Berisha monolog në ‘Open’, moderatorja dhe analistët kyçin gojën, Endri Fuga: Kur ju shoh sesi squlleni prej Saliut...

Berisha monolog në ‘Open’, moderatorja dhe analistët kyçin gojën, Endri Fuga: Kur ju shoh sesi squlleni prej Saliut...

Endri Fuga

Në emisionin e Eni vasilit ‘Open’ gjatë mbrëmjes së sotme ishte i ftuar ish-kryeministri Sali Berisha, por për mënyrën e zhvillimit të debatit në studio ka reaguar drejtori i Informacionit në Kryeministri, Endri Fuga. Ky i fundit, indirekt duket se reagimin në Twitter e ka për “analistët” që ishin vendosur përballë Berishës.

Në fakt, debatin e ka drejtuar Sali Berisha që ka vazhduar me shpifjet e zakonshme duke treguar që burimi më i mirë është "Qytetari Dixhital” i cili sipas tij, ka gjithmonë të drejtë në denoncimet e veta.

Pavarësisht broçkullave dhe gënjeshtrave asnjë vërejtje apo kundërshtimi s’ka pasur as nga moderatorja, as nga analistët në studio, ku mes të cilëve ishte edhe Alfred Peza, Sekretari Dixhital i PS dhe ish-deputet i kësaj force politike. Një skenar krejt ndryshe nga agresiviteti që nuk ndalon si i moderatores ashtu edhe i panelistëve kur në këtë studio është i ftuar kryeministri Edi Rama

Monologu i Berishës sot ishte as më shumë dhe as më pak, por identike me monologjet televizive që ai ka mbajtur në vitet kur ishte në pushtet. Dhe pikërisht kjo sjelle e ish-kryeministrit dhe përgjumia e moderatores dhe analistëve, ka sjellë reagimin e drejtorit të Informacionit në Kryeministri, Endri Fuga, i cili me doza ironie sheh edhe "elementë pozitivë" te ky inaktivitet i panelistëve.

Kur ju shoh se si squlleni për inerci përballe Saliut, jam shumë krenar që e nxorëm në pension këtë vjetërsire komuniste! 100 herë më mirë mos mirë sjellja juaj ndaj Kryeministrit të sotëm, sepse tregon se jeni krejt të lirë edhe pse s'jeni hiç etikë.

Endri Fuga, Drejtor i Informacionit në Kryeministri

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Akrepi: 23/10/2018 23:19

    Ne asnje menyr nuk duhet paragjikuar-QYTETARI DICITAL-.Ndermjet tyre ka plot te verteta.SHum prej tyre duhen konsideruar.Mir po zoti Endri s'e ka hic hallin atje. problemi i tij eshte ,pse analistet i kerkon sqarime kryeministerit dhe leneka Saliun te livadhis. NBuk ecet perpara me sharie e mllefe.

    Përgjigju
  • Donela: 23/10/2018 14:28

    Eni eshte bere e padurueshme,prandaj njerezit e kane braktisur se u ngjall krupe,po te kete perpara Berishe Kriminelin behet e neveritshme,kur fton Edi Ramen ben 1000 pyetje pa pritur te marre pergjigje,gazetare leshi,thjesht ndjej neveri per kete femer debile.

    Përgjigju
  • zhelal Mëziu: 23/10/2018 12:20

    Prandaj duhet qe PD te vij ne pushtet! Nese vjen PD ne pushtet nuk ka me te tilla gjona. Flm

    Përgjigju
  • Vlorë: 23/10/2018 09:54

    Po Alfred Pezën pse e graduat prap, kur dihet qe ai ka vjedhur 1milion e ca dollar??

    Përgjigju
  • ilir: 23/10/2018 09:46

    keta lloj vetem duan injoruar ,,,mos u merrni me ata,,Që nga teleshikuesit deri tek politikanët që shkojn aty .E lini saliun me rrangullin e vet se po ju vjen fundi

    Përgjigju
  • besford fadil BAJG gjoleka: 23/10/2018 08:56

    Zoti Endri Fuga keni plotësisht të drejt .

    Përgjigju
  • shum: 23/10/2018 08:09

    I sakte Endri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja