Berisha sulmon SPAK: Viti i burgosjeve politike, xhelati Rama donte PD! Zbuluam Skrapin e partisë si organizatë kriminale të drejtuar nga Altin Dumani!

Berisha sulmon SPAK: Viti i burgosjeve politike, xhelati Rama donte PD! Zbuluam Skrapin e partisë si organizatë kriminale të drejtuar nga Altin Dumani!

Sali Berisha, sot në konferencë për mediat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sot në një konferencë për gazetarët, paralel me konferencën e fundvitit të kryeministrit Edi Rama.

Ish-kryeministri nën akuzë dhe i pandehur nga SPAK prej një viti për dosjen e aferës “Partizani”, akuzoi përsëri drejtësinë dhe qeverinë si të lidhura mes tyre, madje duke i vendosur epitetin “Skrapi i partisë”.

Berisha akuzoi se këtë vit (2024) “dështoi përfundimisht grushti shqiptar për eliminimin e opozitës dhe realizimin e projektit ‘Shqipëria pa opozitë’, Shqipëria e regjimit të Edi Ramës”.

Madje ai tha se opozita ka pasur mbështetje ndërkombëtare të fuqishme përballë regjimit të diktaturës. Madje ai nuk harroi edhe akuzat ndaj SPAK-ut dhe kreut të tij, Altin Dumani.

“Natyrisht ky ishte viti i burgosjeve politike, dëshmi e asaj që bastardi i xhelatit Kristaq Rama ndan të njëjtin botëkuptim për pluralizmin dhe kundërshtarët politikë njëlloj me të atin që i varte ata në litar. Ky ishte viti në të cilin opozita faktoi me dokumente në mënyrë të pakundërshtueshme aferat më të mëdha korruptive të Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale, djegësave, sterilizatorëve dhe në mënyrë të veçantë aferën e Portit të Durrësit. Ky ishte viti në të cilin opozita ia doli, sado që hasi rezistencë të madhe, të paraqesë para shqiptarëve dhe botës, Skrapin e partisë si një organizatë kriminale të drejtuar nga Altin Dumani”, tha kreu i selisë blu.

Më tej rikujtoi shifrat e braktisjes së vendit nga varfëria, duke thënë se ‘nga viti 2014 gjer sot janë larguar 1 milion e 99 mijë shqiptarë”.

Në paradoks me veten dhe familjen e tij, ai theksoi se ky ishte viti ku ‘varfëria u thellua me kate, kurse pasurimi i qeveritarëve u shtua me pallate’.

“Vazhdon vjedhja e parave në tunelin e Llogarasë, vazhdojnë punimet në bajpasin e Vlorës, vazhdon tërkuza te tuneli i Murrizit, është zhdukur rruga Qukës-Qafë Plloçë, pra nuk ka një vepër në 12 vite. Janë shpenzuar 57 miliardë euro buxhetet së bashku dhe urdhëroni se ku janë, që të gjitha të shndërruara në pasuri”, tha Berisha.

Në fund të fjalës së tij ai predikoi edhe fitoren e opozitës në zgjedhjet e 11 Majit 2025 përballë mazhorancës socialiste.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taven Rrasimi: 30/12/2024 17:29

    Si nuk e mbyllin nē biruc ktē qenin e tērbuar kriminelin malok sali wc bajgēn e qelbur .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Trafiku i rënduar, Policia Rrugore e Elbasanit apel për drejtuesit e makinave: Mos kryeni parakalime të gabuara

Trafiku i rënduar, Policia Rrugore e Elbasanit apel për drejtuesit e makinave: Mos kryeni parakalime të gabuara