Avokati Idajet Beqiri deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar publikisht se Garda e Republikës ka përdorur armë zjarri gjatë protestës së 21 Janarit, kur ka deklaruar se Garda bëri detyrën sepse protestuesit po hynin brenda Kryeministrisë.
Sipas Beqirit, pas ngjarjes, disa mjekëve morën poste politike drejtuese.
‘Berisha e tha edhe vet Garda bëri detyrën e vet sepse na erdhën në Kryeministri. Ai e pranon se është qëlluar me plumba. Ai si kryeminisrtër i vendit sepse thotë që ishte në zyrë dhe ai tjetri si ministër i Brendshëm duhet që ta kishte parandaluar një gjë të tillë, të jepte urdhër që të mos qëllohej, pra edhe me mosveprim ata janë bashkëfajtor në krim. Berisha i mori në zyrë vrasësit, i jep shtëpi banimi dhe i dekoron, pse duhet që ta bënte një gjë të tillë, edhe mjekët, të dy mjekët nuk kishin të drejtë që të bënin akt-ekspertimi. U bënë kryetar bashkie e bëri Berisha njërin në Kukës dhe një tjetër në Berat nga këta mjekët’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Masakra e 21 janarit/ Idajet Beqiri: Urdhrin e dha Berisha, serverët u zhdukën, njëri përfundoi në shtëpinë e tij! SPAK po e zvarrit çështjen










