Ish-kryeministri Sali Berisha, nën akuzë për dosjen e aferës “Partizani”, ka dalë ditën e sotme (2 Dhjetor)në konferencën e radhës për mediat, ku foli për çështje të ndryshme të situatës së politikës, rendit dhe jo vetëm.
Mes çështjeve për të cilat ai dha deklarata ishte edhe ajo e vrasjes së djeshme në lokalin “Kështjella” në Ndroq të Tiranës, ku Julian Gjoshi ekzekutoi ish-mikun e tij Alfred Dedja në një konflikt të dyshuar për pazare droge.
Berisha dje dha një deklaratë ku implikoi prokurorin e SPAK, Ols Dado, si magjistratin që përmendet te përgjimet mes Altin Hajrit dhe ish-deputetit të arrestuar Jurgis Çyrbja, për lirimin e kunatit të të parit më 2021, Julian Gjoshit, pas arrestimit me armë “Bereta” pa leje.
Në përgjimet e SKY ECC Hajri i përmend Çyrbjas edhe emrin e Olsit për ndërhyrje dhe zgjidhje të çështjes, teksa Berisha tha dje (1 Dhjetor) se ai është prokurori Ols Dado.
Por sot po Berisha përgënjeshtroi veten, duke thënë se “pasi bëri verifikimet e duhura, si dhe pas deklaratës së SPAK, rezulton se nuk ishte Olsi Dado”.
Por kreu i PD shkoi më tej, duke thënë se atë e dinte Dumani dhe se e fshehin. Berisha hodhi dyshime se Dedja ishte dëshmitari i vetëm që dinte për zhdukjen e Jani Prengës dhe e vranë.
Çfarë tha sot Berisha për prokurorin Olsi Dado, ku pranon se gënjeu dje:
“...pjesa e parë është mjaft me interes, por edhe e para (i referohet bisedave në SKY ECC mes Altin Hajrit dhe ish-deputetit Jurgis Çyrbja. E dyta flet për Olsin, Olsin...e cila nuk është Dado, (prokurori i SPAK) dhe unë jua them, unë kam bërë verifikimet, pasi përgënjeshtroi SPAK-u dhe nuk është Dado, në këtë rast, në këtë proces nuk rezulton që ai të ketë... (pas një pauze), se cili është Olsi e di Dumani. Ai e fsheh. Një gjë është, si prokuror çështjeje nuk ka qenë Olsi. A ka ndërhyrje të tjera të tij apo s’ka, atë e din, e fshehin. Sidoqoftë një çështje që duhet zbardhur plotësisht, një çështje që tronditi shoqërinë shqiptare. Siç ishte copëtimi në pjesë i një njeri, për të cilin nuk thoshte kush një fjalë (i referohet Jan Prengës). Mbetet pa hetuar, tani iku dëshmitari që e dinte çdo gjë (i referohet të vrarit dje, Alfred Dedja). Kishte qenë menaxher në lokalin e Altin Hajrit".
Çfarë tha Berisha për vrasjen e Alfred Dedjas, që e cilëson dëshmitari i zhdukjes së Jan Prengës:
"...Çështja e dytë për të cilën jam sot para jush, dje mbasdite u ekzekutua publikisht në Ndroq dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës, njeriut që dinte të gjitha.
Ai, Dedja, kishte qenë menaxher i lokalit të Altin Hajrit. Imagjinoni ju një moment, njeriu që e kishte liruar nga burgu këtë Julian Gjoshin, që kishte ngritur shtetin në këmbë për ta liruar, tani e urdhëron në një akt in-ekstremis, të vrasë në publik dëshmitarin e vetëm të mundshëm të copëtimit makabër të trupit të Jan Prengës.E gjitha kjo një vepër shtetërore mafioze. Mafia me shtetin të bashkuar. E gjitha kjo për të mbyllur aferën, sepse ju e dini se për Jan Prengën u akuzuan kamerierët e Altin Hajrit, kurse Altini është i lirë, Altini tani pastron oborrin dhe u detyrua në fund të nisë kunatin e tij të kryejë vrasjen publike. Vrasja mafioze e djeshme është dëshmi e funksionimit si një sipërmarrje e përbashkët e shtetit me krimin, e mafies me shtetin. Ndryshe, Dedja duhet të ishte një dëshmitar i mbrojtur, i çmuar, por nuk pati kurrë dëshirë për të zbardhur vrasjen e Jan Prengës.
Edhe këto që shihni ju, dosjet që të gjitha vijnë nga jashtë, Dumani fle mbi to. Të gjitha janë nisma të prokurorive partnere, asnjë nismë e tij. Jo, aty i ka pasur të gjitha veprimet".
Fol fol ti Berissha se nuk prrissh gje,kesshtu ke 34 vjet qe vjell vetem vrere ndaj gjithkujt qe nuk esshte me ty,dhe ne fakkt ti ssje me askende.
Përgjigju