Berisha shmang betejën me drejtësinë? Kikia: Hetimi mund të zgjerohet! Balliu: Në dosjen e SPAK nuk ka prova!

Çështja e procedurës së ndjekur nga SPAK për masën e sigurisë ndaj ish kryeministrit Berisha u debatua në emisionin ‘Përballje ‘nën moderimin e gazetares Besmira Pelushaj.

Mentor Kikia duke analizuar dosjen tha se dyshimi mbi ndikimin e Berishës në favorizimin e dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, del në pah nga procedurat e përshpejtuara që janë ndjekur, teksa Berisha ishte në krye të qeverisë.

‘Ai e ka konsideruar si një akuzë tërësisht politike dhe tashme ka kërkuar bashkimin e bazës për të organizuar qytetarë në lëvizje për protesta. Gjithë ajo se çfarë Berisha deklaron është një përpjekje për të mobilizuar një lëvizje të re politike. Pasi akuzat nga prokuroria i konsideron si sulme ndaj opozitës.

Besoj se është ende larg provave që do të mjaftonin për të ngritur një akuzë zyrtare ndaj Berishës. Ajo që bie në sy është fakti që renditen vendime dhe akte ligjore të cilat sipas prokurorisë kanë përshpejtuar procesin e privatizimit. Pasi ishte nisur me kohë, por akuzat apo dyshohet janë se Berisha ka shfrytëzuar faktin që ishte në krye të ekzekutivit për të përshpejtuar procesin.’- tha Kikia.

Avokatja Alesia Balliu u shpreh se po veprohet me dy standarde dhe solli shembullin e Arben Ahmetajt, që është në kërkim ndërkombëtar për korrupsion.

'Nuk e kuptoj pse prokuroria nuk e ka kërkuar këtë autorizim nga parlamenti. Berisha po kërkon vetëm që të respektohet kushtetuta.’- tha Balliu.

Kujtim Topuzi, redaktor në Report Tv, zbardhi detaje nga dosja. Në Gjykatën e Posaçme edhe në seancën e së mërkurës, Berisha u përfaqësua nga dy avokatët e tij, Gjokutaj dhe Mëngjezi.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës