Berisha shpërblen Gazment Bardhin, e bën nënkryetar! Ndryshimet miratohen të martën, a do pranojë Jorida Tabaku të futet në kryesinë e Rithemelimit?

Berisha shpërblen Gazment Bardhin, e bën nënkryetar! Ndryshimet miratohen të martën, a do pranojë Jorida Tabaku të futet në kryesinë e Rithemelimit?

Sali Berisha, Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi

Pas bashkimit me grupin e Rithemelimit, Gazment Bardhi duket se ka marrë ‘shpërblimin’ nga Sali Berisha, në arrest shtëpie për aferën 'Partizani'. Të martën e 5 marsit do të mblidhet Këshilli Kombëtar i Rithemelimit, ku anëtarët pritet të miratojnë disa ndryshime statutore të cilat do t’i hapin rrugë ndryshimeve në strukturat e partisë.

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku mëson se Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj do të bëhen nënkryetarë të Rithemelimit, krahas dy nënkryetarëve të tjerë Luçiano Boçit dhe Oerd Bylykbashit. Sipas ndryshimeve që pritet të miratohen, kreu i grupit parlamentar, Bardhi, merr njëkohësisht edhe funksionin e nënkryetarit.

Po ashtu të njëjtin rol do e marrë edhe Gjekmarkaj për shkak të funksionit si nënkryetar i Kuvendit. Me miratimin e këtyre ndryshimeve, Bardhi pritet të marrë edhe një zyrë në selinë e Rithemelimit. 

Kjo lëvizje e Rithemelimit do të afrojë edhe të tjera figura të grupit Bardhi. Të njëjtat burime bëjnë me dije se do të ndryshojë edhe përbërja e kryesisë së Rithemelimit. Me rëndësi është emri i Jorida Tabakut, e cila pritet që të bëhet pjesë e Kryesisë, si kryetarja e Komisionit Parlamentar te Integrimit.

Mbetet për t’u parë nëse Tabaku do të pranojë të rreshtohet krah Rithemelimit, pasi ajo ka mbajtur një distancë me këtë grup që kur iu afruan përfaqësuesit e Bardhit. Madje ajo nuk ka marrë pjesë as në mbledhjet që janë zhvilluar në selinë e Rithemelimit.

Pjesë e Kryesisë së Rithemelimit pritet të bëhen gjithashtu edhe deputeti Ervin Salinaji si zv.kryetar i grupit parlamentar, por edhe Zheni Gjergji si kryetare e Komisionit të Shëndetësisë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • B e l e r i: 03/03/2024 14:04

    pak me 4 nenkryetare PD !? shtoni edhe 10 akoma...

    Përgjigju
  • Dritan: 03/03/2024 12:40

    Qenkan paisur të gjithë me poste

    Përgjigju
  • Iris: 03/03/2024 01:50

    Nenkryetare 1-Bardhi 2-Gjekmarkaj 3-Boci 4-Bylykbashi dhe sigurisht kryetari/mbreti Berisha i mbyllur ne kuvli. Duken si Keshilli i larte i Regjences ne Shqiperi ne kohen e pushtimit nazi-fashist!

    Përgjigju
  • Besi: 02/03/2024 22:21

    Gaz Spata, Jorida Gjoka, Sali Maneku halli i rithemelimit

    Përgjigju
  • Mihallaq: 02/03/2024 19:57

    Tani u be parti complete PD populli ta votoi partin e verrete shkatrrimtare te ketyre viteve

    Përgjigju
  • Linda: 02/03/2024 18:38

    Vendosja e Bardhit nga Berisha si nenkryetar mund te themi se me ne fund ka gjetur" tenxherja kapakun"!!Sude Tabaku e ka filluar qe ne adoleshens karieren politike ne partin demokratike dhe e vazhdon deri sot me moral dhe deshir rrugen e grabitjes te pasurive te luajtshe dhe te pa luajtshme te Shqiperis ne bashkpunim te ngusht me Berishen ,jane deri ne fund te pa ndare!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?