Afera Partizani/ SPAK merr të pandehur Berishën, avokati Beqiri për Report Tv: Rrezikon deri në 8 vite burg! Për fondacionin e Liri Berishës do të merret në pyetje gjithë familja e tij

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte ditën e sotme në SPAK, pasi u mor zyrtarisht i pandehur për aferën ‘Partizani’.  Por, çfarë pritet të ndodh tani me Berishën?

Këtë e ka sqaruar avokati Idajet Beqiri ditën e sotme, në një lidhje skype për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, me gazetarin Nertil Agalliu, ku tha se Berisha rrezikon nga 2 deri në 8 vite burg nëse ai shpallet fajtor.

“Kanë përfunduar hetimet dhe sot i është komunikuar akuza dhe pas kësaj merresh i pandehur, njihesh me aktet e dosjet me 500 faqe, i jepet dosja të pandehurit dhe avokatëve të tij dhe ai ka të drejtë që të bëjë deklarimet e veta dhe të jap shpjegime dhe të thotë nëse e pranon ose nuk e pranon. Çështja do të merret nga gjyqtari i seancës paraprake, i cili do ta dërgoj për gjykim, kur dosja është e kopsitur dhe ai duhet që të ndëshkohet me bashkëpuntorët e tij, ose gjyqtari mund të thotë se hetimet nuk janë të plota, por duhen plotësuar ose ai mund të vendos pushimin e çështjes, sepse mund të thotë nuk përbënë vepër penale. Por, nga përmbajtja e dosjes është një çështje konkrete dhe në atë dosje të  gjithë ata që ishin jurist thanë se ai rrezikon që të dënohet nga 2 deri në 8 vite burg”, tha ai.

Beqiri tha se një tjetër dosje për të cilin mund të merret i pandehur Berisha, është edhe fondacioni i bashkëshortes së tij Liri Berisha ‘Fëmijët Shqiptarë’, pasi SPAK ka nisur hetimin pasuror për këtë fondacion.

“Fondacioni i Liri Berishës është dosje më vete, ku do të merret i pandehur edhe Berisha, gruaja, vajza e tij. Berisha thoshte do futet në burg Taçi se ka bërë korrupsion dhe Taçi përveç miliona euro që i dha familjes së Berishës vetëm një pikturë i asaj 100 mijë euro dhe që pruri ekipin e Milanit në Shqipëri dhe ca u fitua ja dha Liri Berishës dhe ajo këto si ka deklaruar”, tha ai.

Avokati Beqiri përmendi edhe çështje të tjera për të cilat Berisha duhet të japë llogari, përveç aferës së Kompleksit ‘Partizani’

“Ky kjo është faqja e parë e librit voluminoz, sot atij SPAK i tha ardhç me këmbën e mbarë, për çështjet e tjera. Ai tërhoqi këmbën zvarrë edhe për familjen e vet, është djali tij Shkëlzeni, vajza dhe bashkëshortja e tij që janë të mbytur në krime dhe korrupsion. Është njeriu me rekorde kriminale në këtë vend.  Ndaj tij kanë filluar që të ngrihen akuza të tjera për çështje të tjera. Gërdeci është në proces dhe ai do të merret për të dëshmuar. Për CEZ -DIA do të jap llogari para shqiptarëve. Për 4 vrasjet e 21 janarit, por edhe për të tjerë persona që u plagosën atje. Nga privatizimi i Albpetrol, fonadacioni i Lirisë që është një krim makabër, për vjedhje masive dhe gjobëvënie masive. Ai do merret i pandehur edhe për 21 janarin, unë e them këtë edhe duke parë si po ecën hetimi. Dhe them se do të merret para se të marr dënimin për kompleksin ‘Partizani’, pra do ta ketë edhe një akuzë tjetër për 21 janarin”, tha ai. 

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shyqyri: 12/09/2024 11:18

    Qënke një debil, turp për ty. Shijo pensionin e mos u merr me trillime

    Përgjigju
  • Sapa: 12/09/2024 09:55

    Kush beson se denohet Sali Berisha nuk e paska ditur se ku jeton.Ate e denojne me kusht dhe ai vazhdon jeten si me pare.

    Përgjigju
  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 11/09/2024 18:11

    O Zoti Idajet Beqiri ti ke plotēsisht tē drejt. Por SPAK vetēm 1 vit brēnda nē burg ta fus Sali Bajgēn Sali gērdalla kthen kēmbēt nga Djelli. E lan gjith mēkatet e familjes sē tij kriminele.

    Përgjigju
    • Era: 12/09/2024 11:52

      Idajet Beqiri ti je gesheshtar mashtrues dhe komunist i kohes se enverit kush te beson ty mor monster Berishès ti hani mutin o plera

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin