyn për vitin e ardhshëm shqyrtimin e kërkesës së Berishës
24 Dhjetor, 16:31
-
Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë
24 Dhjetor, 13:56
-
Televizioni i Berishës si 'Zëri i Popullit' me Enver Hoxhën, i mat kilometrat kreut të PD-së: ''Berisha shfaqet super energjik''
24 Dhjetor, 13:37
Po qka tu duk ty ai eurodeputeti, po mendon si deputetet e PS së, jo more zotëri ai mirë e din se qka bën po mos ja fut kot,këtë prrall maje për vete...
Përgjigju