‘Non gratat duan t’i vënë zjarrin vendit!’, Berisha sulmon sërish Kim: Ndërhyrja në fushatë është krim, gjuhën e piromanit e përdorin ata që kanë ethe

‘Non gratat duan t’i vënë zjarrin vendit!’, Berisha sulmon sërish Kim: Ndërhyrja në fushatë është krim, gjuhën e piromanit e përdorin ata që kanë ethe

Sali Berisha konferencë me gazetarët

Në konferencën e përjavshme me mediat, Sali Berisha ka sulmuar nga selia blu ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, duke theksuar se ajo është përpjekur për të asgjësuar PD-në. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me deklaratën e diplomates amerikanë se shqiptarët nuk duhet të votojnë ‘non grata’ të cilët duan që t’i vënë zjarrin vendi, u shpreh se ajo ka probleme me veten. Kim paralajmëroi amabsadoren e SHBA-së se ndërhyrja në fushatë është krim elektoral.

'Njerëzit që përdorin gjuhë piromani, me zjarrvënës e kështu, ata kanë probleme me veten e tyre. Pra, zakonisht, një fjalor i tillë është për njerëz në ethe, kur të kapin ethe të forta, atëherë njeriut i turbullohet mendja. Se çfarë ethesh e kanë kapur guvernatoren, pyeteni guvernatoren. Por një fjalor i tillë është i papranueshëm. Pyeta edhe Chat GTP se çfarë do të thotë ky fjalor dhe më dha këtë përgjigje. Unë jam edhe mjek, por thashë të bëj edhe një kontroll. I them një gjë dhe e mbyll. E paralajmëroj se ndërhyrja në fushatë elektorale është krim elektoral. Edhe në ligjet e vendit të saj, edhe në ligjet e vendit tim.'- tha Berisha.

Nga ana tjetër Sali Berisha sulmoi sërish edhe kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama. Sipas Berishës ka të dhëna që lidhin inceneratorin e Tiranës, Erion Veliajn me Bruno Presecin dhe Ali Aliabadin, ish-komandantin e Pasdaran, tani sipërmarrës i madh në Iran, nën sanksione ekonomike të BE dhe SHBA.

‘Unë e kam denoncuar këtë lidhje me Iranin të Erion Veliajt, siç jeni ju dëshmitarë. Erion Veliaj nuk ka guxuar kurrë të përgënjeshtrojë qoftë edhe njëherë të vetme, denoncimin e kësaj lidhje të rrezikshme për Shqipërinë. Lidhja e Erion Veliajt me Teheranin nuk është e re. Daton 15-20 vjet më para. Tani rezulton se pronar kryesor në dokumente i kompanisë së inceneratorit të Tiranës është Bruno Preseci, i cili në fakt ka për ortak një kompani që thuhet se është po e tij. Italiani që u hetua këtu, Gabriele, u arrestua, u dënua dy vite duke i thënë se dënohesh pa faj.’- tha Berisha.

Duke u ndalur tek zgjedhjet elektorale të 14 majit, Berisha u shpreh se kandidatët e primareve, do të firmosin ndryshimin e madh, i cili ka si synimin më kryesor mëkëmbjen ekonomike të shqiptarëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:05
‘Mos votoni non grata’, Berisha vijon sulmet ndaj Yuri Kim: Po ndërhyn në fushatë elektorale, është krim zgjedhor

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos votojnë persona non grata. Berisha akuzon Kim se po ndërhyn në fushatë elektorale dhe se ky është krim zgjedhor.

"Ajo që mund të them unë është se përpjekjet e guvernatores për asgjësimin e PD për emërimin në krye të partisë të eksponentëve të lidhur me krimin, të eksponentëve të financuar nga rusët, nuk janë asnjë gjë tjetër veçse dëshmi se kjo ka funksionuar si anëtare e ekipit McGonigal, apo McGonigal me fustan. Kjo ka përdorur pushtetin që i jep SHBA si ambasadore kundër opozitës pro-demokratike, pro-perëndimore të një vendi anëtar të NATO-së. Deklaratës së fundit ja dhashë përgjigjen, por tani kam vetëm një shtesë. Njerëzit që përdorin gjuhë tiromani, ata kanë probleme me veten e tyre. Zakonisht një fjalor i tillë është për njerëz në ethe, kur të kapin ethe të forta, atëherë njeriu i turbullohet mendja, se ca ethesh e kanë kapur guvernatoren, pyetni atë. Por një fjalor i tillë është i papranueshëm. Pyeta disa herë edhe chatGDP ca do të thotë ky fjalor dhe të gjitha variantet më dha këto përgjigje. Unë jam dhe mjek, s’kisha nevojë, po prap thash të të bëjë një check up se njohuritë e mia janë shumë të hershme. E paralajmëroj se ndërhyrja në fushatë elektorale është krim elektoral, edhe në ligjin e vendit të saj edhe në vendin tim. Unë e kuptoj që mund të dalë ndonjë deklaratë nga KQZ dhe thotë që nuk është fushatë, për mua është fushatë. Nuk pranoj ndërhyrje në fushatë, por megjithatë do konsultoj ligjin, edhe ligjin shqiptar edhe atë amerikan", tha Berisha. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Përshesh Bradasheshi: 07/04/2023 18:15

    O Sali preshi ti je njeriu më i urryer i Shqiptarve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar