Ish-kryeministri Sali Berisha i rikthyer në Kuvend mbajti fjalën, ndërsa u ndal tek masa e tij arrest në shtëpi për rreth 11 muaj. Berisha tha se Rama mendoi se realizoi ëndrrën e tij për të mos e parë në Kuvend. Ndërkohë, që gjatë fjalës së tij foli edhe për vrasjen e 14-vjeçarit Martin cani si edhe buxhetin 2025 që pritet të votohet sot.
Unë erdha ju e dini vetë. E shoh çehren që u ka rënë po ja bëtë vetes dhe ju qofshi. Më 21 dhjetor të vitit të kaluar Edi Rama mendoi se realizoi ëndrrën e tij që mos të shihte më në sallë Sali Berishën, ëndrrën e tij të Shqipërisë pa opozitë. Me një vendim që zgjati gjithsej 8 minuta, me pasion dhe histeri të madhe, gjysma prej jush atë ditë tentuan të varrosin demokracinë pluralizmin në Shqipëri. Votuat duke mohuar të drejtën e fjalës, sepse fjala ime tmerronte narko diktatorin dhe shumë prej jush. Votuat në këtë mënyrë se ishte dhjetor, në dhjetor të 1946, Hoxha vendosi të eliminojë opozitën. Rama për të kujtuar nderimin e tij zgjodhi dhjetorin, për të larguar Berishën nga Kuvendi, për ta arrestuar pa asnjë provë, fakt apo dokument. I bërë llogaritë të gabuara sepse nuk ishte viti ’46. Është e vërtetë se ju për fatkeqësinë e kombit amerikan, kishit mbështetjen e tyre që ishin larguar nga parimet e mëdha të lirisë së atij kombi dhe ndiqnin axhendën e George Soros, këtij armiku të egër të popullit amerikan. Sot ja ku ja, vi këtu me mesazhin e fitores, vi këtu fitimtar. Rama nxin aty si Edi Metemorfoza, nxin si banor i bodrumeve më të zeza të mafies shqiptare, nxin si hajduti më i madh në historinë e kombit shqiptar, si armiku më i egër i qenies shqiptare në kohëra. Nxin se në 12 vite u angazhua me të gjitha mjetet për të dhunuar, kontrolluar vullnetin politik të shqiptarëve njësoj si etërit e tij.
Sot ju përfaqësoni ata që vrasin 14-vjeçarin dhe që nuk ngrihen për ta nderuar me 1 minutë heshtje shpirtin e tij të pafajshëm. Sot ju përfaqësoni oficerin e paguar si sajneprist për të ekzekutuar biznesmenin. Ju përfaqësoni ata që ndajnë një rrugë 13 km në 14 kontrata. Ju përfaqësoni njerëzit që paraqisni një buxhet pa asnjë qindarkë për të rinjtë, për 800 mijë pensionistë. Në një kohë kur rrogat tuaja janë të barabarta me 50 apo 70 pensione.
Lajmi kryesor: