Pas Kuvendit, Berisha nuk i ndahet 'Foltoreve', lidhje online me mbeshtetës në SHBA: Yuri Kim shkaktare e marrjes peng të opozitës nga qeveria! Basha tentoi ta kthejë PD-në në aleate të PS

Pas Kuvendit, Berisha nuk i ndahet 'Foltoreve', lidhje online me mbeshtetës në SHBA: Yuri Kim shkaktare e marrjes peng të opozitës nga qeveria! Basha tentoi ta kthejë PD-në në aleate të PS

Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, një ditë pas Kuvendit Kombëtar të PD, nuk i ndahet 'Foltoreve'. Berisha ka zhvilluar sot një takim virtual me mbështetësit në Florida. Në pamundësi për të shkelur në tokën Amerikane pasi është i shpallur non grata ka zgjedhur mënyrën online. Teksa tregon se është pro amerikani më i madh, Berisha ka bërë akuza të forta ndaj përfaqësueses së SHBA në Tiranë. Ish-lideri historik i PD deklaroi se për Kuvendin e tij ka pasur presion nga Lulzim Basha i asistuar edhe nga ambasadorja Yuri Kim.

Berisha tha se Kim është kataliste e gjendjes së krijuar dhe të marrjes peng të opozitës nga qeveria. Sakaq, Berisha deklaroi se Basha vendosi në kundërshtim me çdo rregull me kërkesë të ambasadores Yuri Kim ta pengojë të futet në Parlament, por pasi dështoi, e përjashtoi nga grupi.

Për Këshillin Kombëtar të mbledhur sot nga Basha, ish-kryeministri deklaroi se dështoi pasi nuk u paraqitën as 1/3 e anëtarëve. Ai deklaroi se salla u mbush me punonjës të godinës dhe individë që nuk janë anëtarë.  

"Basha e dinte që Kuvendi do t'ju tregonte vendin e meritur për shkelmimin që i kanë bërë statutit të PD dhe formueve të kësaj partie. Ka pasur presione të pandershme nga pengu i qeverisë Basha, që është vetëm deputet. I asistuar në një mënyrë a një tjetër edhe nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim e cila me ndërhyrjet e saj është kataliste e gjendjes së krijuar. Faktikisht, e marrjes peng të opozitës nga qeveria. Deshi të më pengojë të futem në Parlament. Pasi dështoi, më përjashtoi nga grupi. Dorëzoi sovranitetin e forcës sonë politike. I thashë, Blinken ka të drejtë të përcaktojë se kush mund të hyjë në SHBA, por s'ka të drejtë të diktojë kush do hyjë e kush jo në Parlamentin shqiptar, por këtë të drejtë e kanë vetëm zgjedhësit. Sot ai i shkarkuar komplet thërret Këshillin Kombëtar në të cilën nuk paraqitet as 1/3 e anëtarëve dhe mbush sallën me punonjës të godinës dhe individë të tjerë duke mashtruar publikisht. "-tha Berisha.

Në lidhje me Kuvendin Kombëtar të PD të mbajtur një ditë më parë, tha se kanë vendosur parime amerikane përmes ndryshimeve në statut. Sakaq, ai theksoi se u shpall non grata pas një lobimi korruptiv të george Soros me Edi Ramën ndërsa për 'Ballkanin e Hapur' tha se është një nismë anti-shqiptare dhe kundër Kosovës që t'i nënshtrohet Beogradit.

"Për të rivendosur sovranitetin e PD, ndërmora këtë nismë për rithemelimin e PD me një statut të ri i cili pasqyron sot në Shqipëri si dokument partiak më shumë se çdo statut tjetër në të gjitha kohërat, vlerat e shoqërisë të lirisë amerikane. Vendosëm primare sipas modelit amerikan, në zgjedhjen e drejtuesve, qeveritarëve vendorë e qendrorë. Në zgjedhjen e drejtuesve të partisë. Rikthyem votën e lirë dhe pushtetin tek anëtarët. Sanksionuam shtyllat kryesore të programit tonë, mbështetja tek të përndjekurit politi, pronarë si shtylla të konservatorizmit, taksat e ulëta dhe qeverinë e vogël si parime të tij. Sanskionuam interesin Kombëtar, denoncuam Ballkanin e hapur që s'është gjë tjetër vetëm vendosje e gjemonisë Serbisë në rajon, duke patur si leva Shkupin e Tiranën. Ballkani i Hapur i mbështetur nga Soros, është ambsolutisht nismë kryekëput anti-shqiptare, kundër Kosovës, ka futur Kosovën në darë, armiqësore të Beogradit, Shkupit e Tiranës dhe duan t'i impnojnë vullnetin e nënshtrimit të Beogradit."-deklaroi Berisha.

Berisha ndër të tjera u shpreh se  Lulzim Basha tentoi ta kthejë PD-në aleate të PS-së. Ish-lideri historik i PD deklaroi se kjo do të vriste opozitën në vend, ndërsa shtoi se Shqipëria konsiderohet si i vetmi narkoshtet në Europë.

"Pas zgjedhjeve, projekti ishte që kjo parti të shndërrohej në aleate të PS. Gjë të cilën s'mund të pranoja, sepse kjo binte në kundërshtim flagrant të interesave të shqiptarëve. Shqipëria është i vetmi narkoshtet në Europë. Sot ajo është në vendin e dytë në botë për ryshfetin. Sipas raporteve të DASH, konsiderohet qendër operacionale e krimit të organizuar, Rajon, Europë, Amerikën e Veriut, të Jugut, Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Nëse ky vend humbet edhe opozitën do të ishte një tragjedi e madhe për të. Për të gjitha këto nga Shqipëria janë larguar 5 vitet e fundit 520 mijë shqiptarë", tha Berisha.

Dje, me votim të fshehtë të 4446 delegatëve, Kuvendi i thirrur nga Berisha shkarkoi Lulzim Bashën dhe anuloi Kuvendin e 18 dhjetorit, duke e ndarë këtë ditë për një referendum ku anëtarët të ratifikojnë vendimin e shkarkimit. Një Komision i përkohshëm për Rithemelimin e PD-së do të marrë në dorë drejtimin e përkohshëm të PD-së deri më 22 mars kur pritet të mblidhet Kuvendi i radhës që do të zgjedhë strukturat e reja.

Sot, anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së kanë votuar pro shkarkimit të anëtarëve të kryesisë që iu bashkuan Berishës. Me 251 vota pro është votuar për shkarkimin nga të gjitha funksionet në PD të grupit ‘Berishian’.

Prej 9 shtatorit, kur dhe Berisha u pezullua nga grupi parlamentar i PD, në selinë blu ka nisur një luftë mes palëve, duke bërë një parti e cila është më e ndarë se kurrë në historinë 31-vjeçare të themelimit të saj. Ironike në të gjithë këtë histori, është se përçarja arriti kulmin në ditën e themelimit të saj, më 11 dhjetor.

    Rendit zhvillimet sipas orarit:
    Ora 22:31
    S’e dinte se ishte live, Floriana Garo urdhër sallës në Foltoren e Berishës: Tregoni pak entuziazëm

    Zëdhënësja e Berishës nëpër Foltore, Floriana Garo pasi u pa duke i rregulluar flokët, ka për detyrë që të mbajë edhe sallat me entuziazëm nëpër takimet e Sali Berishës.

    Kështu sot, teksa nuk e dinte se ende kishte nisur ‘Foltorja’ me shqiptarët në Florida, Floriana dëgjohet t’u thotë atyre që të tregojnë entuzizëm, kur të nisin të bashkëbisedojnë.

    ‘Kur t’ju prezantoj unë do të kaloni tek pamjet e panelit. Salla një gjë tregoni pak entuziazëm. Shumë mirë, zërin e sallës duam të dëgjojmë ne!’- tha Garo.

    Ora 18:57
    Berisha: Basha i shkarkuar, në Këshillin Kombëtar as 1/3 e anëtarëve! Mbushi sallën me punonjës godine

    1639332065_ber5.jpg

    Ish-kryeministri Berisha tha sot se Lulzim Basha është shkarkuar nga çdo funksion në Partinë Demokratike. Gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët e Jacksonville në Florida, SHBA, Berisha tha se mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar dështoi pasi nuk u paraqitën as 1/3 e anëtarëve. Sakaq, ai deklaroi se salla u mbush me punonjës të godinës dhe individë që nuk janë anëtarë. 

    "Ne nuk përballemi vetëm me deputetin Basha që nuk njeh asnjë normë, ligj, asnjë parim, përkundrazi i marrë peng vepron sipas urdhrave që merr. Sot ai i shkarkuar komplet thërret Këshillin Kombëtar në të cilën nuk paraqitet as 1/3 e anëtarëve dhe mbush sallën me punonjës të godinës dhe individë të tjerë duke mashtruar publikisht. Por pavarësisht nga të gjitha këto, ju garantoj se ky revolucion i filluar për rivendosjen e vlerave konservatore nuk ka të ndalur. Se ky revolucion siç çmontontoi në '91 diktaturën komuniste, do të çmontojë narkoshtetin shqiptar", u shpreh Berisha. 

    Ora 18:49
    Berisha: Ballkani i Hapur nismë anti-shqiptare! Kundër Kosovës që t'i nënshtrohet Beogradit

    1639331476_ber7.jpg

    Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në 'Foltoren' virtuale me demokratët e Floridas se nisma për Ballkanin e Hapur është i mbështetur nga George Soros. Berisha theksoi se është një nismë anti-shqiptare dhe kundër Kosovës që t'i nënshtrohet Beogradit.

    "Ballkani i Hapur s'është gjë tjetër vetëm vendosje e gjemonisë Serbisë në rajon, duke patur si leva Shkupin e Tiranën. Ballkani i Hapur i mbështetur nga Soros, është ambsolutisht nismë kryekëput anti-shqiptare, kundër Kosovës, ka futur Kosovën në darë armiqësore të Beogradit, Shkupit e Tiranës dhe duan t'i impnojnë vullnetin e nënshtrimit të Beogradit."-deklaroi Berisha.

     

    Ora 18:36
    Berisha: Basha tentoi ta shndërrojë PD-në në aleate të PS! Jemi i vetmi narkoshtet në Europë

    1639330618_SaliBerisha2.jpg

    Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga 'Foltorja' virtuale me demorkatët e Floridas se Basha tentoi ta bëjë PD-në aleate të PS-së. Ish-lideri historik i PD deklaroi se kjo do të vriste opozitën në vend, ndërsa shtoi se Shqipëria konsiderohet si i vetmi narkoshtet në Europë.

    "Pas zgjedhjeve, projekti ishte që kjo parti të shndërrohej në aleate të PS. Gjë të cilën s'mund të pranoja, sepse kjo binte në kundërshtim flagrant të interesave të shqiptarëve. Shqipëria është i vetmi narkoshtet në Europë. Sot ajo është në vendin e dytë në botë për ryshfetin. Sipas raporteve të DASH, konsiderohet qendër operacionale e krimit të organizuar, Rajon, Europë, Amerikën e Veriut, të Jugut, Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Nëse ky vend humbet edhe opozitën do të ishte një tragjedi e madhe për të. Për të gjitha këto nga Shqipëria janë larguar 5 vitet e fundit 520 mijë shqiptarë", tha Berisha.

    Ora 18:24
    Foltorja virtuale, Berisha: U shpalla non grata nga lobimi korruptiv i George Soros me Ramën

    1639330011_ber3.jpg

    Ish-kryeministri Sali Berisha, në 'Foltoren' virutale me demokratët e Floridas deklaroi se u shpall non grata nga lobimi korruptiv i George Soros, në bashkëpunim me Edi Ramën.

    "Ju e dini se një vendim me datën 19 maj, u shpall nga DASH ku njoftohesha se isha non grata për korrupsion. Menjëherë, në letrën që i drejtoj Blinken-it, i them se ky është një akt i lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe Soros, një amik i egër ky i fundit i demokracisë dhe interesave kombëtare të shqiptarëve. Soros u bë sponsor kryesor i shoqërisë civile në Shqipëri dhe e prita në vitet 90 këtë veprim të tij. Konstatova më vonë se rrjet i ngritur prej tij përbëhej nga individë dhe eksponentë të majtë dhe të ekstremit të majtë dhe u vendos nën ombrellën e PS. Ne u kthyem në një monizëm në raport me shoqërinë civile. Soros me fondacionin e tij ndërmori Reformën e Drejtësisë në Shqipëri që t'ja jepte Ramës në dorë. Ai grumbulloi një grup ekspertësh si trurin e reformës. Se pari kapja e të gjitha institucioneve të drejtësisë nga ish-ministra apo vëllezër të ministrave të PS, ish-prokurorë të komunizmit. Persona të përfolur për korrupsion. Përveç kësaj duke përdorur vettingun që e konsideronim të domosdoshëm por e aplikuan nga sipër poshtë, kur ne ishim për vetingun nga poshtë sipër. E para metodë e shkatërrimit, e dyta, metoda e farave që nuk ndërhyhet nga sipër. Me ketë metodë shkatërruan dhe lanë vendin pa gjykatë të lartë e Kushtetuese për 5 vite, pra pa shtet ligjor. Për këtë arsye sot në Shqiëri janë mbi 30 mijë dosje në Gjykatën e lartë që presin shqyrtim, shumë prej tyre që prej 2013. Në apel në Tiranë janë 76 mijë dosje. Shpallja ime non grata është e veçantë, më shpallën non grata 8 vite pasi kisha hequr dorë."-tha Berisha.

    /M.Q./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Anna: 13/12/2021 07:12

      Floriana Garro tha per inat te sime vjerre une do fle me mullixhiun. Aq mend ka ajo debilja

      Përgjigju
    • Beni: 13/12/2021 04:26

      Show.Per tru shplaret arnautas ne Shqiperi,qe jane me shumice,dhe emigrantet,kete rradhe,ato 10 vete nga Jacksonville. Ishin qesharake,perveç Shqiperise,po systemonin,rregullonin politikisht,edhe Usa-n.Kishin gjet edhe nje american langaraq aty,dhe ja u kry foltorja nga America.Banalitet,alla shqiptar.

      Përgjigju
    • Beni: 13/12/2021 04:09

      Nese do thoni qe znj. Garo eshte mashkull. Sa te lodhur qe jeni.

      Përgjigju
    • Jimmy: 13/12/2021 00:46

      Na flliqet ne qe jetojm ne Florida, ne sjemi me kete te mallkuar qe u ngjall prap,ky vemje i poshter,,turp per keta gjoja demokrat,

      Përgjigju
    • Ola: 13/12/2021 00:17

      https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10220892558328089&id=1363882803 Ktu gjeni Berishen dhe foltoren.

      Përgjigju
    • Cuko: 12/12/2021 18:55

      Sulo Gradeci i PD

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

    Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim