Kryedemokrati Sali Berisha, zhvilloi një takim zyrtar me Presidentin e Parlamentit të Rajonit të Brukselit, Bertin Mampaka.
Gjatë takimit, Berisha njoftoi se diskutoi për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar se vendi ndodhet në një moment të vështirë demokratik.
Berisha po ashtu theksoi se në Shqipëri prej më shumë se një dekade nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Sipas Berishës, përmes ndikimit të kryeministrit Edi Rama, u arrestuan dhe u vunë nën hetim para zgjedhjeve të 11 majit 3 liderët e opozitës, me qëllim që të deformohej vullneti i qytetarëve.
Po ashtu, kreu i PD-së ngriti edhe shqetësimin e ndikimit të krimit të organizuar në zgjedhjet në Shqipëri, që sipas Berishës, punojnë për t’i siguruar vota mazhorancës socialiste.
Lajmi kryesor:
Berisha flet jashtë parlamentit belg: U shpalosëm idenë tonë për qeveri teknike në Shqipëri












