Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj me anë të një reagimi në Facebook i është përgjigjur akuzave të Berishës, duke e quajtur një 'hienë të ndyrë', që nxjerr pisllëqe nga goja. Kjo pasi Berisha tha dje se agjentët e BKH gjetën tek qendra Harabel në pronësi të bashkëshortes së Veliaj, 230 mijë euro.
Veliaj u shpreh se këto akuza vijnë nga dikush që vrau dhe dogji shqiptarët në vitin 1997. Kryebashkiaku shprehet më tej se kurrë nuk është marrë me familjen e Berishës, ndërsa thotë se Berisha si hienë i futi turinjtë deri në shtëpinë e tij.
Reagimi i plotë i Erion Veliajt
Mirëmëngjes,
Po e nis këtë reagim me një ndjesë të përulur për të gjithë ju, që jeni duke lexuar këto fjalë drejtuar një hiene të xhindosur, një qenie të paskrupullt, një kufome të pakallur të quajtur Sali Berisha - një ligësie, i cili e ka helmuar dhe fatkeqësisht, vijon ende ta helmojë e ta përçajë këtë vend prej 34 vjetësh.
Që kjo hienë, e cila nginjet çdo ditë me pisllëqet më të ndyra që nxjerr nga goja, është fundërrina e fundërrinave të këtij kombi, tanimë këtë e di i madh e i vogël. Ai e ka nxirosur vetë portretin e tij para shqiptarëve, si varrmihës i zgjedhjeve të lira, si gardian burgu për liderin e opozitës në vitet ‘90, si zhytës i Shqipërisë në kaos dhe gjakderdhje për pushtetin e tij në ‘97, si minues i demokracisë dhe shantazhues i sistemit të drejtësisë, kur varrosi 26 shqiptarë të gjallë në biznesin e tij familjar në Gërdec, si shantazhues i shtetit shqiptar, kur u kap live duke vrarë në 21 janar, dhe sot si një pengmarrës i opozitës shqiptare, të cilën ka vendosur ta marrë me vete në varr.
Që Zoti, duke e mbajtur gjallë për ta damkosur dhe tërhequr zvarrë, tani po i jep atë që kishte hak pasi e vrau, e dogji, e grabiti, e sakatoi këtë vend, edhe ky është fakt publik dhe historik, që e dini dhe e shihni çdo ditë me sytë tuaj.
Megjithatë, jargët e ligësisë së tij ka kohë që s’më bëjnë asnjë përshtypje. Por, duke qenë se hetimi pasuror, që po kryen SPAK-u për mua, është kthyer në një çorbë të prishur për të gjithë të uriturit për hakmarrje dhe të humburit që duan të ndjehen fitimtarë, po i them edhe unë dy fjalë.
Unë as jam marrë, as do të merrem me familjen e tij, por me krimet që ai ka bërë, të cilat shpresoj dhe uroj që drejtësia t’i zbardhë sa më shpejt, deri në fund, që hiena e fundit komuniste e Europës të marrë atë që meriton edhe nga drejtësia, pasi populli shqiptar e ka ndëshkuar me kohë, duke e flakur një herë e përgjithmonë në koshin e historisë.
Por, cila është e vërteta e ngjarjes që, së fundmi shfrenoi fantazitë mediatike dhe e solli turirin e hienës deri brenda shtëpisë time?
Në datën 5 Dhjetor jam nisur për një takim zyrtar me Kryetarin e Bashkisë së Hamburgut, dhe të nesërmen, në 6 Dhjetor, isha në Dhomën e Tregëtisë së Hamburgut, për të promovuar aty, për operatorët e interesuar gjermanë, Zonën e Lirë Ekonomike të Tiranës - TEDA.
Në mëngjesin e 6 Dhjetorit bashkëshortja ime, e gjendur në shtëpi vetëm me djalin tonë, më telefonon pasi grupi i prokurorisë së posaçme kishte trokitur në derën e apartametit tonë. Natyrisht, ndamë pa asnjë ngurrim bindjen se duhet të ishim plotësisht transparentë me trokitësit tanë.
Pavarësisht se pa një vendim gjykate për të hyrë në shtëpi dhe plus një situate të pakëndshme për gjithë lagjen ku jetojmë prej 12 vjetësh, në një pallat të ndërtuar 15+ vjet më parë (poshtë të cilit ishin mbledhur me lajmërim, nga kushedi se kush, altoparlantët mediatikë, që ishin vendosur si dikur te radha e qumështit përpara se të arrinte vetë grupi hetimor), bashkëshortja ime është treguar plotësisht bashkëpunuese dhe transparente me grupin hetimor, për çdo kërkesë të tyre, madje i ka shoqëruar vetë, qoftë në zyrën e saj, qoftë në shtëpinë e prindërve.
Kjo është e gjithë ngjarja, e cila tregoi se as jetoj në vila të pajustifikuara, as kam apartamente të padeklaruara, si hienat dhe plot nga korbat që më sulmojnë nga dita e parë e kësaj detyre. Nuk kemi as llogari në Qipro apo kudoqoftë tjetër, dhe as transferta të majme dhe të padeklaruara për ndërhyrje estetike, si po këta që, kur i kap SPAK-u është Skap, ndërsa kur duan të linçojnë të tjerët në publik është SPAK.
Ah po, nuk kemi as para të padeklaruara dhe as taksa të papaguara nga të ardhurat tona, si shumë prej korbave të tyre.
Që nga dita që kam nisur këtë punë me Këndin e Lodrave te Liqeni, ku Opozitë e Presidencë bëheshin bashkë me pistoleta mbi kolovarëse, e gjer më sot, nga Teatri tek Astiri, e thuajse me çdo punë që kemi bërë, ku baltosja, paditë e çuditë nuk rreshtin së bombarduari dhe penguari këtë qytet, unë e kam marrë me vetëdijen e plotë të kostove të përballjes përditë me hiena e korba, përgjegjësinë e të çuarit përpara të Tiranës, me kokën lart për shumë punë të mira që kemi bërë dhe pa u fshehur, as kur është dashur të pranoj gabimet që janë bërë.
Ndryshe nga hiena që fut përditë turinjtë e pistë në çdo shtëpi të Shqipërisë dhe korbat që bëjnë krra-krra, ditë e natë, për llogari të tij, unë nuk e kam raportin me drejtësinë të përçudnuar as nga tmerri prej krimeve të bëra, as nga makthi i pasurive të fshehura dhe as nga dëshpërimi i humbjes së pushtetit për t’u rimarrë me çdo kusht.
Për mua, SPAK-u nuk është i drejtë kur godet kundërshtarët dhe i padrejtë kur më heton edhe mua vetë, qoftë edhe për paditë e bëra nga korbat. Më pëlqen a s’më pëlqen kjo që po ndodh aktualisht në raport me mua dhe a më duken a s’më duken, mua personalisht, të drejta të gjitha veprimet e SPAK-ut ndaj meje e famijes time, kjo nuk ka pikë rëndësie për mua institucionalisht. Prandaj, jo vetëm nuk i kundërvihem në asnjë formë veprimtarisë së prokurorëve dhe hetuesve të SPAK-ut, por e mirëpres që ta kryejnë deri në fund, siç e mendojnë, detyrën e tyre.
Po çfarë do të ndodhte sikur edhe ne, socialistët, pas çdo hetimi apo transparence që kërkohet nga SPAK-u, ta sulmonim SPAK-un si bandë kriminale apo të organizonim protesta si hienat që e kanë mbajtur peng këtë vend prej dekadash?
Ky është dalllimi ynë: Ne i trajtojmë institucionet e drejtësisë si kolegë dhe shtetarë, opozita i konsideron banditë dhe tradhtarë. Ky është edhe dallimi i madh fare, që mua më bën të ndjehem shumë mirë përpara atyre që më kanë besuar dhe më kanë mbështetur në tërë këto vite, që nga Edi Rama i pari, te shokët e forumeve të partisë, dhe qytetarët e Tiranës, që sot jetojnë në një qytet europian, në një metropol nga më të rëndësishmit e rajonit.
Për mua SPAK-u është institucion kushtetues i vendit tim dhe unë jam totalisht në dispozicion të hetimit, i bindur se, në fund, e vërteta do të triumfojë. Jam po aq i bindur në të drejtën time dhe shpresëplotë në profesionalizmin dhe pavarësinë e këtij institucioni kushtetues.
Pikërisht, ky është dallimi mes nesh dhe hienave që kemi përballë, i cili duhet të bëjë krenar çdo anëtar e votues të Partisë Socialiste dhe duhet të turpërojë, si shqiptar e si qytetar çdokënd që vazhdon duartroket dhe përshëndet mortjen Sali dhe shpurën e korbave të tij.
po me mire me Velo vedhai na thuaj sa ishin...ahahah se na bane kurioz tani
PërgjigjuO ti komentusi ha ha ha qē njē tum tē madh ha un sjetoi nē Albanistan kshu qē llogjika jote prej idjoti nuk ekziston. Por un flas realitetin qē ti o komentus nallban realitetin se kupton o hajvon.
Përgjigjunga menyra si flasin e kupton qe nuk kane ndonje ndryshim te madh ne shume gjera....
PërgjigjuSondazhi duhet te jete: Kush mendoni se ka vjedhur me shume? Sali Berisha apo Erion Veliaj?
PërgjigjuIlir meta ka vjedhur me shum, por mbas saliuut.
"Dallimin" mes jush z.Veliaj dhe Sali Mortjes, mè mirè se kushdo tjetèr, mund ta konstatonim ne banorèt e atij qyteti. Ku shprehet "ndryshimi" pèr mua? Fillon tek shèrbimi ndaj qytetarit shqiptar? A ditèt ju tè vendosni njè standart shèrbimi, ku korrupsioni tè mbetej vetèm njè damkè e sè kaluarès sè qoftèlargut NONGRATA? JO, nuk mundèt apo nuk donit. Korrupsioni, èshtè ai qè torturon banorèt e Tiranès edhe sot. A punuat ju pèr ngritjen e cilèsisè sè jetesès sè banorève tè Tiranès (uji i pijshèm 24 orè, pastrimi i qytetit, ruajtja e trashègimisè kulturore nga ndèrtimet pèr tè cilat dhatè leje ndèrtimi, plan strategjik pèr pèrmirèsimin e fasadave tè objekteve tè banimit)? JO,,ju, me vendimet tuaja pèr leje ndèrtimi me paratè e krimit, jo vetèm qè nuk pèrmirèsuat asgjè, por jini fajtorèt kryesorè pèr kthimin e qytetit nè njè vènd qè vèshtirèson jetèn e qytetarève. Furnizimi me ujè tè pijshèm, mbetet njè gangrenè pèr Tiranèn 2024, kaosi urban nè rrugèt e Tiranès, tè kujton Kandaharin por jo metropolet europiane. Ndaj, mua si qytetar i Tiranès, nuk mè intereson debati juaj me Sali Mortjen. Atè, zgjidheni vetè ose le tua zgjidhè gjykata. Pèr qytetarin shqiptar, ju nuk kini bèrè atè qè premtuat. Ky èshtè etaloni matès i punès sè gjithsekujt dhe jo pyetje kot,,,a jeni me Saliun apo me Erjonin? Unè jam pèr njè jetè nè dinjitet, nè qytetin tim. Ju, dhe ai tjetri, jini pèr mua ata qè kini bèrè gjithçka qè ky qytet tè bèhet i pabanueshèm.
PërgjigjuO ilda Erjon Veliaj po e tregon me fakte jo me llafe kafenesh e wc ēsh qē lejoi ata tē kontrollonin pa as njē hezitim. Kurse krimineli hajdut maloku Sali bajga jot nuk u Paraqit nē SPAK se e di veten se kush ēshtē. Prandaj ti o Ilda tok e xanme lēre drejtėsin tē flas mos lef ti me shok. E kur drejtēsia tē flasi atēhere fillo ti çirru e ngjiru o Ilda tok e xanme.
PërgjigjuIlda esht komentuesja me posht o
Pse e ka dhe emrin Ilda Erion Veliaj eee?? Nuk habitem jo se mund te kete urdher nga sorosi qe te behet grua! Z.TARAS ke bere nje fjalim te shkelqyer per Ilda Erion Veliajn. Tashti mos perto shko lepiji bythen qe ta mbyllesh fjalimin me korrektesi. Legen sistemi.
Pse nuk beni nje sondash sa persona mendoj e qe erion veliaj eshte i drejte dhe sa mendojne qe eshte i korruptuar?
PërgjigjuI gjeten apo jo ???
PërgjigjuI gjeti Saliu :
Po ai Dabulla ca bente aty te dera do na e shpjegosh? Nuk ngopeni, ky esshte problemi o zoti Kryetar! Jeni ju edhe ushtaret tuaj qe nuk ngopeni. Ju merni djersen, Ju merni shtepite njerzve dhe tregoni përralla se do ju jepni leke por ne te vertet I lini rrugëve. Zoti mos past meshire me ata si ty dhe ai Albani qe nuk keni meshire per asnje e ju duket vetja me shume se zoti. Do korrni ato qe keni mbjelle, do rroni e do paguani faturat tuaja o te pashpirte.
PërgjigjuZoti Veliaj në qoftë se je i pastër pse nuk e denoncon Salimutin për përgënjeshtrim
PërgjigjuPse zieni o derezinje. Behuni shoke se neser do ndani cigaret bashke te 313ta.
PërgjigjuLali/Eri ju përgëzojmë për kjartësimin e ngjarjes shurdhuese të NON GRATËS TMERR I KOMBIT,Por edhe të BERISHIZMIT,të cilët po çudisin BOTËN ME SHPIFJET E TYRE NË 34 VITE,Ku në opozitë fusin SYRIN NË ÇDO ÇELS DERE DHE GJUHËN NË ÇDO WC TË KUNDËRSHTARVE POLITIKË.E NDËRSA NË PUSHTET VRASIN SI: NË 1991-SHKODËR,21 JANAR,GËRDEC,OTRANTO,VLORË,TROPOJË= 200,PËRMET,ELBASAN...MBI 20.000 NGA 1991-2024. ● 101 Krimet e Sb kan filluar që në 2 prill 1991 Shkodër,kur me urdhërin e tij & Armët e UDB-Vrau 4 dëshmor me duar në xhepe vetëm për PUSHTET E PARA. E mëqënse nuk u dënua nga drejtësia e TRËMBUR(TREDHUR) Ai vazhdoi vrasjet në seri duke bër mbi 20.000 nëna me të ZEZA. ● Dhe SPAK,GJKKO po zvarrit akoma Kl.Partizsni duke i nxjerr nga burgu dhëndrrin me mbi 60 pasuri në Shqipëri & Europë dhe Salinë që ka firmosur VKM-të.Apo zvarritjen e 21 janarit me 4 të vrarë me urdhrin e Sb 100%.Apo të Gërdecit me 27 të vrarë(Përfshi K.Trebickën e vrarë nga SEKSERI GËRDECIT),ÇEZ-DIA,FLORIRIN E KRRABËS,etj. ● Duhet thën troç se PUNËN E MIRË TË SPAK-A.DUMANIT,po e saboton GJKKO me gjyqtaret që janë shoqet e ARGITËS QË kjo NUK PO HETOHET FARE DHE PO MERREN ME DHËNDRRIN MALLTEZI.KY ËSHTË KULMI I NjË GJKKO TË TREDHUR PREJ SB 92. ● Urojmë të falësh faqe/bardhë që tu mbyllet GOJA HIENAVE QË KËRKOJNË KËRMË PËR PUSHTET PËR TË FSHEHUR PASURINË MARRAMËNDËSE TË 46 VITEVE KOMUNIZMË= 350 MILD.$ DHE TË 34 VITEVE TRANZICION PREJ TIRANIT TË VIÇIDOLIT. - JU PËRSH.NGA FIERI ME MJEDIS EUROPIAN ME VIZIONIN E E.RAMËS.
PërgjigjuDikur mendoja se ishe i çmendur, tani mendoj qe po tall menderen me ish partinë socialiste tashmë e shkermoqur me keq se ata mjeranët e pd.