Berisha vë në gojën e Ramiz
Alisë deklaratën e Hajdarit
Kryeministri Berisha dje në mbledhjen e grupit parlamentar ka bërë një rikthim të fortë në vite, teksa ka përmendur si deklaratë të presidentit të fundit komunist Ramiz Alia, një deklaratë të fortë të liderit të Dhjetorit Azem Hajdari para zgjedhjeve të 31 marsit 1991 në Krujë.
TIRANE- Kryeministri Berisha dje në mbledhjen e grupit parlamentar ka bërë një rikthim të fortë në vite, teksa ka përmendur si deklaratë të presidentit të fundit komunist Ramiz Alia, një deklaratë të fortë të liderit të Dhjetorit Azem Hajdari para zgjedhjeve të 31 marsit 1991 në Krujë. Duke vënë në provë kujtesën e shqiptarëve, kreu i qeverisë teksa ka hedhur akuza ndaj kryesocialistit Rama se po mashtron me shifrën e 1 milion të papunëve në vend, ka thënë se donte t'i kujtonte kryesocialistit një deklaratë statistikë të viteve '90 të ish-diktatorit të fundit Ramiz Alia që vendi përbëhej nga të papunë, hajdutë dhe komunistë. "Dua t'i them z.Rama, i cili merr hua nga vitet '90 një statistikë të diktatorit të fundit që qarkulloi asaj kohe në mbarë botën. Për të shprehur urrejtjen dhe përçmimin ndaj kombit të tij, i cili hodhi në koshin e historisë regjimin mizor të diktaturës hoxhiste, diktatori i fundit komunist do u deklaronte botës se, kombi shqiptar përbëhet nga 3 milionë, 1 milion të papunë, 1 milion hajdutë, 1 milion spiunë. Kjo ishte deklarata më përçmuese që një njeri mund të bënte për shqiptarët. Shqiptarët duhet ta dinë se këtë e beri Ramiz Alia e këtë e bëri vetëm për ti poshtëruar ata, në shkallën me ekstreme si një akt i verbër, se e hodhën mënjanë regjimin e tyre. Tani përsëri përdoret e njëjta statistikë, statistika 1 milion të papunë dhe mashtrimi i madh, se këtë e thotë Banka Qendrore e vendit", ka deklaruar Berisha. Nuk mund të vëmë në dyshim memorien e kreut të qeverisë shqiptare Berisha, por mund të themi se një deklaratë të tillë e ka bërë lideri i dhjetorit Azem Hajdari në qytetin e Krujës, para zgjedhjeve të 31 marsit të vitit 1991, me një ndryshim të vogël të bërë dje, pasi në vend të fjalës "papunë" Hajdari ka thënë "komunistë". Kjo deklaratë e Hajdarit asokohe provokoi një stuhi të vërtetë sulmesh nga ana e kundërshtarëve të tij politikë, nga PPSH e ku përmes gazetës së saj "Zëri i Popullit" i kanë lëshuar në formë "siluri" pyetjen: "Po ju zoti Hajdari ku e futni veten në këtë 3 milion shqiptarë, të hajdutët, spiunët apo komunistët?" Duke mos dyshuar sërish në memorien e kryeministrit, mund të themi se dhe disa nga bashkëpuntorët e tij që kanë qënë në 'ZP' aso kohe, mund të kishin kontribuar që një deklaratë e tillë lapidare e Azem Hajdarit, e guximshme për atë kohë, të mos "transferohej" dhunshëm në gojën e ish-diktatorit të fundit komunist Ramiz Alia, duke ia humbur vlerën dhe qëllimin madhor që kishte një konstatim i tillë i guximshëm i liderit të dhjetorit, për atë kohë të vështirë për demokracinë e re shqiptare. Por kreu i mazhorancës i është rikthyer viteve '90, ndoshta dhe duke gabuar me dashje për të bërë lidhjen mes lidershipit të PS me bllokun dhe "etërit" siç i cilëson ata. "Çfarë ka në këtë deklaratë. Ka thjeshtë një nostalgji për etërit nga bijtë e tyre dhe ka një mashtrim të madh për një deklaratë që Banka e Shtetit, se ka bërë kurrë, sepse BSH prodhon statistika monetare dhe kurrë asnjë një bankë as e shtetit shqiptar dhe as e një shteti tjetër nuk prodhon statistika të papunësisë. Statistikat e papunësisë nxirren nga zyrat e punës, instituti i statistikës dhe anketat. Më lejoni pak ti lëmë z.Rama statistikën e Ramizit dhe të dalim tek statistika reale", është shprehur sërish Berisha. Sipas tij, Shqipëria me bordero ka në total 565 mijë e 600 pensionistë përfundimtarë dhe të parakohshëm, duke iu drejtuar Ramës se Shqipëria ka 300 mijë fëmijë nga mosha 0 deri në 6 vjet, mosha parashkollore, të cilët i llogarit për të papunë, se Shqipëria ka 650 mijë nxënës dhe studentë në sistemin e vet arsimor, se Shqipëria ka në fshat rreth 320 mijë ferma. "Tani nëse llogarisim pa fshatin të gjitha këto kategori, këto bëjnë 1 milion e 500 mijë pensionistë, fëmije parashkollor dhe shkollor", tha Berisha. Për të cilin në shoqërinë e lirë në Shqipëri e në mbarë botën janë me qindra dhe mijëra, ata të cilët përzgjedhin që kanë mundësira, njëri bashkëshort të mbajë biznesin, tjetri familjen, ndonëse e pa këshillueshme, por që kjo ndodh edhe në vendet më të pasura të botës. Berisha thotë se në një vend të lirë quhen të papunë ata qytetarë, që shkojnë në zyrën e punës, për të kërkuar punë. Dhe në këto statistika rezulton se janë rreth 143 mijë të papunë. Kreu i qeverisë ka akuzuar Ramën në lidhje me taksimin mbi nëpunësit e thjeshtë, duke deklaruar se janë rritur rrogat dhe përllogaritjet e liderit të PS janë të pasakta, vendi s'është në krizë dhe papunësia nuk është rritur. "Le ta lëmë z.Rama me statistikën e viteve '90 të shokut Ramiz, ne do vazhdojmë me këto projekte, të cilat punësojnë, ndryshojnë jetën e komuniteteve të fëmijëve dhe kudo", thotë Berisha.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.3%
-
I keq
22.3%
-
As i mirë as i keq
33.4%
Vota total: 1353
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)
26 Dhjetor, 19:01
-
Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin
26 Dhjetor, 18:43
-
Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur
26 Dhjetor, 18:31
-
Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)
26 Dhjetor, 18:21
-
‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, non grata s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!
26 Dhjetor, 18:14
-
Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda
26 Dhjetor, 17:54
-
Rrëzimi i avionit në Kazakistan, mesazhet e fundit të pilotit: Po humbas kontrollin! Ka presion të lartë në kabinë
26 Dhjetor, 17:52
-
Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse
26 Dhjetor, 17:52
-
Studio Live/ Debat i fortë në REPORT TV, Bala: S’e dimë se ç’ka thënë Këlliçi për diplomën, pasurinë dhe foton me Trump! Balliu: S’është e vërtetë! Islami: Duhen fakte
26 Dhjetor, 17:51
-
Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë
26 Dhjetor, 17:39
-
Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare
26 Dhjetor, 17:14
-
Jemen/ Izraeli bombardon aeroportin e Sanas, kreu i OBSH i mbijeton sulmit dhe rrëfen tmerrin: Po hipnim në avion, u plagos anëtari i ekuipazhit, 2 të vdekur!
26 Dhjetor, 17:02