Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin

Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin

Sali Berisha gjatë takimit të sotëm me delegatët e PD-së së Tiranës

Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi sot (23 Janar) të deleguarit në qarkun e Tiranës për situatën politike dhe zgjedhjet e ardhshme të 11 majit, por që në fakt u ka mbajtur një fjalim të gjatë për rezultatet e qeverisjes dyditore të Donald Trump dhe sulmet e përhershme ndaj Xhorxh Soros si referencë.

Teksa tematikë pritej të ishte përgatitja për fushatën, primaret, lista e kandidatëve dhe çështje të tjera si lufta e brendshme në PD, u ka folur për zhvillimet në SHBA, pas inaugurimit të Donald Trump si president.

Berisha deklaroi se ‘rikthimi i Donald Trump është një mrekulli jo vetëm për kombin amerikan, por për mbarë botën’. Madje sipas tij, në dy ditë veprimtarie intensive në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donald Trump ka bërë sa në një mandat.

“Ndryshime të mëdha, të jashtëzakonshme kanë ndodhur këto ditë në timonin e Shtëpisë së Bardhë me inaugurimin e presidentit Donald Trump, në rikthimin më të fuqishëm dhe më të jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit me votën e lirë. E kam theksuar dhe e theksoj se nuk ishte një mrekulli vetëm për kombin amerikan, por kjo ishte një mrekulli për të gjitha kombet dhe njerëzit e lirë në mbarë botën. Në dy ditë veprimtarie intensive në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donald Trump, siç do shprehej një kundërshtar i tij, ka bërë sa në një mandat”, tha Berisha ndër të tjera.

Ish-kryeministri që është marrë i akuzuar dhe i pandehur nga SPAK për aferën në dosjen “Partizani” u foli edhe për premtimet e Trump, teksa vetë dukshëm shpreson edhe heqjen e ‘non gratës’. Dhe këtë e bëri duke sulmuar edhe Sorosin.

“Ai premtoi në mënyrë të përsëritur kombit amerikan një transformim të SHBA, ç’ka nënkupton dhe një transformim të të gjithë asaj që fuqia amerikane projekton në mbarë botën. Ky transformim në dy ditë çmontoi në mënyrë themelore të gjithë doktrinën, praktikën e agresionit të frymëzuar nga ekstremi i majtë marksist-leninist dhe post-marksist sorosian ndaj familjes. Presidenti Donald Trump bëri të qartë se cila është familja për SHBA, ajo që ka qenë nga Adami dhe Eva dhe gjer para këtij agresioni që u ndërmor vitet e fundit ndaj familjes, e prindërve me numër 1 dhe 2 dhe me idenë e krijimit të fermave të femrat për qëllimet më të mbrapshta njerëzore. Në këto dekrete të një rëndësie historike merr fund agresioni post-marksist ndaj gjinisë”, tha Berisha.

Më tej ai u mor me ideologjinë marksiste dhe gjinitë, gjithnjë duke pasur si ‘shënjestër’ Sorosin.

“Karl Marksi kishte parashikuar Njeriun e Ri, njeriun me tru të shpëlarë nga ideologjia marksiste, por nuk kishte parashikuar ndryshimin e gjinisë”, tha Berisha. Presidenti dekretoi se sot e tutje në SHBA, gjinitë do jenë vetëm ato që ka falur Zoti. Burrë dhe grua apo mashkull dhe femër. Këto qëndrime janë të një rëndësie të jashtëzakonshme jo vetëm për SHBA. Por u garantoj se pas SHBA, kopshti eksperimental i doktrinës kriminale të Xhorxh Sorosit më shumë se çdo vend tjetër ishte Shqipëria. Pra, në rast se ne kemi parasysh se u bëmë kopshti eksperimental i sorosizmit, nuk ka një vend të dytë që përfiton më shumë nga këto dekrete se sa Shqipëria”, tha Berisha, duke ia kushtuar pjesën më të madhe të fjalimit të tij qeverisjes së Trump në dy ditë dhe jo çështjeve të brendshme të partisë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vota e Diasporës do i bëjë gropën Opozitës, pas zgjedhjeve PD do kërkojë heqjen e saj!

Spahiu: Vota e Diasporës do i bëjë gropën Opozitës, pas zgjedhjeve PD do kërkojë heqjen e saj!