Berisha sulmon Yuri Kim nëpërmjet militantit: Dil nga selia e PS, ndale dorën shkatërrimtare të pluralizmit politik

Berisha sulmon Yuri Kim nëpërmjet militantit: Dil nga selia e PS, ndale dorën shkatërrimtare të pluralizmit politik

Edhe pse e konsideroi 'Foltoren' si lëvizjen më pro amerikane, në takimin e sotëm online të Sali Berishës me mbështetësit të tij në Amerikë, nuk u kursyen akuzat ndaj ambasadores së SHBA, Yuri Kim.

Një mbështetës i Berishës, i prezantuar si Agim Rexha, akuzoi Yuri Kim për sjellje jo demokratike dhe se po mbështet Partinë Socialiste.

“Nuk mund të pranoj sjelljen jo demokratike të ambasadores amerikane në Tiranë që e ka identifikuar veten me një palë politike në Tiranë. Ndihem i fyer që një amerikane sillet në Tiranë jo si përfaqësuesja ime por si Guvernatore dhe shefe e një agjencie private. Ndihem i fyer se ajo shpenzon taksat e mia në Tiranë dhe shkel çdo rregull të sjelljes diplomatike. Ti do ikësh një ditë aty, por jehona e keqbërjeve do të vazhdojë edhe më gjatë sepse ju po bëni të kundërtën e asaj që Amerika ka bërë në rrjedhë të historisë. Prandaj ambasadore Kim dilni nga selia e PS, mos shkel në derën e asaj partie sepse nuk është në tagrin tënd politik të merresh me partitë politike, të shkatërrosh zgjedhjet e lira. Ndale dorën shkatërrimtare të pluralizmit politik për të mbajtur në pushtet ata që për 50 vjet ishin anti-amerikanët më të zellshëm në botë”, tha ai.

 


Lajmi kryesor:

I padëshiruar nga Amerika, Berisha lidhet online me SHBA: Kjo është lëvizja më pro amerikane! Militanti sulmon Kim: Dil nga selia e PS (Foltorja braktiset nga çdo shoqatë shqiptare)


  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, autobusi përplaset me bordurën anësore, mbetet i lënduar 56-vjeçari

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, autobusi përplaset me bordurën anësore, mbetet i lënduar 56-vjeçari